Lexoni o bashkeforumas, turpin me te madh qe ka mbuluar Kombin

Pe.ili.sh

Primus registratum
Lexoni o bashkeforumas, turpin me te madh qe ka mbuluar Kombin

<span style="font-weight: bold">Kjo eshte e shkruajtur nga nje fare Naconalisti te tipit Baleta me emrin Kastrioti</span>


<ul style="list-style-type: disc">[*]NDALOHET HYRJA E USHTRISË GREKE NË TERRITORIN E SHQIPËRISË


Zotërisë së nderuar Alfred Moisiu

President i Republikës së Shqipërisë


Parlamentit të Republikës së Shqipërisë


Qeverisë së Republikës së Shqipërisë


TIRANË


Të nderuar Zotërinjë!


Ne, një grup oficerësh në lirim, pension dhe intelektualë, si të gjithë shqiptarët që e duan Shqipërinë, të shqetësuar prej veprimeve të Qeverisë, ju drejtohemi juve, i bëjmë apel ndërgjegjes suaj kombëtare që të ndalnin rrezikun që i kanoset Kombit tonë, duke ndalur hyrjen e ushtrisë greke në territorin shqiptar.

Ushtria greke nuk mund të hyjë në territorin shqiptar veçse me mandatin e NATO-s për këtë arsye:

Shteti grek vazhdon të mbajë në fuqi ligjin e luftës me Republikën e Shqipërisë dhe vazhdon ta mbrojë atë në çdo moment.

Në këto rrethana në se ushtria greke hyn në Shqipëri, atëhere vendi ynë legalisht do të quhet i pushtuar prej Greqisë.

Dy vjet më parë nën presionin e shqiptarëve, &amp;#8220;Kompania&amp;#8221; greke prej 873 trupash me oficerë madhorë e një gjeneral të instaluar në Kashar, pas revolucionit komunisto-grek të 1997-tës u &amp;#8220;largua&amp;#8221;.

Por u hap fjala se sapo kaloi kufirin, u vesh tebtil, me tesha civile dhe u rikthye përsëri tani për të përforcuar kishat, konsullatat, punonjësit e bankave, &amp;#8220;afaristët&amp;#8221;, &amp;#8220;tregëtarët&amp;#8221;, &amp;#8220;këshilltarët&amp;#8221;, &amp;#8220;priftërinjtë&amp;#8221; etj.

Në vitin 2000, &amp;#8220;Organizata revolucionare e Vorio-Epirit&amp;#8221; i kërkonte Qeverisë greke: &amp;#8220;Të shpallte pushtimin legal të Shqipërisë&amp;#8221;. Gjeneral Leitnant Nikolas Greliakis e quante vitin 1997 &amp;#8220;shansin e rënë nga qielli&amp;#8221;. Dhe meqënëse Qeveria greke &amp;#8220;gaboi&amp;#8221; i kërkonte të vazhdonte pushtimin e Shqipërisë me tërë mjetet.

Më 25 nëntor 2002, Qeveria e Nanos dërgoi në Athinë Ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majkon, i cili nënshkroi me Ministrin e Mbrojtjes Greke, marrëveshje ushtarake.

Sipas kësaj marrëveshje nga një garnizon që kishte Qeveria Greke më 1997, në vitin 2002 do të bëheshin tre: Një në Bisht Pallë, një në Durrës dhe një në Gjirokastër.

Në fund të dhjetorit 2002, zëvendës ministri i mbrojtjes greke erdhi për të përcaktuar detyrat konkrete të trupave greke në Shqipëri.

Është e kuptueshme për çdo vend, se ushtria e një shteti shovinist si Greqia nuk mund të lejohet të hyjë në një shtet tjetër, ndaj të cilit ka pretendime territoriale dhe mban me të ligjin e luftës. Ajo vazhdon të propogandojë se kufiri i shtetit grek është në Shkumbin dhe jo atje ku është sot zyrtarisht.

