Marrëveshja për ujërat me Shqipërinë, karta greke kundër Turqisë
Përplasjet e Greqisë me Turqinë për Paktin detar. Në marrëveshjen me Italinë u shfuqizua efekti i ishujve; 12 miljet, pika nevralgjike mes dy vendeve në detin Egje, shqetësim për qeverinë e Ankarasë

Me një gur të vrasësh dy zogj. Mund të thuhet kështu pa frikë, sepse marrëveshja që Shqipëria nuk ngurroi të nënshkruante me Greqinë në prill 2009, i ka dhënë zemër dhe alibi Athinës zyrtare të justifikojë demarshet diplomatike ndaj Turqisë, vendit me të cilin ka aq shumë probleme të pazgjidhura ende për sovranitetin e ishujve në detin Egje.
Mediat greke nuk kanë ngurruar ta cilësojnë marrëveshjen e sigluar në Tiranë nga ish-ministrat e jashtëm Dora Bakojanis dhe Lulzim Basha si një “pedanë” për të kërcyer në drejtim të problemit të vjetër greko-turk për ishujt në Egje.

Agjencia greke e lajmeve “North Epirus News Agency”, shkruante më 5 tetor artikullin “Lojëra të çuditshme me shelfin kontinental”. Artikulli shkruante se më 17 mars, u njoftua nënshkrimi i marrëveshjes «Mbi përcaktimin e shelfit kontinental ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë», se Parlamenti Shqiptar ishte bërë gati ta ratifikonte marrëveshjen më 19 tetor, se në mediat shqiptare kishte thirrje kundër marrëveshjes dhe se përfaqësues të ushtrisë dhe të politikës kishin nisur fushatën për ta rrëzuar atë si një marrëveshje që shkelte integritetin territorial të Shqipërisë.

Agjencia greke e lajmeve shkruante:
“Ligjërisht, marrëveshja midis Greqisë dhe Shqipërisë i bindet Konventës mbi Ligjin e Detit e 1982. Kufiri përcaktohet në bazë të metodës së vijës së mesit / vijës e distancës të barabartë midis brigjeve të Greqisë dhe Shqipërisë”, duke e vënë theksin te fjalia: “Ishujt e rajonit kanë ndikim të plotë mbi përkufizimin”.

Sipas saj me këtë marrëveshje që Greqia kishte arritur ta nënshkruante pa sforco të madhe, do të merrej parasysh zgjerimi i ardhshëm i ujërave territoriale greke me 12 milje. “Për ata që nuk kanë kuptuar, kushtet e mësipërme janë pikërisht të njëjtat si ato që pretendojmë në detin Egje nga Turqia. Është e qartë se disa interesa fshihen pas zhurmës që është krijuar” – shkruante në artikull agjencia greke “North Epirus News Agency”.

Pavarësisht se nuk kishte marrë ratifikimin në Parlamentin e Shqipërisë, por vetëm firmën e qeverisë shqiptare, vetëm një muaj më vonë, marrëveshja ishte bërë një kartë e fortë në duart e qeverisë greke të ish-kryeministrit Kostas Karamanlis për të zgjidhur kundërshtitë e vjetra për ujërat territoriale përreth ishujve grekë në detin Egje, shumë afër kufijve perëndimorë të Turqisë.
Më 2 maj 2009, gazeta më me autoritet e Athinës “Kathimerini”, shkruan një artikullin me titull “Ministria e Jashtme njofton turqit mbi shkeljet”, se diplomatët grekë po diskutonin për gjendjen e marrëdhënieve greko-turke, pasi ministrja e Jashtme, Dora Bakojanis, i kishte telefonuar homologut turk, Ali Babaxhan, për shpjegime rreth rritjes së dhunimit të hapësirës ajrore greke në detin Egje.

