Lady Gaga do të japë koncert në hapësirë.

  • Thread starter Flavja
  • Data e fillimit
F

Flavja

Guest
Lajmi është dhënë nga vetë Miss Germanotta në profilin e saj në Twitter. Ajo ka shkruar #GagaInSpace2015 duke lënë takim tre ditorë për në bazën hapësinore të hapur për publikun në Nju Meksiko, në SpacePort America.

Koncerti do të bëhet me rastin e lançimit të udhëtimit të dytë hapësinor të anijes kozmike “turistike”, Virgin Galactic Spaceship Two, e destinuar për të qenë kompania e parë e udhëtimeve hapësinore.

Sipas programit, Lady Gaga do të jetë mes pasagjerëve dhe do të japë një koncert vërtetë të veçantë gjatë udhëtimit.

Një performim në gravitet Zero që do ta fusë këngëtaren në rekordet Guiness.

8 nëntor 2013 (gazeta-Shqip.com) Mira Hysenbelli
 

Al-Punk

Still here
me ngeli ne mendje " koncert vërtetë të veçantë gjatë udhëtimit". Sigurisht ajo nuk do mund te kendoje kur te jete duke kaluar atmosferen.
Duke marre parasysh se "udhetimet" ne hapesire do zgjasin jo shume minuta jashte atmosferes, i bie qe do fluturoje, do kete shtypje e presion sa te kaloje atmosferen, do tentoje te kendoje(goxha guxim ama) dhe do bjere prap ne toke :)
 
Top