Zëvendës ministri i mbrojtjes greke me hipokrizi foli, për &amp;#8220;forcimin e marëdhënieve miqësore midis Shqipërisë dhe Greqisë&amp;#8221; dhe mbrojti ligjin e luftës ndaj dy vendeve!

Ne oficerët në lirim dhe intelektualët që nënshkruajmë këtë peticion ju bëjmë thirrje juve i nderuar zoti President, i bëjmë thirrje Parlamentit dhe Qeverisë që ushtria greke të mos lejohet të hyjë në territorin shqiptar, sepse atëhere ne legalisht do të quhemi të pushtuar prej Greqisë.

Në se Qeveria jonë nuk do ta përfilli thirrjen tonë dhe të gjithë shtetasve të vetë dhe nuk do ta kuptojnë përgjegjësinë ndaj Shqipërisë dhe tërë Kombit dhe, në këtë mënyrë shkelin lirinë dhe indipedencën kombëtare, ne do të demaskojmë politikën antikombëtare të kësaj Qeverie dhe do t&amp;#8217;u bëjmë thirrje gjithë Shqipëtarëve të ngrihen në mbrojtje të lirisë dhe të indipendecën kombëtare me të gjitha mjetet.


Veç të tjerëve nënshkruajnë:


Kolonel Vesel Ahmeti

Kolonel Bajo Topulli

Kolonel Çobo Skënderi

Kolonel Qemal Gogollari

Kolonel Dashamir Ohri

Kolonel Edip Ohri

KolonelEnver Memisha

Kolonel Haki Jaupasi

Nën/ Kolonel Selami Lami

Major Jorgji Meçe

Major Musa Tartari

Kapiten Leke Leskaj

Doktor Çelo Gjokutaj

Doktor Eqerem Shehu

Shkrimtar Bedri Myftari

Shkrimtar Llesh Gjini

Publicist Skënder Qendro


Vijojnë nënshkrimet......


Kastriot: ftoj sejcilin nga pjesmarresit ne Forum te mbeshtesi letershkruesit dhe kerkesen e drejte qe parashtrojne ata ne kete leter te hapur.

[ 23. Janar 2003, 12:28: Mesazhi u ndryshua nga kastriot ][/list]



<span style="font-weight: bold">Lexoni se cfare ka bere Vellai i Demirelit turk, ish presidenti i Turqise Rrexhep Mejdani, me falni ish Presidenti i te Ashtuquajtures Shqiperi</span>

