KORRUPSION APO GRUSHT SHTETI?

komino

Valoris scriptorum
KORRUPSION APO GRUSHT SHTETI?

Ish-zyrtari i Ministrisë së Brendshme Saimir Lacei: Lajmërova edhe Berishën me SMS

“U shtypën 1.4 mln certifikata të pasigurta”

Lacei: Më shkarkuan nga puna pasi denoncova skandalin


--------------------------------------------------------------------------------

Artemida Çollaku
a.collaku@gazetashqiptare.com

Një ndër zyrtarët e lartë të administratës së shtetit, në Drejtorinë e Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme, Saimir Lacei, me detyrë ish përgjegjësi i sektorit të dokumentacionit dhe procedurave në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile gjatë një interviste dhënë për Gazeta Shqiptare denoncoi falsitetin e procesit. Ai thotë se vetëm katër ditë pasi këtë gjë ia ka bërë të ditur presidentit, u njoftua për largimin nga detyra. Ndërkohë që për këtë çështje ka lajmëruar edhe kryeministrin Berisha dhe ministrin Olldashi. Bëhet fjalë për 1 milionë e 400 mijë certifikata pa asnjë element sigurie që janë shpërndarë nga ministria. Menjëherë reagoi ministria e Brendshme, nëpërmjet Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Eduart Aliko. “Certifikatat janë të rregullta dhe të sigurta komform ligjit”, u shpreh ai. Aliko shprehet se ministri Olldashi nuk ka bërë asnjë presion dhe nuk ka lidhje me çështjen e certifikatave, ndërsa sqaron se Lacei është shkarkuar nga detyra për shkelje të përsëritura disiplinore.
Kur u konstatuan certifikata me mangësi të elementëve të sigurisë?
Komisioni i ka konstuar që ditën e parë, pra më datë 28 gusht të këtij viti. Atë ditë ne nuk bëmë asnjë veprim për të vënë në dijeni instancat më të larta të institucionit tonë. Ndërkohë e njëjta situatë ishte edhe në ditët në vazhdim. Kështu komisioni firmosi një procesverbal në të cilin tregohej konstatimi që kishim bërë ne si komision dhe që u firmos nga të gjithë anëtarët tij.
Çfarë hapi keni ndërmarrë pas firmosjes së procesverbalit?
Unë me funksionin e përgjegjësit të sektorit të dokumentacionit dhe proceduarve në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile vura në dijeni sekretarin e përgjithshëm dhe drejtorin e Përgjithshëm.
Cili ishte reagimi që ju keni marrë pas vënies në dijeni të eprorëve tuaj?
