Matthias Mueller, Shefi I Ri I Volkswagen

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
1443234353myler.jpg

Matthias Mueller është emëruar si shefi ekzekutiv i Volkswagen në vazhdën e skandalit të manipulimit të të dhënave për emetimet në mjedis nga kompania gjermane dhe dorëheqjes nga ky post të Martin Winterkorn, të mërkurën e kësaj jave.

Matthias Mueller mbante postin e drejtorit ekzekutiv në Porsche. Ai është mjaft i respektuar në ambientin e industrisë së makinave në Gjermani dhe mbi të gjitha është jashtë skandalit që dëmtoi rëndë kompaninë Volkswagen.

Vetë kompania ka njoftuar pas shpërthimit të skandalit në Shtetet e Bashkuara, se në gjithë botën ndodhen 11 milionë automjete që kanë të instaluar një pajisje që tregon nivele të ndotjes shumë herë më të ulëta nga ndotja reale.

Bëhet fjalë për automjete me motor nafte 1.6 dhe 2.0, që përfshijnë modelet Jetta, Beetle, Golf dhe Audi A3, prodhuar nga 2009 e deri në 2015 dhe Passat nga 2014 deri në 2015.

Ministri gjerman sqaroi se do të ndërmerren hetime dhe do të kryhen teste jo vetëm për modelet në fjalë, por edhe për të tjera prodhime të kompanisë.

Që prej nisjes së skandalit, aksionet e Volkswagen kanë rënë ndjeshëm në bursat ndërkombëtare, ndërkohë që zërat se manipulime me testet kanë kryer edhe kompani të tjera gjermane kanë penalizuar edhe aksionet në bursa edhe për BMW.
 
Top