<ul style="list-style-type: disc">[*]Presidenti që u shiti baza ushtarake &quot;ish pronarëve&quot; okupatorë !
E mbajmë mend të gjithë prof.dr. R.Meidanin, duke bërë korrierin ndërmjet zyrës së presidencës Berisha dhe zyrës së Nanos në PS, andej nga 1997.
Me sa duket Meidanit i qëlloi pak a shumë si njëherë e një kohë Sulltan Orhanit: &quot;Mqs All'llahu i Madhnueshëm xh.sh më hapi pak vend në Evropë, po qëndroj&quot;, pra mqs iu hap pak vënd për President, mqs nuk kishte se kush ta merrte nga grindjet e të tjerëve, qëndroi...
I mbajmë mend edhe &quot;thjeshtësitë&quot; e Rexhepit në veshjet në pritjet e para të letër-kredencialeve, si psh: xhaketë e zezë me pantallona të bardha...
Tashmë, për alban/shqiptarët që kuptojnë, nuk ka më asnjë lloj dyshimi se z.Rexhep nuk di vetëm të jetë &quot;autor&quot; librash matematike ku distanca Moskë-Leningrad bëhet e barabartë me atë Durrës-Tiranë, nuk është thjeshtë &quot;një burrë i butë i urtë e fjalë pakë&quot;, nuk është thjeshtë vetëm president inaugurimesh, e simpoziumesh, nuk di vetëm të ngjeshë ndonjë &quot;xhybe Honoris Causa&quot; apo të ngjitet në malin e Tomorrit me &quot;kryegjyshin botëror&quot; që fut gishtin në hundë etj,etj, por është edhe &quot;burrë&quot; që dekoron hoxhistë e shehistë mbarë e mbrapsht, është &quot;burrë&quot;, që vizitat në perendim i shpërlan menjëherë në Turqi, është &quot;burrë&quot; që ja shet Pasha Limanin &quot;ish pronarëve turq&quot; të kohës së Muratit I e të 1912 ose ndryshe ushtrisë së R.Turqisë për të na &quot;mbrojtur nga agresioni i Evropës&quot;, për ca dollarë që gjoja &quot;na i ka falur për hatrin e Meidanit&quot;...,është &quot;burrë&quot; që i bën vili-vili &quot;Guardia di Finanzia-s&quot; në Sazan, që &quot;Italia nuk na e ka marrë dot në kohën e Selam Lab Salarisë e jo më sot&quot;...,është &quot;burrë&quot; që po i kthen &quot;ish pronarët&quot; okupatorë në pronarë të vërtetë, ndërsa vazhdon të etiketojë si &quot;ish pronarë&quot;, praktikisht e ligjërisht , pronarët e vërtetë vendas, është burri që do të na &quot;integrojë&quot; në Komunitetitn Evro-Atlantik me prapashtesën atllantike, se vetëm me atë evropiane nuk i mjafton Ishkipistanit... a se desh harruam z.Meidani është edhe ideator e zbatues i &quot;frankofonisë&quot;, se atje e ka pas cuar Enveri, bashkë me Gjinushin, është edhe burrë që ngre vetëm rrogat e parlamentarëve dhe të tijën...Dhe në fund të fundit është edhe burrë që na e uli këmbëturqisht, ose bën sikur nuk e sheh Al' Qaedën mu në mes të Ishkipstanit e të Tehranit, sic i thoshin bejlerët toptanas, Tiranës ...
Le të thotë pastaj sa të dojë av.Ngjela, që cka flet sot se flet nesër, se &quot;është burrë rrecke derëziu e se pyet njeri&quot;.
(A do të hyjë vallë ndonjë herë Shqiperia në Komunitetin Evro-Atllantik, apo sa tu ketë hëngër mirë e mirë paratë, do ta kapë ndonjë krizë shadeti e do tju punojë ndonjë kthesë renegatizmi alla enveriance ?)