Nuk pati asnjë reagim. Nisur nga një situatë e tillë unë kam dërguar në Ministrinë e Brendshme më 12 shtator të gjithë dokumentacionin që tregonte se certifikatat nuk ishin të rregullta dhe të sigurta konform ligjit. Por s’pati asnjë reagim. Më 18 shtator unë kam dërguar dosjen e dokumenteve vetë dorazi deri në Kryeministri, dhe pasi i dorëzova më dhanë edhe numrin e protokollit dhe datën e dorëzimit. Por as pas kësaj përpjekjeje unë nuk mora asnjë përgjigje. Kisha dëgjuar që kryeministri u përgjigjej mesazheve që qytetarët i dërgonin në numrin e tij të celularit, dhe këtë gjë bëra edhe unë. I dërgova një mesazh në numrin e tij ku i shpjegoja se kush isha dhe se çfarë kërkoja. Por nuk mora asnjë përgjigje. Më pas unë këtë dosje e dërgova tek Presidenti i Republikës.
Mendoni se Presidenti do t’i japë zgjidhje kësaj çështjeje?
Nuk e di. Unë bëra një veprim që do ta kishte bërë çdo zyrtar i administratave të vendeve ku demokracia dhe shteti ligjor funksionon në rregull. I ndoqa të gjitha hapat që ligji më detyron të ndjek kur unë si punonjës i administratës gjendem përballë situatave të tilla.
Ju deklaruar se janë shpërdarë rreth 1400 certifikata të parregullta. Si mendoni se mund të dalin këto certifikata nga qarkullimi?
Unë nuk mund të jap recetën e zgjidhjes së këtij problemi. Unë bëra konstatimin dhe këtë shqetësim e përcolla tek të gjitha instancat që duhet të merrnin masa.
Pse e publikuat tani këtë çështje, pasi ju thatë se e keni konstatuar që më 28 gusht?
Unë isha punonjës i administratës dhe mua ligji me detyron që t’i drejtohem instancave më të larta për zgjidhjen e çdo lloj shqetësimi. Unë nuk kisha asnjë të drejtë të bëja publike diçka që kisha konstatuar pa vënë në dijeni eprorët e mi. Vendos ta publikoj për faktin e thjeshtë së megjithëse kaloi më shumë se një muaj unë nuk mora asnjë përgjigje, për shqetësimin e ngritur.
Mendoni që këto certifikata do të ndikojnë në procesin zgjedhor?
Duhet të kuptoni se shpërndarja e këtyre certifikatave nuk është problem vetëm për zgjedhjet, por edhe për marrjen e një vize, për procesin e legalizimeve. Unë nuk dua që çështja të politizohet. Shpërndarja e këtyre certifikatave na dëmton të gjithëve ne.
Juve, ju hoqën për këtë denoncim?
Në vend që të mbështetesha për konstatimin e bërë, 4 ditë pasi kam njoftuar kryeministrin për abuzimet e bëra, më kanë larguar nga detyra. Përgjegjësi kryesor për këtë ngjarje është ministri i Brendshëm Olldashi, i cili ka iniciuar dhe urdhëruar vazhdimin e mëtejshëm të këtij veprimi me përmasat e një skandali. Nëpërmjet Drejtorit të Dokumentacionit dhe Procedurave, Z.Edmond Gjoleka, Ministri i Brendshëm ka ushtruar presionin të egër dhe të vazhdueshem gjatë gjithë kohës që lëvrohej ky mall, në mënyrë që shkeljet e konstatuara të anashkaloheshin, dhe ky abuzim të vazhdonte.

