Kush e ka fajin per gjendjen energjitike ne AL

Kush e ka fajin per gjendjen energjitike ne AL

Po hap ket temen se jemi cmendur fare me kete gjendjen e dritave,turp i botes vend ne mes te europes te kete keshtu problemesh me drita dhe uje(pastaj na shesin dokrra politikanet qe do futemi ne BE,NATO etj)
 
M

Mortal

Guest
Re: Kush e ka fajin per gjendjen energjitike ne AL

Une kam familjen andej, dhe sinqerisht me vjen aq keq per ata aty...sa nuk kam nerva te flas per dicka te tille. Eshte turp, turp. Edhe vendet e "Botes se Trete" kane drita.
I teri eshte nje "rref vicioz".
 

Al-Punk

Still here
Re: Kush e ka fajin per gjendjen energjitike ne AL

16 vjet politike e ka fajin per dritat! Asnje qeveri nuk ia hedh dot fajin tjetres. 16 vjet dhe asnje projekt serioz nuk eshte filluar per kete problem. Ishin bere si jevgjit, ne dimer kerkonin me e ble si frengu pulen, ne vere ku ta shisnin te fusnin ca leke ne arken e shtetit.

Ja cfare politikanesh te ndershem kemi. Maksimumi i ndershmerise se tyre eshte te fitojne zgjedhjet e ardhshme dhe te "luftojne" korrupsionin. Se ca behet pertej mandatit te tyre, askush nuk e ka care koken!
 
S

Scorpion

Guest
Re: Kush e ka fajin per gjendjen energjitike ne AL

Faji eshte i perbashket them une. Politika ka shume faje. Ne 15 vjet ajo nuk investoi ne HEC apo TEC. Ne keto 15 vjet faj ka pat dhe PS ( 8vjet) dhe PD ( 7 vjet ).

Por faj ka dhe nje pjese ( ajo me injorantja) e ketij populli qe nuk paguan dritat. Kujtoni se Shkodra dhe Vlora ngriheshin ne protesta kunder erresires kur dihet shume mire se arketimet i kane per faqe te zeze.
 

Diddy19

Su@mi
Re: Kush e ka fajin per gjendjen energjitike ne AL

Aman Skorpion se keto jane te lidhura varg njera pas tjetres. Pse Shkodra dhe Vlora s'paguanin dritat? Sepse su pelqente? Se ke menduar ndonjehere se qytetaret s'paguanin sepse s'kishin me se te paguanin? Te duken absurde termat "papunesi", "te ardhura minimale"? Nuk ka te beje injoranca me mos-pagimin e dritave. Dritat si fillim nuk paguheshin sepse qytetaret s'kishin leke per ti paguar (me vone pastaj u be "mode")
 
S

Scorpion

Guest
Re: Kush e ka fajin per gjendjen energjitike ne AL

Vintage nuk bera pergjithesime, vetem te dish diçka qyteti ku jetoj une Elbasani, ka pasur 100 % pothuajse te arketimit te pagesave te energjise elektrike dhe eshte "diskriminuar" shume ne kufizimet e saj.
 

Diddy19

Su@mi
Re: Kush e ka fajin per gjendjen energjitike ne AL

Kjo atehere deshmon se ne Shqiperi s'ka drita paçka se njerezit paguajne faturat e energjise elekrike?
Ishte normale kur shpesh fatura ishte afrofè? Dmth ishte "takse" fikse pavaresisht nga ajo qe ne konsumonim?Familja ime i ka paguar gjithnje faturat por drita prape se prape nuk kemi patur(dhe s'kemi).
 

regisa

Primus registratum
Re: Kush e ka fajin per gjendjen energjitike ne AL

fajin kush e eka ai gjithmon ngelet jetim nga te dyja qeverit .Per mendimin tim kemi po ato hidrocentrale dhe termocentrale qe nga koha e Enverit asnje ndryshim popullesia eshte rritur pluse gjendja eshte permiresuar qe nga koha e xhaxhit e deri tani plus pallate jane bere dhe asgje ska ndryshuar nga kesh as lidhjet e vjetra sjane nderuar asgje .
 
Top