Me një fjalë, Meidani është një nga ata burra diplomatë, që Shqiperia si zakonisht i ka nxjerrë vetëm në castet më kritike, që edhe pse skanë pasur asnjë lloj merite, kanë marrë kryesinë... është një nga ata burra që hedhin gurin e fshehin dorën...
Këto ditët e fundit, ndërsa tërë partiakët tanë ishin në Brukselin e Evropës (për të hyrë në Azinë Qëndrore),ndërsa në të njëjtën ditë Kryeministri kokfortmadhi Meta ishte te hanxhiu në Greqi...&quot;bash njikët ditë e ka zgjedhun edhe harambashi&quot; Meidani me hirploten e oksigjenuar Arta, për të shkuar në Itali ...
&quot;Burri&quot; që nuk flet me zë të lartë, por që vepron me zë të ulët ose edhe fare pa zë, i kujtoi Berluskonit, me anën e fondacionit Iliria, të mbesës Nermine, se &quot;Burri që bëri një pacavure e që fshihte palcën&quot; (sic e shkruante Fishta), na kishte qenë &quot;për shoqërinë konfederative multietnike&quot;...duke i bërë lajkadredha italianëve, por ndoshta edhe duke nënkuptuar se ezmeri me pamje orjentali I.Qemali mund të kishte kurdisur edhe ndonjë &quot;konfederatë me monarkun italian&quot;, përvec asaj të vjetrës me Turqinë...cka mori edhe përgjigjen e Berluskonit se &quot;ai kishte plot ish socialistë të Kraksit në kabinetin e tij, me të cilët bashkpunonte për mrekulli&quot;...
Ndoshta, Meidan matematikani me Artën, deshën të korigjojnë trashamanin e kalamanin Meta, që aq shumë ja pruri në maje të hundës Ruxheros, duke i deklaruar se &quot;Shqiperia e ka aleate strategjike Italinë&quot;, sa që ky i fundit i tha vetëm njëherë se &quot;edhe Italia e ka aleate strategjike e ka edhe interesa strategjike me Albani/Shqiperinë&quot;.
Jo më kot Presidenti ynë i nderuar e hap ose mbyll &quot;fizarmonikën e shoqërive multietnike&quot;, nga që nuk i pëlqen ajo ideja amerikane e &quot;homogjenizimit e bashkpunimit ballkanik&quot;, jo më kot e vendos edhe atë prapashtesën atllantike nga që nuk i pëlqen vetëm shtëpia e përbashkët evropiane.
Hajde e gjeje se në cilën degë i pëlqen laraskës të gjejë karar e rahati, hajde e gjeje se ku e ka folenë kjo laraskë...
Nuk paska asnjë lloj detyrimi Presidenti i Republikës ti thotë dy fjëlë për shansin e madh të antarsimit e integrimit të prspektivës sonë në Evropë, nuk mund të ndërhyjë Presidenti ynë, por i lën politikanët të grinden si qentë e rrugave dhe mu në mes të Brukselit ?!
Po kështu nuk paska asnjë detyrim Presidenti dhe Institucionii tij, të vendosin paqen sociale dhe respektimin dhe reabilitimin e merituar të disa personaliteteve, sa lejon e mbron enveristë e kriminele të pambrojtshëm, cka edhe u jep rast dashakqinjëve të llomotisin me gjithfarë shpifjesh të ndyra
edhe për më të nderuarit, sa dekorohen e ngrihen në piedestal deri edhe tërë zullumhania e pushtimit anadollak e fashistët e pambrojtshëm ?!
Apo, meidanët e shokët e tij, në kompromis me &quot;opozitarët e tyre&quot;, kujtojnë se do ti mbajm ne gjynahet e kësaj rrace përmbi shpinë ?!

