ME FALNI - JU LUTEM - FALEMINDERIT !

arterie

Primus registratum
ME FALNI - JU LUTEM - FALEMINDERIT !

ME FALNI , - a duhet shoqeria jone ti perdore keto tre fjale ne jeten e perditshme?
JU LUTEM shkruani.
FALEMINDERIT
 

luljeta hato

Primus registratum
Re: ME FALNI - JU LUTEM - FALEMINDERIT !

Jane tre fjale sa te thjeshta ,po aq magjike.Per fat te keq,perdoren shume rralle.Te mos i thuash tregon mungese respekti dhe nje shoqeri pa respektin kthehet ne nje shoqeri te paqyteteruar,ne nje shoqeri ku secili mendon se eshte qendra e botes,prandaj keto fjale nuk i quan te domosdoshme.Mua me sjellin shume kenaqesi kur i degjoj prandaj dhe i perdor gjithmone.Ajo qe duhet bere eshte t'ju mesohen femijeve qe te vegjel,t'ju behet edukate.
 

Diddy19

Su@mi
Re: ME FALNI - JU LUTEM - FALEMINDERIT !

shoqeria e civilizume i njef edhe i perdor si konseguence kur e shef te nevojshme ;pjesa tjeter as qe i njef hic!
 

edda

Primus registratum
Re: ME FALNI - JU LUTEM - FALEMINDERIT !

Mua ne Shqiperi me tallin kur shkoj ne nje dyqan e perdor kto fjale /pf/images/graemlins/frown.gif
 

arterie

Primus registratum
Re: ME FALNI - JU LUTEM - FALEMINDERIT !

Aha, e shoh qe duhet edhe shume djerse. Ti me siper mos u merzit vetem per sharjet Nuk e keni keq qe nuk ju bejne edhe shume pershtypje se per aq sa po vuan shoqeria jone nuk ngelet edhe per ato fjalet e bukura qe kam shkruar une me siper. Le te e harrojme per nje cast Shqiperine e ta individualizojme temen. Nuk dua tua shpreh me fjale por me fakte ate qe dua te them. Ketu ku jetoj momentalisht,jam jashte shtetit pra nuk jam atje ku te tallin po te thuash ato tre fjale por jam aty qe po nuk i the nuk mund te konceptohesh per njeri. Ok, isha ne nje linje autobuzi lokale dhe ishin me mua ehe nja 4 shqiptare te tjere. Po arrinim ne stacion dhe ne kohen qe po ndalonte njeri nga shqiptaret qe ishte para meje per inerci me shkeli kemben dhe pa pare mbrapa tha "Sorry". Ktheu koken dhe pa qe isha une. "oh, kujtova se ishe i huaj" me tha. Pra sipas tij une nuk e meritoja nje te falur por po te isha i huaj po. Cfare beni o njerez. Po pse ore dallohen me kombesi ato fjale. Nejse nuk di se cfare tu them. Ndoshta eshte e kote. Vetem per nje gje te jeni te sigurte qe e meritoj nje ME FAL ashtu sic e meritoni edhe ju nje TE LUTEM edhe nje FALEMINDERIT.
Shpresoj qe pasi te kene kaluar edhe dy gjenerata pas meje te pakten te filloje te aplikohet kjo menyre komunikimi midis anetareve te shoqerise sone.
ME FALNI qe u cava veshet e u lodha syte me cfare kam shkruar.
JU LUTEM ate reSpekt e ato tre fjalet qe ja thoni nje greku, nje amerikani, nje italiani, nje francezi, nje anglezi apo kinezi e ku di une, nga zori( ndoshta jo edhe nga deshira apo te thena me gjithe zemer) sepse jeni te detyruar nga kulturat e tyre, mos hezitoni t'ia thoni edhe njeri- tjeterit panvaresisht se nuk jeni te detyruar per kete.
JU FALEMINDERIT!
 

