Lojëra në Firefox me Unity

admin

Administrator
Mozilla është bërë me një partner më shumë në misionin e krijimit si një vend të hapur e të lirë për të gjithë; Unity. Bashkë me Unity, Mozilla do të sjellë në shfletuesin Firefox ekzekutimin e lojërave pa nevojën e plugineve por vetëm me një shtojcë. Kjo u lajmërua në Konferencën e Zhvilluesve të Lojërave (Game Developers Conference) në San Francisko. Shtojca do të jetë e disponueshme më tej gjatë këtij viti, mbase në të njëjtën kohë kur të lançohet Unity 5.0. E fuqizuar dhe mbështetur nga libraria grafike e rrjetit WebGL dhe nga nën-libraria asm.js e JavaScript, shtojca tregon se zhvilluesit e lojërave kanë vërtet besim në Firefox dhe presin shumë nga këto zhvillime.



“Ne besojmë se WebGL dhe asm.js do të jenë e ardhmja e lojërave në rrjet. Ne jemi të lumtur të hsohim platformën të rritet dhe mezi po presim të çojmë përpara evoluimin e saj.” Ishte fjala e Ralph Hauwert, një zhvillues i lartë për Unity Technologies. Për të demostruar dobinë e shtojcës, Unity dhe Mozilla ekzekutuan lojën Dead Trigger 2 në Firefox, një nga lojërat më të famshme të momentit. Një video demostruese e këtij testimi është në linkun më poshtë: https://www.youtube.com/watch?v=cwIRUaR9G4w. Mozilla është në shpresë se zhvillimi i vazhdueshëm në asm.js do të provojë vlerën e saj si një mjet efektiv në përpunimin e grafikave në rrjet për të arritur shpejtësi në procesimin e kodit. Në vitin e parë në fushën e lojërave, Mozilla arriti të përmirësojë asm.js duke e rritur shpejtësinë e ekzekutimit të kodit nga 40% në 67%.

Edhe pse bashkëpunimet e Mozilla me partnerë për zhvillimin e lojërave është diçka e re në Mozilla, nuk është për t’u çuditur qasja drejt përdorimit më të madh të gjithçkaje në rrjet. WebGL u prezantua pesë vite më parë por vetëm pasi u lançua Internet Explorer 11 u integrua në të gjithë shfletuesit e mëdhenj. Mozilla është gjithashtu në shpresë se fakti që është në vijë të mbarë pune me Epic dhe Unity, do të jetë inkurajim që edhe shfletues të tjerë dom të adoptojnë punën me asm.js. E deri tani ky promovim po shkon mirë pasi shtojca është një ndër më të përdorurat për momentin.



“Një nga pyetjet që i drejtohet më shpesh Mozillas nga zhvilluesit e lojërave është nëse Unity suporton WebGL dhe asm.js. Jemi të lumtur të njoftojmë që tashmë ky suport është nëj realitet dhe jemi duke shkuar drejt epokës së lojërave të cilësisë së lartë në rrjet.” ishte fjala e Martin Best, shefi i strategjisë së platformës së lojërave. Lojërat e Unity do të funksionojnë në të gjithë shfletuesit që suportojnë WebGL por ata do të punojnë më shpejt nëse kombinohen me një shfletues që suporton asm.js e që momentalisht, asm.js e suporton vetëm Firefox.



Burimi: http://news.cnet.com/8301-1001_3-57620458-92/unitys-new-weapon-for-devs-porting-games-to-firefox/

Artikulli i plote...
 
Top