Kulla Eiffel mbush 120 vjeç, spektakel dritash ne Paris

Kulla Eiffel mbush 120 vjeç, spektakel dritash ne Paris

Çdo natë për tre muajt e ardhshëm deri me 31 dhjetor, një shfaqje spektakolare prej 12 minutash do të zhvillohet për këtë rast. Kulla Eiffel në Paris është ndriçuar nga dritat e shumta, për të festuar 120-vjetorin e krijimit të saj.
Çdo natë për tre muajt e ardhshëm deri me 31 dhjetor, një shfaqje spektakolare prej 12 minutash do të zhvillohet për këtë rast. 12 minutat tregojnë mbledhjen e një minute për çdo dekadë, që kjo kullë legjendare qëndron në këmbë në kryeqytetin francez. Spektakli u përsërit çdo 30 minuta për dy orë në hapjen e mbrëmjes, me ngjyra, tinguj dhe efekte të ndryshme. </p>


Të gjitha këto kanë kriujar një pamje piktoreske në Paris. Spektatorë të këtij spektakli ishin banorë të shumtë të qytetit, por edhe turistë të huaj. Të tjerë e kanë parë shfaqjen nga shtëpitë e tyre, nga makinat, apo nga interneti. Ndricimi eshte progresiv, niset nga baza dhe mberrin deri ne majen e kulles plot 325 metra te larte, nderkohe qe 400 projektore jane perdorur per lojrat e dritave. </p>


Kulla Eiffel eshte monumenti me pagese me i vizituar ne bote. Thuajse 7 milione njerez u ngjiten gjate vitit 2008. E projektuar nga arkitekti Gustave Eiffel, emrin e te cilit mban, ajo u perurua me 31 mars 1889, si symbol i Ekspozicionit universal parizian. Ne ate kohe, per te ndricuar u perdoren 10 mije llampa gazi, por efekti spektakolar ishte i njejte./Reuters/</p>
_rOE4N1iYh4

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/te-tjera/kulla-eiffel-mbush-120-vjec-spektakel-dritash-ne-paris.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/te-tjera/kulla-eiffel-mbush-120-vjec-spektakel-dritash-ne-paris.html
 
Top