Legalizimet, Kuvendi miraton përdorimin e bonove

Legalizimet, Kuvendi miraton përdorimin e bonove

Përdorimi i bonove për legalizimin e ndërtimeve pa leje mori aprovimin final nga Parlamenti, pasi deputetët votuan që të gjithë pro propozimit të qeverisë. Miratimi i përdorimit të bonove të privatizimit parashikon të rrisë të ardhurat në arkën e shtetit dhe i jep nxitje procesit të kompensimit të pronave. Në këtë pikë, Parlamenti rrëzon përfundimisht kërkesën e ALUIZNI-t, i cili kishte propozuar “hipotekim me kushte për ata individë që nuk kishin shlyer pagesat për legalizimin e objektit informal”. Për ministrin e Financave, Ridvan Bode, përdorimi i bonove do të gjallëronte tregun financiar të letrave me vlerë dhe u jep shanse atyre familjeve që i posedojnë ato. Sipas ministrit, jo të gjitha ndërtimet pa leje do të legalizohen me bono, ndërsa vlera e tyre do të jetë në bazë të tregut.

Ligji

Parlamenti nuk votoi mbrëmë asnjërën prej propozimeve të ALUIZNI-t mbi ligjin “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin pa leje”, pasi nuk lidheshin me objektin e ligjit. Sipas projektligjit të miratuar dje, synohet përshpejtimi i procesit të legalizimit, duke ligjëruar përdorimin e bonove të privatizimit një mënyrë pagese për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Nisur nga ndryshimeve që i janë bërë projektit, parashikohet që të ardhurat e arkëtuara nga procesi i kalimit të pronësisë së shtetit drejt vetëdeklaruesit të parcelave ndërtimore, ti shkojnë buxhetit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave si fond kompensimi financiar të pronës. Sipas të njëjtit projekt, bonot e privatizimit të përftuara nga ish-të përndjekurit politikë dhe nga subjektet e tjera gjatë procesit të privatizimit të pronës shtetërore kanë të njëjtin trajtim me bonot e tjera të privatizimit. Sa u takon taksave, që lidhen me kalimet e së drejtës së pronësisë, bëhen vetëm me lekë. Lejimi i pagesës me bono privatizimi, si një mënyrë alternative e pagesës, është futur edhe për pagesën e gjysmës së vlerës për sipërfaqe të mëdha. Nga procesi i legalizimit janë mbledhur 2 miliardë lekë, ku 1 miliard lekë do të përdoren për kompensimin e ish-pronarëve, trojet e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informate.

ALUIZNI

Propozimet e ALUIZNI-t konsistonin në kufizimin e regjistrimit të objektit pa leje në hipotekë, për ata individë që nuk i kanë kryer ende pagesat. Detyrimet janë pagesa financiare e pronësisë dhe taksa vendore e ndikimit të infrastrukturës. “Institucioni i ngarkuar me kryerjen e procedurave të legalizimit të ndërtimeve informale ka përfunduar dokumentacionin ligjor dhe ka kryer procedurat e kualifikimit për 70 për qind të objekteve pa leje, për të cilat mbeten për tu shlyer detyrimet financiare”, thotë njëra pikë e propozimit. Sipas ALUIZNI-t, regjistrimi i kufizimit mbi këto pasuri të legalizuara do të garantojë moskryerjen e veprimeve me to deri në shlyerjen e detyrimeve financiare të legalizimit.

Përdorimi i bonove

Për parcelat ndërtimore jashtë vijave të verdha, me sipërfaqe mbi 500 m², çmimi i shitjes është sipas vlerës së tregut në çastin e kalimit të pronësisë dhe deri në 50 për qind të vlerës pagesa mund të kryhet me bono privatizimi. Kjo mënyrë përcaktohet edhe për gjysmën e vlerës së shitjes së parcelave ndërtimore të vendbanimeve informale brenda vijave të verdha, me sipërfaqe mbi 300 m², si dhe për sipërfaqet e trojeve të zëna me shtesa anësore pa leje në ndërtime me leje, brenda vijave të verdha për sipërfaqe mbi 100 m².(Shqip)

wd-kK-Z__mA

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24624. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24624

Top