“Pas një rritjeje të fortë të fluturimeve të avionëve turq, që shkonin rreth 30 në 3 ditët e kaluara, Bakojanis vendosi t’i telefonojë Babaxhanit dhe t’i shprehë atij drejtpërdrejt shqetësimin grek.
Kjo lëvizje pasoi notën e protestës që ambasada greke bëri në Ankara. Sipas burimeve, Babaxhani i tha Bakojanit se vërejtjet e saj do t’u përcilleshin autoriteteve ushtarake turke, të cilat do të vendosin nëse ka ndonjë problem. Diplomatët në Athinë thanë se lëvizja greke ishte përgjigje ndaj Ankarasë për dhunimet e hapësirës ajrore në Egje” – thotë gazeta greke “Kathimerini”, duke dalë edhe te “pista shqiptare”. Sipas gazetës që citonte burime pranë Ministrisë së Jashtme Greke, lëvizjet e Ankarasë ishin shprehje e reagimit ndaj Greqisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Shqipërinë për delimitimin e shelfit kontinental në detin Jon dhe vizitës së ministrit të Mbrojtjes, Evangelos Meimarakis, në SHBA.

Përplasjet greko – turke janë të shumta dhe lidhen me ishujt skajorë të Greqisë, por veçanërisht në ishujt që janë përballë birgjeve perëndimore të Turqisë (Lesbos, Chios, Samos, dhe ishujve Dodecanese), të cilat janë shumë afër birgjeve turke.

Sipas një perceptimi popullor në përplasjet mes dy vendeve, Turqia është e shqetësuar se Greqia kërkon ta zgjerojë zonën e saj të influencës, duke e bërë Egjeun një “liqen grek”. Nga ana tjetër Greqia është e shqetësuar se Turqia po kërkon të “pushtojë gjysmën e Egjeut” të vendosë zonën e influencës në mes të detit, duke i rrethuar ishujt grekë me ujëra turke dhe duke i shkëputur ato nga Greqia. Në detin Egje, ujërat territoriale që pretendohen nga të dyjave vendet janë ende 6 milje detare. Shtrirja e mundshme në 12 milje detare, ka ushqyer shqetësimet turke për një rritje të ndarjes së padrejtë të hapsësirës ajrore të kontrolluar nga Greqia. Turqia ka refuzuar të nënshkruajë Konventën e Detit të vitit 1982 (Montego Bay). Greqia, e cila e ka nënshkruar Konventën, ka thënë se i lejon vetes të drejtën për ta zbatuar ligjin dhe të zgjerojë ujërat e saj territorialë me 12 milje detare në të ardhmen, jo vetëm për të zbatuar Konventën, por edhe si një konsensus që është pranuar nga mbarë bota. Turqia ka aplikuar nga ana e saj 12 miljet në brigjet e saj jashtë detit Egje.

Tensionet rreth çështjes së 12 miljeve u rritën ndjeshëm në fillim të viteve ‘90, kur Konventa e Detit hyri në zbatim. Më 9 qershor 1995, Parlamenti Turk deklaroi zyrtarisht se vendimet e njëanshme të marra nga ana e Greqisë, mund të jenë një mundësi për “casus belli” (arsye për të nisur luftë).

Kjo deklaratë u dënua nga Greqia si dhunim i Kartës së Kombeve të Bashkuara, e cila ndalon “kërcënimet ose përdorimin e forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të ndonjë shteti”.

Pakti Detar, Moisiu: Negociatorët tanë, jo kompetentë

Ish – presidenti, Alfred Moisiu, reagon për herë të parë publikisht për skandalin e marrëveshjes së kufijve detare me Greqinë. I pranishëm në një konferencë mbi integritetin e drejtuesve, ish-kreu i shtetit kritikoi dhe bëri përgjegjës autoritetet dhe negociatorët se kanë trajtuar në mënyrë jokompetente këtë çështje delikate gjatë hartimit të marrëveshjes me palën greke.

“Mendoj se nuk është e vështirë të konkludohet se në këtë mes ke të bësh me një veprim që duket qartë, që është trajtuar me një mënyrë jokompetente, nga ata që ishin ngarkuar për të menaxhuar hartimin e saj.”- tha Moisiu. Ish presidenti i vendit vlerësoi rolin e medias, si një faktor pozitiv që realizoi transparencën e marrëveshjes.

