MENDIMI KRITIK

atman

Forumium maestatis
MENDIMI KRITIK

- Gjithçka trajtojme ne AF, qindra tema, e ndoshta mijera diskutime. Dhe duhet pranuar qe shumica e diskutimeve jane me sens kritik.
- Pikerisht kjo eshte edhe tema mbi te cilen deshiroj te diskutojme. MENDIMI KRITIK.
- Sa e njohim?
- Mbi ç'baza nisemi kur ndertojme nje mendimin tone i cili ka thuajse gjithmone ngjyre kritike, ne mos eshte kritike e mirefillte?
-C'vlera e antivlera ka?
Ne diskutimet tona, secili prej nesh, per arsye te shumta per te cilat une nuk kam ndermend te bej liste, pra jo rralle, ne mendime ben gabime te cilat i perkufizojme pergjithesisht si logjike. E biles ketu futim edhe ato gabime qe behen per shkak te njohurive te ceketa ne fusha te ndryshme. Natyrisht sapo ndodh diçka e tille, per te gjithe ose per shumicen eshte fare e lehte t'i kape keto gabime dhe pastaj nis fushata e kritikave.
- E theksoj, kjo ndodh ne rastin kur gabimet jane logjike sepse jane me te dukeshme, por nga ana tjeter edhe me te veshtirat per t'u pranuar. Dhe per hir te se vertetes duhet pranuar qe i rezistojme kritikes dhe i pranojme me veshtiresi sepse zakonisht kur ne behemi deshmimtare te gabimeve logjike shpejtohemi per ta quajtur tjetrin te manget ne gjykim.
Ndryshe eshte kur difektet jane te perceptimit. Eshte e vertete qe i dallojme me veshtiresi, por eshte po aq e vertete qe i tolerojme shume me shpejt, pra kritiken e gelltitim me lehte si dhe i korigjojme po me te njejten lehtesi. Ndersa ne difektet logjike te mendimit kritika eshte shume e shpejte aq sa nuk te le te marresh fryme, si dhe jo rralle shume e ashper.
- Ketu del pyetja: Kur kritikojme, a mendojme ndonjehere qe kritika te jete SUPERIORE? Pra, qe kritika tone te kete vleren e duhur, a mendojme qe ajo te dale mbi mendimin qe kritikon? (kjo eshte nje pyetje orientuese per diskutim)
Kjo gje presupozon qe kur nje mendim kritikohet, duhet te xhvishet nga pjeset e dobeta te tij, pra te jete nje lloj krasitjeje dhe duke shtuar mendimin tone te arrihet ne nje mendim i cili te qendroje me lart. A ndodh gjithmone kjo? Jo! Dhe ketu fillojne problemet ne diskutimet tona te cilat jo rralle degjenerohen ne dy drejtime: E para, rreshqasin padashur ne nje teme tjeter, (profil i se keqes) dhe e dyta: kalohet ne fyerje personale, (pamje ballore e se keqes).
Eshte e kote te theksoj se ne kete rast mendimi kritik nuk ia arrin qellimit.
Por mendimi kritik nuk ia arrin qellimit edhe kur nuk eshte i plote ne vetvete, kur nuk eshte ne gjendje te operoje nje mendim tjeter, e thene me thjesht, kur nuk eshte ne gjendje te evidencoje gabimet e mendimit qe kritikohet. (zakonisht ndodh kur diskutojme per tema qe i njohim pak)
- Nje mendim kritik i plote duhet konsideruar vetem atehere kur ai permban te pakten tre ose kater elemente: E PARA - te propozoje nje zgjidhje origjinale. E DYTA - te jete ne linje me logjiken. E TRETA - te jape nje konkluzion. Dhe nje e katert s'besoj se demton sikur te them se duhet te lere hapesire per supozime te tjera. Ndoshta kjo e fundit ka vlere sepse garantojme vazhdimin e diskutimeve drejt permiresimit, ose le te themi realizojme edhe nje nga qellimet e AF -se, zgjerimin e njohurive.
Kur kritikojme nje mendim apo ide, nese e korigjojme idene, arrime ne nje tjeter me te mire, pra me kete rast mendimi yne kritik e ben punen e vet dhe shumica i bindet. Mirepo jo gjithmone ndodh keshtu, per fat te keq, sepse ne, vertet kritiken ia bejme tjetrit por mundohemi qe ta heqim krraben nga vetja dhe kjo do te thote se nuk merakosemi shume per menyren se si e formulojme kritiken. Gje qe ka si pasoje coptimin e vete idese dhe jo korigjimin.
Mendimi kritik rrjedh mbi shtratin e logjikes, por nuk formohet aty. Ai lind ne gjirin e perceptimit. Dmth, varet se si e sa jemi gjendje te perceptojme boten dhe pyetjet qe na rrethojne. Logjika eshte vetem nje mjet qe i ben te dukeshme. Dhe ne kete rast kemi te bejme shume me eksperiencen personale. E qe ketu rrjedhin edhe qendrimet e ndryshme, ose me sakte reagimet e ndryshme ndaj mendimit kritik.
Po e ilustroj me diçka qe me duket shume interesante. Njelloj eksperience personale. Kur shikoj diçka qe mua me pelqen edhe pse jam duke e admiruar, brenda meje thuajse instiktivisht lind mendimi per ta kritikuar.
- Si ndodh qe ne deshirojme te kritikojme edhe diçka qe ne fund te fundit na jep kenaqesi? (kjo mund te jete nje pyetje tjeter e cila eshte interesante te gjeje pergjigje ne diskutime)
E them kete, sepse jam i bindur qe shumica dermuese ne mos me shume se njehere, te pakten njehere ne jete e provon nje ndjesi ose deshire te tille.
- Une e shpiegoj me faktin se ketu fshihet ai mekanizem qe na çon drejt permiresimit. Ndryshe mund te them; mekanizmi qe çon perpara mendimin. Me ndryshe mund te thuhet se qe t'i korigjosh gabimet duhet me pare t'i perceptosh ato. Por edhe perceptimi i gabimeve ne mendime varet nga nje shtytje e brendeshme, nga ajo shkendije qe lind tek perceptimi i mundesise per te thene diçka me te mire.
 

