Kufijtë, Moisiu: Negociatorët nuk ishin kompetentë

Kufijtë, Moisiu: Negociatorët nuk ishin kompetentë

Ish- presidenti reagon publikisht për skandalin e marrëveshjes së kufijve detarë me Greqinë

Ish – presidenti, Alfred Moisiu, reagon për herë të parë publikisht për skandalin e marrëveshjes së kufijve detare me Greqinë. I pranishëm në një konferencë mbi integritetin e drejtuesve, ish-kreu i shtetit kritikoi dhe bëri përgjegjës autoritetet dhe negociatorët se kanë trajtuar në mënyrë jokompetente këtë çështje delikate gjatë hartimit të marrëveshjes me palën greke.

“Mendoj se nuk është e vështirë të konkludohet se në këtë mes ke të bësh me një veprim që duket qartë, që është trajtuar me një mënyrë jokompetente, nga ata që ishin ngarkuar për të menaxhuar hartimin e saj.”- tha Moisiu. Ish presidenti i vendit vlerësoi rolin e medias, si një faktor pozitiv që realizoi transparencën e marrëveshjes.

“Fakti që një pjesë e mirë e medias së pavarur u angazhua me të drejtë dhe me forcë në bërjen sa më transparente të problemit, mendoj se ishte një faktor tepër ndihmues për të qartësuar se çfarë ishte e drejtë dhe çfarë jo.

Gjithashtu, fakti që miratimi i marrëveshjes u shty më tej, tregon se forca e opinionit publik dhe e medias, kur tregohet integritet në trajtimin e problemeve dhe mbahet qëndrim i tillë, jep rezultate pozitive. “- tha Moisiu.

Dy javë më parë ish-presidenti e akuzoi kryeministrin Berisha për servilizëm ndaj Greqisë. Duke u shprehur gjatë promovimit të librit “Midis Nanos dhe Berishës”, ish-kryetari i shtetit apeloi institucionet shtetërore që të rishikonin marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë. “Më duket një servilizëm i qeverisë sonë ndaj qeverisë greke.

Fakti që ka një reagim në lidhje me këtë çështje, tregon se diçka aty duhet parë” – deklaronte ai.
Marrëveshja për kufijtë detarë është firmosur në prill të 2009 dhe mediat shqiptare denoncuan, se me këtë marrëveshje vendi ynë i falte Greqisë 354 km katror sipërfaqe ujore në detin Jon.

Koloneli në lirim dhe një ndër ekspertët më të njohur, Myslim Pashaj, ishte nga të parët që bëri oponencën e hapur ndaj paktit detar me Greqinë. Marrëveshja është ankimuar nga gjashtë parti të majta dhe të djathta në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e kësaj çështjeje.

Sensibilizimi i bujshëm detyroi Kuvendin të shtyjë ratifikimin e marrëveshjes që ishte caktuar në fillim më 19 tetor dhe dy ditë më parë të vendosë për një shtyrje tjetër të pacaktuar të datës së ratifikimit të marrëveshjes.

Ministri i Jashtëm

Meta: Pika 150, diskutim mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë

Zv. Kryeministri dhe ministri Meta, i sapokthyer nga vizita zyrtare në Itali, i pyetur dje gjatë një konference për shtyp, se cili është qëndrimi i Italisë për pikën 150 në marrëveshjen e ndarjes së kufijve detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë u shpreh:

“Ju e dini që marrëveshja midis Shqipërisë dhe Greqisë është një marrëveshje midis dy vendeve sovrane, e cila nuk ka efekt për vende të treta. Greqia dhe Italia këtë problem bilateral e kanë zgjidhur prej kohësh, sikurse edhe Shqipëria me Italinë e kanë zgjidhur prej kohësh.

Përsa i takon pikës treshe, kjo çështje do të diskutohet në negociata trilaterale, mes të tre vendeve. Nuk ekziston asnjë shqetësim për këtë problem”
Në deklarimet e mëparshme për mediat, Meta i kishte quajtur spekulime denoncimet për marrëveshjen detare.

“Ka pasur një spekulim të jashtëzakonshëm për marrëveshjen me Greqinë. Italia dhe Greqia e kanë caktuar kufirin në vitin 1977, Shqipëria me Italinë në vitin 1990. Përsa i takon pikës treshe, ku takon pika e kufirit në det, do behet me negociata trepalëshe. Nevoja për të pasur një marrëveshje me Greqinë ka ardhur nga publikimi i një lajmi se një kompani e njohur do të bënte kërkime në det dhe sipas palës greke, kërkimet do të bëheshin në mes të kufirit.

Duhej zgjidhur si problem, sepse nuk ka pasur kufij dhe bisedimet janë bazuar te Konventa e Detit, ku dy vendet janë anëtare”, kishte deklaruar Meta në një debat me gazetarët dy net më parë.

Ngjela: Berisha shiti detin për interesat e tij

Kyetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, i rreshtuar përkrah PS-së dhe partive të tjera të majta në protestën për hapjen e kutive të votimit, mbrëmë në Shkodër, ka hedhur një sërë akuzash për qeverinë, në veçanti për çështjen e kufirit me Greqinë.

Sipas Ngjelës, kryeministri Berisha vendosi të shesë bregdetin për të realizuar interesat e tij personale dhe familjare. “Për një shtet që është rrjepur nga territori, është e papranueshme të vijë një kryeministër i papërgjegjshëm, që shet detin me para dhe thotë me paturpësi që ne zgjidhëm një konflikt. Ky është turp”, ka pohuar Ngjela.(Shekulli)

tu1z7MwUQJQ

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24688. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24688

Top