“Fakti që një pjesë e mirë e medias së pavarur u angazhua me të drejtë dhe me forcë në bërjen sa më transparente të problemit, mendoj se ishte një faktor tepër ndihmues për të qartësuar se çfarë ishte e drejtë dhe çfarë jo.

Gjithashtu, fakti që miratimi i marrëveshjes u shty më tej, tregon se forca e opinionit publik dhe e medias, kur tregohet integritet në trajtimin e problemeve dhe mbahet qëndrim i tillë, jep rezultate pozitive. “- tha Moisiu.

Dy javë më parë ish-presidenti e akuzoi kryeministrin Berisha për servilizëm ndaj Greqisë. Duke u shprehur gjatë promovimit të librit “Midis Nanos dhe Berishës”, ish-kryetari i shtetit apeloi institucionet shtetërore që të rishikonin marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë. “Më duket një servilizëm i qeverisë sonë ndaj qeverisë greke.

Fakti që ka një reagim në lidhje me këtë çështje, tregon se diçka aty duhet parë” – deklaronte ai.
Marrëveshja për kufijtë detarë është firmosur në prill të 2009 dhe mediat shqiptare denoncuan, se me këtë marrëveshje vendi ynë i falte Greqisë 354 km katror sipërfaqe ujore në detin Jon.

Media kombetare greke ka qene pergjithesisht e heshtur lidhur me paktin detar me Shqiperine. Sipas korrespodenteve te mediave shqiptare ne Athine, kjo ndodh ne ato raste kur informacioni konsiderohet sekret ushtarak.

Kesisoj eshte e veshtire te gjesh pasqyrim te plote te situates, por megjithate, ka agjensi qe e “kane thyer” disi heshtjen mbi marreveshjen.

Ne agjensine e lajmeve NENA, gjejme nje lajm telegrafik interesant, ku flitet per zhurmen e krijuar ne Shqiperi mbi marreveshjen detare dhe ku permenden dy episode qe vlejne te diskutohen.

E para eshte pohimi qe eshte respektuar vertet parimi i baraz-largesise por, sic thekson asgjensia NENA, ishujt greke duhen marre patjeter si pika skajore per Greqine.

E dyta, lajmi thote se eshte perdorur e njejta logjike dhe i njejti kut ‘mates’ si ne rastin me Turqine. Kujtojme se perpjekja e Greqise per ti vendosur kufijte detare me Turqinë disa vite me pare, – duke marre per baze disa territore shkembore ne det qe Athina i klasifikonte si ishuj, – shkaktoi nje reagim te ashper nga ana e Ankarase, e cila shpalli ‘casus belli’ dhe vuri ne gadishmeri floten ajrore dhe detare.

Prej asokohe, ky argument mes Ankarase dhe Athines, nuk u rihap.

Me poshte mund te lexohen pjese nga lajmi i perkthyer i agjensise greke te lajmeve NENA: (http://www.nenanews.eu/politics/143-2009-10-05-19-47-24.html)

‘…Në 17 mars, u njoftua nënshkrimi i marrëveshjes mbi përcaktimin e shelfit kontinental ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë. Ndërsa parlamentit shqiptar i bëhet thirrje për të përkrahur marrëveshjen pas pak ditësh (19 tetor), në mediat shqiptare ështe krijuar zhurme kundra marrëveshjes…
Ligjërisht, marrëveshja midis Greqisë dhe Shqipërisë i bindet Konventës mbi Ligjin e Detit e 1982. Kufiri përcaktohet në bazë te metodës së vijës së mesit / vijes së distancës së barabartë midis brigjeve të Greqisë dhe Shqipërisë. Por ishujt e rajonit kanë ndikim të plotë mbi përkufizimin.
Merret gjithashtu parasysh zgjerim i ardhshëm të ujërave territoriale greke me 12 milje…
Kufiri përcakton jo vetëm shelfin kontinental por dhe zona të tjera detare, si Zonën Ekskluzive Ekonomike. Për ata që nuk kanë kuptuar, kushtet e mësiperme janë pikërisht të njëjtat si ato që pretendojmë në detin Egje nga Turqia…”(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24780. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24780