luljeta hato

Primus registratum
Re: MENDIMI KRITIK

Teme mjaft interesante,por une tani per tani mund t'i pergjigjem pyetjes se fundit.
Kur shikon dicka te bukur dhe do ta kritikosh,mendoj se kjo lidhet me ate qe,kjo gje me te vertete ka shkaktuar dicka brenda teje,prandaj dhe nuk mund te qendrosh indiferent.Dhe meqe njeriu gjithmone ka deshire te gjeje perfeksionin,atehere gjithmone shtyhet ta kritikije.Mendoj se ne keto raste kritika asnjehere nuk behet per ta denigruar por per te gjetur me te miren.
Ka dhe raste kur te mbyllet goja,se as qe nuk ja vlen te kritikosh.Kjo ndodh kur gjendesh perpara nje dickaje pa vlere.
Te gjitha keto qe thashe vlejne vetem per njerezit dashamires dhe jo per kritizeret qe kane mani te kritikojne gjithcka,vetem per guston e te kritikuarit.
 

arterie

Primus registratum
Re: MENDIMI KRITIK

Se pari,nuk dua t'ua nderpres hovin dhe as ti ul vlerat temes por me duket me shume si psikologjike. Nejse, pune moderatoresh.
Se dyti sic shkruhej me siper ketu hyjme ne nje fare menyre ( pervec argetimit) per te marre edhe dhene njohuri. Keto te gjithe i japin nepermjet kritikes apo jo? Nese nuk do kishim nje kritike atehere do ngelej te postonim po, jo ne cdo teme. A priremi ne drejt kritikes per cdo gje? Kjo me duket dicka tjeter. Pastaj kritika nuk eshte ilac qe jepet me doza. Disa e kane me shume e disa me pak . Disave u duhet dhene me shume e disave me pak. Une per vete e dua me doza te larta se mesoj shume nga ato. Pastaj kritika eshte arkivi i mendjes. Kritika eshte kosh plehrash ku njerezit duhet te kerkjone floririn.
Faleminderit.
Ps.Nuk mu duk se isha kritik.
 
Top