Mafia italiane: Lëndë radioaktive në detin Jon. Greqia nis hetimet
ATHINË- Pas alarmit të dhënë nga mafia italiane në Kalabri, se në detin Jon janë derdhur lëndë radioaktive, shteti grek ka nisur hetimet.

Lajmin për ndotjen e detit, që lag edhe vendin tonë e ka dhënë vetë njëri prej personave, njohur si anëtar i mafias kalabreze, Francesko Fonti. Ai u ka thënë autoriteteve italiane se është përfshirë vetë në mbytjen e anijeve me materiale radioaktive në Jon, si pasojë e një operacioni për t’iu shmangur ligjit vendas.

Vetë mediat greke, të disa ditëve më parë si ‘Kathimerini’, citojnë alarmin në fjalë, duke theksuar se “30 mjete lundruese mund të jenë zhytur në këtë mënyrë në 20 vitet e fundit, 7 nga të cilat janë fundosur afër ishujve joniane Paksoi, Cefalonia dhe Zakinthos”.

Sipas Fontit, anijet mbartnin mbeturina toksike nga kompanitë farmaceutike, të cilat e kishin paguar mafian me një shifër prej 1.5- 15 milionë dollarë për çdo anije që fundosej larg tyre.

Nga ana tjetër drejtuesi i komitetit të energjisë atomike në Greqi, Kristos Kousidias ka thënë për gazetën “Kathimerini” se nevojitet një kërkim i organizuar për materialin radioaktiv në det, ndërkohë që thotë se pala greke duhej të informohet për vendet e sakta se ku janë fundosur anijet, që të dihet se çfarë veprimi të merret.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/rajoni-dhe-bota/mafia-italiane-lende-radioaktive-ne-detin-jon-greqia-nis-hetimet.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/rajoni-d...ioaktive-ne-detin-jon-greqia-nis-hetimet.html