Politikanë që i duhen dhënë drejtësisë, po cilës ?!

Sigurisht se nuk kemi ndërment ta bëjmë ne apollogjinë e R.Meidanit e aq më pak në një gazetë lokale.
Por përpara se ta mbyllim do të deshëm të nënvizojmë edhe nja dy cështje: një të madhe shumë që nuk matet me vlerë leku e një të &quot;vockël fare&quot;, por që i bën aq vlera leku, sa që Presidenti ynë, në një shtet vërtet demokratik ( e jo orjental i Azisë qëndrore që është ky i yni) mund të përballej edhe me drejtësinë.
E dimë se Presidenti ynë i doli zot identitetit të vet, deri në &quot;gabime ortografie e etimologjie&quot;, pra nxorri një urdhëresë që mbiemri (patronimi) tij të shkruhej korrekt, sic e dëshironte vetë mbajtësi, pra Meidani me i e jo me j si Mejdani. Kjo sepse do të keqkuptohej si Mejdanxhi=duelist në fushë të mejdanit, apo si me origjinë kosovar, sic quhej edhe fusha e Kosovës. Drejt.
Po atëherë, si e lejon Presidenti ynë i nderuar përbuzjen e identitetit dhe emrave tradicionalë nacionalë, sa që edhe Preambulën e hapjes së Kushtetutës e shkruan &quot;ne populli i Shqiperisë, krenarë për historinë tonë...,kur fare hapur dihet se ky emërtim i ri gjeografik, ka qenë me më pak ose më shumë, nja 200 vjet histori dhe nuk ka ekzistuar më parë ?!
Përse të mos i bëhëj edhe pak vend diku edhe formacionit të emërtimeve tona tradicionale nacionale: Albani, albanë, gjuhë albane, mqs edhe e kryejnë tërë punën të vetprezantimit e të prezantimit në tërë fushën internacionale ?!
Përse, Presidenti me Imamët e Islamët e vet &quot;konstitucionalistë&quot;, kërkon ti varrosë së gjalli këto emërtime tona tradicionale nacionale, që për më tepër në po këtë vjetërsi e tradicionalitet kanë qenë të shoqëruar edhe me termat precize mbarëeuropiane &quot;nacionalitet e nacion&quot;, e jo me termat neologjizma nga araboturqishtja Kom përgjatë shek XIX, si &quot;komb kombësi, ndërkombëtar, kombtarnikë, komaxhinj etj ?!
Ë, e vogël në dukje...!?
Pa folur pastaj për 100 e ca gabimet që i ka gjetur ish presidenti Berisha dhe &quot;konstitucionalistët e këshilltarët e tij&quot;...
Sidoqoftë këto nuk na kanë kushtuar me ndonjë Piramidë lekësh të ngrëna, në fund të fundit...
Ish presidenti Berisha, pati nxjerë në kohën e tij një ligj për beduinët/endacakët e Pa stehë, që strehohen me dhunë shtetërore enveriste (qysh nga 1945-46...1967 etj...1990...2002)
nëpër banesat pronë private qytetare.
Megjithse, qe Berisha i pari, që shpiku termin dhe realitetin e ri dhunues, si &quot;ish pronarë&quot;, prap se prap, ky e nxori një farë Ligji që i vinte së paku era Qera, sidoqë pa afat kohor e madje edhe duke udhëzuar që të mos futej fare &quot;në praktikën gjyqsore&quot;, sikurse edhe realisht nuk u fut. Dhe konkretisht bëhet fjalë për Ligjin, 8030, dt 15/11/1995, &quot;Kontributi i Shtetit për familiet e Pa Streha&quot;.
Po sa para bëjnë këto Qera të papaguara dhe kush duhet të përgjigjet ligjërisht para drejtësisë, për këtë mal me para që iu hëngrën me dhunë shtetërore orjentale, qytetarve ?!
Dhe tani, shihni se cfarë lëvizje &quot;barazimi matematikor&quot;, na bën, trimi Mejdanxhi, e shfuqizon fare praktikisht Ligjin Berisha dhe fut &quot;ligjin Nr 8647, dt 24/07/2000&quot;,që hyn në fuqi mbas 1 Janarit 2001, me të cilin &quot;të Pa Stehët&quot;, duhet të paguajnë Qera, aq sa kishin paguar me tarifat e Hoxhës, para v.1993, si psh për afro 90 m sipërfaqe i bie 50 lek në muaj.!!!
