Kush është shkrimtari më i madh shqiptar?

ledioni

Primus registratum
Shkrimtari me i madh shqiptar?

Ismail Kadare eshte shkrimtari shqiptar me i njohur, dhe sa here i pyet shqiptaret se ke preferojne si shkrimtar gjithmone thone Ismail Kadare, por kush mund te quhet vertet si nr.1 i letersise shqiptare, emra ka shume.
 

Ema

Goddes
Re: Shkrimtari me i madh shqiptar?

E hape sherrin lale.
Tani prit pergjigjet /pf/images/graemlins/smile.gif
 

shuquri

Primus registratum
Re: Shkrimtari me i madh shqiptar?

Hë, vërtetë ka hapur një sherr ky Ledioni. Por, si të them?... Po të jetonte në këto kohërat tona Naim Frashëri, pale se ku do mbrrinte, ose Gjergj Fishta, Konica a ndonjë tjetër.

Megjithëkëtë, sot për sot dhe për këto kohë tani Ismail Kadareja më duket mua si shkrimtari më i madh shqiptar i ditëve tona.
 

aka70

Primus registratum
Re: Shkrimtari me i madh shqiptar?

Sa qejf sherr. Po c´ne Naimi me shoke, rrinin andej me stambolleshkat, frymezohej prej tyre dhe kur i vinte germezonte dicka per shqiptaret e shkrete. Une respekt te jashtezakonshem kam per Migjenin. Te jetonte dhe pak me gjate se e mori jeta te ri shume...
 

hells_kitchen

Forumium praecox
Re: Shkrimtari me i madh shqiptar?

Po aman mor .... Ismail Kadare ka shkurar shume romane dhe vepra kete e ka merite plotesisht qe nuk ja mohon njeri .. por bukurine e shkrimtareve te shkuar ne letersi asnje nuk e shpalos si Naim Frasheri apo ne vecanti shume te rralle Fan Stilian Noli... dhte tjeret duke futur De Raden dhe Abdylin se dhe ai e beri nje Shqiperia Cka qene C'eshte dhe cdo te behet...

Fan Noli ka vjershat me te bukura qe nuk vdesin asnjehere...
Nga "anes lumnjeve"

Anes lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbës, anës Spree-së.


Ku e lam' e ku na mbeti
Vaj-vatani e mjer-mileti
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur?


Se ç'e shëmpnë derbederët,
Mercenarët dhe Bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës!


Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall' as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç' u-mpaka,
Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.


Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
Endërronj pa funt, pa shpresë
Anës Elbës, anës Spree-së.


[/b]Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet Beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta,
Dhe kudo gjëmon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë![/b]


Ky ilaç e ky kushtrim
Më bën djal' e më bën trim,
Më jep forc' e më jep shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë
Që do kthehemi një herë
Pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.


Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur
Brohorit me bes' e shpresë
Anës Elbës, anës Spree-së.

Hamburg, Maj, 1930.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Shkrimtari me i madh shqiptar?

Ironike por vete Kadare ka botuar nje nga librat me te mire "Ardhja e Migjenit ne letersine shqiptare" ku merr ne analize shume shkrimtare (Nolin, Konicen, Poradecin, Fishten,dhe sigurisht Migjenin vete).
Gjithsesi per mua Kadare mbetet me i miri, me pas vjen Noli dhe Migjeni.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Shkrimtari me i madh shqiptar?

Shkrimtari...me i madh?,Me duket pak i cunguar ky titull i ksaj teme,sepse ne kemi vetem nje shkrimtar te madh,I.Kadare.
Ndersa te tjeret(Naimi,Fishta,de Rada,Koliqi,)kane qene ma teper se sa "shkrimtare".

Pra,persa i perket "shkrimtarit/romancierit",Kadare mbetet i pa konkurruar.
 

Agon

Primus registratum
Re: Shkrimtari me i madh shqiptar?

Shkrimtari me i madh shqipetar jam une.............














e pastaj vjen Naim Frasheri
 

Agon

Primus registratum
Re: Shkrimtari me i madh shqiptar?

Anes lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbës, anës Spree-së.


Ku e lam' e ku na mbeti
Vaj-vatani e mjer-mileti
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur?


Se ç'e shëmpnë derbederët,
Mercenarët dhe Bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës!


Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall' as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç' u-mpaka,
Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.


Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
Endërronj pa funt, pa shpresë
Anës Elbës, anës Spree-së.


Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet Beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta,
Dhe kudo gjëmon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!


Ky ilaç e ky kushtrim
Më bën djal' e më bën trim,
Më jep forc' e më jep shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë
Që do kthehemi një herë
Pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.


Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur
Brohorit me bes' e shpresë
Anës Elbës, anës Spree-së



Dhe kjo eshte vepra me e mira shqiptare
 

ndricim

Primus registratum
Re: Shkrimtari me i madh shqiptar?

une kam shkruar me qindra leksione vetem k'te jave, ma merr mendja se jame une
 

ndricim

Primus registratum
Re: Shkrimtari me i madh shqiptar?

Ismail Kadare eshte bisnezmen, shkrimet e tij jane per qellim fitimi dhe disa kane cuar ne percarje te shqipetareve, nuk i afrohet dot kush Frasherit
 

Hushh

Primus registratum
Re: Shkrimtari me i madh shqiptar?

Naimi eshte shkrimtar per kalamaja. Krahasoni vargjet e tij mbi gjuhen shqipe me forcen e qe shtyjne ne kraharor vargjet e Fishtes...
Por per mua shqipfolesi me i larte, me i bukur eshte: N O L I.
Shqiperimet e tij jane si te askujt tjeter.
 
Top