DEVIL-girl

Primus registratum
Re: ME FALNI - JU LUTEM - FALEMINDERIT !

Te them te drejten kur flas shqip nuk di ti perdor keto fjale MAGJIKE po kur flas anglisht ndryshon puna jam gjithe edukate.
 

Leandra

Primus registratum
Re: ME FALNI - JU LUTEM - FALEMINDERIT !

Fillimisht postuar nga arterie:
[qb] ME FALNI , - a duhet shoqeria jone ti perdore keto tre fjale ne jeten e perditshme?
JU LUTEM shkruani.
FALEMINDERIT [/qb]
Une te them te drejten keto fjale i perdori shume here ne dite ne anglisht, por ne shqip me duket pak me rende cuditerisht....
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: ME FALNI - JU LUTEM - FALEMINDERIT !

Kur perdoren ne Shqiperi ato fjalet:
Me fal ta ndez pak (cigaren) - duhanxhinjte
Me fal ndonje lek - lypsat
Me fal kam nje muhabet - propozuesit per here te pare
Shkruar ne muret e bibliotekave, spitaleve etj,
Ju lutem mos beni zhurme,
Ju lutem shume, ju lutem shume (dopjo kjo) ne te gjitha mbledhjet e partive dhe ne parlament,
Te lutem me eeeeee te zgjatur per te marre nje certifikate ne gjendjen civile, nje pashaporte, nje dokument te cdo lloji per te cilin s'mjafton rruga ligjore.
Faleminderit. Mbasi burri ka paguar gjithe maternitetin se gruaja i beri djale, (per vajze s'jam i sigurt)
Faleminderit te keqen, menjehere mbasi ajo te luteeeem eshte realizuar nga nje nepunes shteti.
Faleminderit te gjitheve, kur fiton cmim te pare ne aksh aktivitet.
Tani ju lutem te me falni dhe
 

bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
Re: ME FALNI - JU LUTEM - FALEMINDERIT !

Fillimisht postuar nga arterie:
[qb] ME FALNI , - a duhet shoqeria jone ti perdore keto tre fjale ne jeten e perditshme?
JU LUTEM shkruani.
FALEMINDERIT [/qb]
duhet thua....shume te nevojshme,se ka humbur kultura fare....
 

show

Primus registratum
Re: ME FALNI - JU LUTEM - FALEMINDERIT !

Per mendimin tim kto shprehjet jan shum formale e skane fare te bejne me kulturen e njeriut , kam pershtypje qe i perdorin shume ca tipa fallco per tu dukur si te "mire" apo te "kulturuar" , nuk jam per rregulla te tilla megjithate dhe per sharja sjam ama lol
 

Florus

Forumium maestatis
Re: ME FALNI - JU LUTEM - FALEMINDERIT !

Per mua keto fjale nuk jane aspak te teperta po tregojne kuklturen e personit...qofte edhe nese thuhen formalisht :shrug:
 

sweet eda

Primus registratum
Re: ME FALNI - JU LUTEM - FALEMINDERIT !

mendoj qe jane fjale qe tregojne kulturen tuaj, edukaten me te cilin jeni rritur, mbaj mend kur isha e vogel dhe beja ndonje gabim, prinderit me denonin deri sa t'i kerkoja falje, dhe besomeni, jane shume te domosdoshme, edhe pse mund te duken qesharake disave ne gjuhen shqipe, ato jane fjale shume prekese, dhe shume here qetesuese situatash.
 

Florus

Forumium maestatis
Re: ME FALNI - JU LUTEM - FALEMINDERIT !