Kështu ekuacioni &quot;matematikisht, dmth praktikisht&quot;, na bëhet i parabartë në të dy krahët, përsa i takon vlerës së qerave që duhet ti pagueshin qytetarëve pronarë/ish pronarë. Nga njëra anë e ekuacionit është shteti dhe qeraxhinjtë që nuk paguajnë dhe nga ana tjetër janë ish pronarë/pronarët që e refuzojnë &quot;vlerën e 93&quot; (praktikisht e papërfillshme e barabartë gati me 0).
Avantazhi, këtu sipas llogjikës mejdanase, është se vetë ish pronarë/pronarët nuk e duan &quot;Qeranë&quot; dhe me bujari i bëjnë sevap-zeqat, të pa strehëve dhe shtetit, nuk duan të lidhin &quot;Kontrata pa afat&quot; etj, pra me ligjin jemi në rregull !
Mirëpo, a ka ndonjë llogjikë në botë që mund ta quajë si Qera, vlerën e dy pakove biskota të lira për 1 muaj, për dy dhoma e një guzhinë e anekse ???!!! As vetë diktatori/ish diktatori Hoxha nuk e ka pas bërë kështu, mirëpo ja që e bën Meidani me i...
Nuk e ditka tashmë Presidenti ynë i nderuar, se për disa familie vecanërisht, ky poshtërimi i strehimit të beduinëve Pa Strehë, tashmë me 45 + 11 vjet ( me dy breza në varre), ka kaluar jo vetëm në poshtërim revanshi, në shtypje të ndyrë hakmarrëse politike, jo vetëm në privim e vuajtje strehimi më se të domosdoshëm, por edhe në poshtërim Xhihadi, si njëherë e njëkohë okupatorët turkoislamë, që deri edhe në gjysëm shek XIX, akoma kishin ligje poshtëruese &quot;për të strehuar me zor ushtrinë e rregullt turke nëpër shtëpitë e katolikëve të Shkodrës ? (!?)
Atëhere cfarë di ky hipokrit që mban edhe titullaturën e kryetarit të &quot;Këshillit të lartë të Drejtësisë&quot; ...?!
Ka ardhur koha që edhe kleriklëve , që u pëlqen të kapardisen nëpër pritje shtetërore etj, të vënë dorë mbi këtë cështje shoqërore urgjente, se po na dëgjojnë veshët edhe ndonjë cirrje uluritëse &quot;për pastrime qelbësirash&quot;...
Të Pa Strehët, duhet tashmë të shkojnë të strehohen e të mundojnë njerëzit e tyre të afërm gjenetikë, prej andej nga kanë ardhur, ose Shteti i Dhunës/Demokratikopluraliste ta bëjë me rotacion, mqs i pëlqen Ligji i shkretëtirave, a tek e fundit tu shpërndajë disa cadra...(megjithse një pjesë e mirë e blejnë shtëpinë për 24 orë...)
A nuk i meriton ca vjet burg ky lloj presidenti buzagaz, për malin me para që u vidhet vit për vit qytetarëve, megjith ato V.K.Ministrave, që mbajnë firmat e Majkos e Metës, për tarifat e Qerave në vlera leku... ?
Por, problemi qëndron, se nuk ka as Ligj në Kodin Penal e në atë të Procedurës Penale, e as atë Kodin Civil e të Procedurës Civile, për ti kapur këto zotërinj që tallen deri edhe në sharlatanisëm me qytetarët pronarë, sepse këto qelben ma zi se tregjet e Zdrales e Rusit e të Mëhallës së Qenefeve...
se kur janë të korruptuar e të degjeneruar vetë të mëdhenjtë , si të mos jenë të tillë, sic u dëgjua se i etiketoi një ditë vetë z.Majko &quot;shpresdhënësi bythgjerë&quot; ...
Si mund tu thuash pastaj të nderuarve gjyqtarëve tanë se nuk veprojnë si ai i ndjeri bejtexhi Hasan Zyko Kamberi:
Edhe Kadiu, që është Kadi,
ja di kimenë parasë,
për para se ce shet t'anë,
ters ta vërtit Sherihanë.
Sherihati, ishte kodi i përgjithshëm i ligjeve, të cilin sic duket Mejdanxhiu ynë, për të bërë &quot;bamirësina sevapi e zeqati&quot; u a rras ndonjëherë qytetarëvë se elbetë janë &quot;ish pronarë&quot; e jo pronarë...
A, edhe sa për të shuar kureshtjen e për të përfunduar, Hasan Zyko Kamberit i dedikohet edhe &quot;merita e parë e përmendjes historike të termit të ri gjeografik Shqiperia&quot;, aty rreth fundit të shek XVIII a fillimit të shek XIX, në atë bejten e famshme &quot;Seferi Humajun&quot;: &quot;Po të mbledhc Shqiperinë e ti vinc hakut Nemce Kralit&quot;...
Kushedi, mbase edhe mejdanxhiun tone e paguajnë, &quot;për ti ardhur hakut krajlave të Evropës së sotme&quot;...?[/list]