Fillimisht postuar nga too too Nice:
[qb] edhe pse mund te duken qesharake disave ne gjuhen shqipe, ato jane fjale shume prekese, dhe shume here qetesuese situatash. [/qb]
:thumbsup: dakort jam por nuk kuptoj se perse disave ju duken qesharake ne shqip keto fjale ose edhe te tjera :confused: mbase sepse jane shume injorante dhe nuk jane mesuar t'i thone keto fjale me sinqeritet :rolleyes: ka edhe nga ata qe i perdorin keto fjale ne gjuhe te huaj mes shqiptaresh...per mua jane shume siperfaqesore :shrug:
 

Diddy19

Su@mi
Re: ME FALNI - JU LUTEM - FALEMINDERIT !

Fillimisht postuar nga arterie:

Po arrinim ne stacion dhe ne kohen qe po ndalonte njeri nga shqiptaret qe ishte para meje per inerci me shkeli kemben dhe pa pare mbrapa tha "Sorry". Ktheu koken dhe pa qe isha une. "oh, kujtova se ishe i huaj" me tha. Pra sipas tij une nuk e meritoja nje te falur por po te isha i huaj po.
Me duket se e ke keqkuptu ate shqiptarin qe te ka thene ashtu.Ai ka kujtu se ke qene i huaj dhe te ka thene ne gjuhe te huaj "Sorry" .Po kur ka pare se ishe ti ,dmth nje shqiptar te ka then "Ah kujtova se ishe i huaj " sepse po ta dinte se ishe shqiptar nuk do te te kishte kerkuar falje ne gjuhe te huaj,nuk do te te kishte thene "Sorry" (dmth ne anglisht) por do te te kishte thene "Me fal" (dmth ne shqip).S'me duket se ka bere diferencime kombesish! :shrug:
 

arterie

Primus registratum
Re: ME FALNI - JU LUTEM - FALEMINDERIT !

Ju falenderoj qe keni dhene mendimet tuaja ketu.
Nuk dua qe ato tre fjale te kalojne ne vleresime te vlerave qe i japin nje personi individualisht por na vlerat qe i japin nje shoqerie. Nuk mund te themi se ato tre fjale tregojne snobizem, cektine te nje personi, mend shitje apo ku di une por as personalitet, ngritje ne hierarkine shoqerore etj, por jane thjeshte nje kulture komunikuese midis anetareve te shoqerise. Nuk mund te themi per gjithe perendimin, ngaqe ata perdorin ato tre fjale ne jeten e perditshme te tyre, se jane njerez qe shesin mend. Nejse, ky eshte mendimi im dhe nuk dua aspak t'ua imponoj. E kam hapur kete teme sepse jua ndej nevojen atyre fjaleve ne jeten e perditshme timen. Pastaj me duket se pas atyre fjaleve fshihen edhe shume efekte te tjera qe ndikojne drejtperdrejt ne shuarjen e shume problemeve te tjera, qe ndodhin ne shoqerine tone nga mosperdorimi i tyre.Jam shume i bindur ne nje gje, qe nese keto fjale do te perdoreshin nga te gjithe anetaret e e shoqerise sone pa dallim arsimimi(i arsimuar apo i paarsimuar), vendndodhje( fshat apo qytet) etj, etj, pra pa perjashtim, tani te gjithe ne do ishim duke analizuar nje tjeter shoqeri shqiptare me te perparuar e te kulturuar.
Ju faleminderit per vemendjen.
Ps Sa per historine , ajo eshte ashtu sic e kam shkruar une dhe jo se e kam keqkuptuar por problemi eshte se une nuk dua ta shkruaj gjere e gjate se si ka ndodhur se nuk dua te bej veper letrare. Ishte thjeshte nje shembull dhe te gjithevve po ju ndodh me duket qe me kollaj i thoni nje te huaj njeren nga ato tre fjalet sesa nje bashkeatdhetari tuaj. Thenia e atyre tre fjaleve eshte akoma tabu ne shumicen e shoqerise sone dhe edhe nese thuhen ato kalojne ne keqkuptime apo ne nenkuptime duke bere qe edhe ata qe i perdorin te shtyhen ne mosperdorimin e tyre.
 
Top