<span style="font-weight: bold">Myslimaneve shqiptare u vjen inat qe orthodokset shqiptare po vene baza ushtarake ne Shqiperi</span>


<span style="font-weight: bold">Ky eshte kulmi i turpit qe ka mbuluar Shqiperine ose te ashtuquajturen Shqiperi</span>

<ul style="list-style-type: disc">[*]E kush mund te tregohet Nacionalist?
Abdi Mysliman baleta qe kerkon te implikoje edhe Katoliko centriket[/list]

Do i madhi Zot e nuk perzihen ne keto lloj pacavuresh antishqiptare keto te ashtuquajtur katolikocentrike
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Lexoni o bashkeforumas, turpin me te madh qe ka mbuluar Kombin

He more shqiptare ku jeni?????
Ku jane nacionalistat?
Ku jane atdhetaret?
Ku jane patriotet e Shqiperise?
Ku jane heronjte e Shqiperise?
Pse nuk flisni?

Ju ka ngelur ne fyt buka e turpit?
Ky eshte nacionalizmi juaj?
Ky eshte patriotizmi juaj?
Kjo eshte dashuria per atdheun?

Ku jeni?
Ku jeni?

Po ju shkon gjuha mbrapsht o shqiptare.
Ja kjo eshte Shqiperia dhe kjo eshte Tradhetia.
E gezofshi per tere jeten.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Lexoni o bashkeforumas, turpin me te madh qe ka mbuluar Kombin

<span style="font-weight: bold">O p.ili.sh mos tu mbarua gje METADONI TY, qe ke marre kot &quot;si pushka e jevgut&quot; :tipsy: :tipsy: dhe kerkon te besh lidhje boshe midis texteve qe nuk kane asnje lidhje me njera tjetren??????????????</span>


Kastriot
 

altinzaka

Primus registratum
Re: Lexoni o bashkeforumas, turpin me te madh qe ka mbuluar Kombin

O cuna problemi tani eshte,por puna eshte si me e zgjidhe,me dhane mendimet tona dhe jo me u grinde me njeri-tjetrin,e dime mire si greqia-serbia-turqia dhe italia kane qellimet e tyre per shqiperine,dhe per kete nuk e lune as topi.SHQIPERIA SHQIPETAREVE VDEKJE TRADHETAREVE
thumbsup.gif
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Lexoni o bashkeforumas, turpin me te madh qe ka mbuluar Kombin

Postuar nga Kastriot

<span style="font-weight: bold">O p.ili.sh mos tu mbarua gje METADONI TY, qe ke marre kot &quot;si pushka e jevgut&quot; dhe kerkon te besh lidhje boshe midis texteve qe nuk kane asnje lidhje me njera tjetren?????????????? </span>

O Kastriot si te duket ajo letra jote po te krahasohet me shkrimin ne fjale nga shqiptar tjeter?

Jane dy letra
Njera eshte shkruajtur sepse Mejdani i dha Turqise Pash Alimanin dhe ajo tjetra eshte letra qe Ju te djathtes deshironi ti dergoni Presidentit Mosiu per mosdhenien e bazes se Bisht Palles grekeve.

Shiko cfare koicidense.
Te firmos une qe te me marre turku ne krahe Shqiperine?
Nuk mjaftuan 600 vjet qe qendruam Koloni e pushtuesve turq.
Duam pra, duam prape
Nuk jemi ngopur, nuk jemi ngopur
Jepi, jepi
Oh te keqen, oh te keqen
PoooPooooPoooo


O njeri, duhet te dish dicka se edhe greket nje mut jane si turqit, por kur ju e beni fushe shahu Shqiperine edhe lart e me lart deri me Kosove u jepni tokat te huajve pa pyetur popullin, le qe cju duhet ju populli.
Ju punoni per trojet se populli eshte vari lesht.
Toka ka rendesi me te madhe se njeriu.
Se ne fund te fundit njeriu koqe lindi dhe koqe vdiq.

Une do te ju therras nacionalista tokesore sepse toka na duhet kur te varrosen ata shqiptare dhe ata pushtues qe kane ngelur pa varrosur.
<span style="font-weight: bold">dhe te lutem mos ma dridh muhabetin, e shikon se dy shkrimet bien ndesh me njera tjetren. Kur Mejdani i dha Turqise PashAlimanin, Nano doemos do i jape Greqise Bisht Pallen dhe kete do ta beje pa pyetur juve.</span>

<span style="font-weight: bold">E tashme kane ngelur Bektashinjte pa baze tokesore ne Shqiperi, por edhe Iranit do ti bejme vend ne Shqiperi meqe edhe Sabri Godo do ta pelqente nje gje te tille</span>

Shqiperia e te gjitheve, e ne te gjithe jemi te Botes
 

Prim

Primus registratum
Re: Lexoni o bashkeforumas, turpin me te madh qe ka mbuluar Kombin

O qypa, pse ulerini kot qe te dy. Turqia dhe Greqia jane ne NATO dhe bazat i jepen NATO-s, o budallenj, se nuk plasi as njera as tjetra per ca rripa toke qe s'i marrin dot ne krahe e ti cojne as ne Turqi, as ne Greqi. C'kujtoni ju se bota ha bar dhe po le te livadhisin kujt ti mbushet mendja neper Ballkan? Edhe sikur te luten nga mengjezi ne darke gjithe qeverite shqiptare per ta shitur Shqiperine, nuk i le njeri as ata ta shesin, as ata te tjeret qe keni merak juve ta blejne. Mblidheni mendjen, ne bote as mizat nuk fluturojne pa leje, jo te ngrihen baza e te shit-blehen shtete.
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Lexoni o bashkeforumas, turpin me te madh qe ka mbuluar Kombin

Primo e di si eshte muhabeti
Kastrioti mendon keshtu:
Po sikur te shperbehet Nato-ja dhe te na e rrase perseri Greqia?
Ka shume te drejte .
Edhe ne themi sikur te kishte halla ko.e do ta therrisnim Baba ,me fal vellain e Babait
Nejse Babai banon pak me larg ndersa vellai i babait banon pak me afer se Babai &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Prim

Primus registratum
Re: Lexoni o bashkeforumas, turpin me te madh qe ka mbuluar Kombin

E di ate &quot;do bjere sepata te me vrase djalin?&quot; e thoshta njera pa burre, pa djale, pa asgje, qante me oi se do binte sepata dhe do ti vriste ate djalin imagjinar. Keto jane gjepura. Njerzit po vdesin per buke e po ngrijne femijet nga i ftohti si ne shekullin e qoftelargut, ne paskemi kohe te bejme duva c'do ndodhi po te prishet NATO. Hicgje s'do ndodhi. E gjithe bota eshte e mbushur me baza lloje lloje, nese s'ka NATO, s'ka as baza. Cfare endrrash shihni juve, nga ato me nendetse ruse ne Pasha Liman, qe na i bente merrhumi film? Po te vije ajo dite nuk e ka ne dore as Turqia, as Greqia, as Shqiperia se c'do behet me bazat.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Lexoni o bashkeforumas, turpin me te madh qe ka mbuluar Kombin

Për mua janë njësoj okupatorë si Turqia ashtu edhe Greqia. Tani vërtetë na kanoset më shumë rreziku nga greket, sepse rrezikojmë të bëhemi koloni e tyre. Jam kundër me ua dhënë bazat Italisë, Turqisë dhe Greqisë. Ua kisha dhënë SHBA sepse vetem ajo na ka dashur, na do dhe do na dojë. Dy herë deri tash na ka shpëtuar.
Vërtetë po mbytemi nga priftërinjtë grekë, nga kompanitë greke, dhe nga malli grek edhe i atillë që i lë pa treg prodhimet bujqësore të shtetasve shqiptarë. Edhe kultura, muzika, gjuha e shkollat greke do na e zënë frymën!
 

Guest
Re: Lexoni o bashkeforumas, turpin me te madh qe ka mbuluar Kombin

pe.ilish
e di si thote nje koke e zgjuar qe me siguri kastriotit nuk do ti pelqeje?
<span style="font-weight: bold">SHQIPTARE ME VLLAZEN JENI TUJ U VRA,NDER 100 CETA JENI SHPERNDA......E MOS SHIKONI KISHA E XHAMIJA SE FEJA E SHQIPTARIT ASHT SHQIPTARIA.</span>
 
Top