www.GAZETASHQIPTARE.COM
 

komino

Valoris scriptorum
Re: KORRUPSION APO GRUSHT SHTETI?

Akoma nuk eshte ftohur debati mbi rregjistrin e perkohshem te zgjedhesve
 

MLK

Primus registratum
Re: KORRUPSION APO GRUSHT SHTETI?

Kjo eshte nje shkelje teper e rende dhe duket e paimagjinueshme se si administrata e gjendjes civile te leshoje çertçikata ku mungojne elemente sigurie te evidentur, e te firmosur nga nje komision!
Ajo qe ben pershtypje eshte fakti se dosja i eshte derguar drejtorise se gjendjes civile, ministrise se brendeshme, kryeministrise, dhe eshte telefonuar Kryeministri ne numrin e telefeonit te cilin ai e ka bere publik per problemt e korrupsionit!
Nga ky moment shqiptaret humbin dhe ate pak besim qe kishin krijuar apo iluzionin ndaj luftes kundra korrupsionit.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: KORRUPSION APO GRUSHT SHTETI?

Çështja është denoncuar edhe tek Kryeministri edhe tek Presidenti
Tiranë- Dje ka shpërthyer një skandal tjetër që është bërë publik që fakton mjaft qartë qëllimin e manipulimit të zgjedhjeve nga partia Demokratike dhe përfaqësuesit e saj. në një komunikim me mediat ish- përgjegjësi i Sektorit të Dokumentacionit dhe procedurave në Drejtorinë e përgjithshme të Gjendjes Civile Saimir Laçej, ka bërë publik faktin se me urdhër të përfaqësuesve të qeverisë janë lejuar shumë parregullsi në shpërndarjen e certifikatave, që kanë qenë për pajisjen e qytetarëve me mjete identifikimi. Sipas Laçejt ai kishte dalë në këtë komunikim për vetë faktin se donte të denonconte publikisht skandalin e ndodhur me dokumentin e identifikimit siç janë certifikatat, skandal i cili dëmton shumë rëndë interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të vetë shtetit. "Në muajin Gusht, filloi lëvrimi i certifikatave që do të përdoren për vitin 2006-2006. gjatë lëvrimit të certifikatave ku unë u caktova në detyrën e kryetarit të komisionit janë konstatuar: - Mungesë fizike e certifikatave në pako; Çertifikata pa holograme; Dëmtime të shumta në thellësi dhe në faqen e hologramës; Prerje jo e saktë e hologramës, konstatim prerje me zhvendosje më lart ose më poshtë si dhe majtas apo djathtas; Dublim seria në certifikata, të cilat kanë të njëjtin numër kodi dhe numër serie dhe konstatohen brenda një pakoje; Cilësia e Letrës është e ndryshme nga Specimenti i kërkuar. Kjo mangësi është konstatuar në shumë fletë. Ndërmjet dy pakove me të njëjtin numër certifikatash prej 100 copësh, vërehet dukshëm diferencë mes pakove si pasojë e ndryshimit të letrës. Shkrim në vijë jo të drejtë të numrit tre shifror të kodit me numrin seria gjashtëshifror; Çertifikata pa numër serie ose pa numër kodi" është shprehur Laçej. Por më e rënda sipas tij është se nga subjekti prodhues nuk ka ardhur akoma dokumentacioni i plotë shoqërues i mallit i cili është i parashikuar në nenin 6 të kontratës. Përgjegjësi është shprehur në denoncimin tij publik se duke parë që çertifikata kishin kaq shumë probleme dhe mangësi ka njoftuar urgjent të gjithë titullarët që në momentin q kjo është konstatuar, duke ua bërë këtë komunikim me shkrim, që nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, deri në Ministrinë e Brendshme apo edhe tek kryeministri i vendit,. Por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Pavarësisht se abej nuk pëlqen të deklarojë se këto certifikata mund të jenë bërë në këtë mënyrë për efekt manipulimit të zgjedhjeve nuk e mohon këtë, madje ai thekson se ka edhe një pikë tjetër shumë më të rëndë në lidhje me këtë që është ajo pajisjes së njerëzve të inkriminuar me certifikata, dhe më pas për pasojë me pasaporta që do të sjellin shumë probleme në një të ardhme për vendin.

4 ditë pasi njoftoi Berishën për skandalin, ju komunikua shkarkimi

Tiranë- Në momentin që përgjegjësi i Sektorit të Dokumentacionit dhe procedurave në Drejtorinë e përgjithshme të Gjendjes Civile Saimir Laçej, ka bërë publik faktin se me urdhër të përfaqësuesve të qeverisë janë lejuar shumë parregullsi në shpërndarjen e certifikatave, që kanë qenë për pajisjen e qytetarëve me mjete identifikimi, duke ia dërguar faktet për parregullsinë në këto certifikatave të gjithë instancave më të larta të shtetit, deri tek kryeministri ka marrë një reagim shumë të ndryshëm nga ai që priste. . Sipas Laçejt ai kishte parë që çertifikata kishin kaq shumë probleme dhe mangësi ka njoftuar urgjent të gjithë titullarët që në momentin që kjo është konstatuar, duke ua bërë këtë komunikim me shkrim, që nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, deri në Ministrinë e Brendshme apo edhe tek kryeministri i vendit,. Por nuk ka marrë asnjë përgjigje, "përkundrazi në vend që të mbështetesha për konstatimin e bërë, 4 ditë pasi kam njoftuar kryeministrin për abuzimet e bëra, më kanë larguar nga detyra" ëhstë shprehur Salimir Laçej, duke deklaruar se nuk ka për ta lënë me kaq këtë denoncim, por ka për të vazhduar edhe më tej, deri sa të zbardhet e vërteta e gjithë kësaj.

Berisha me Olldashin po përgatisin manipulimin e zgjedhjeve

DURRËS- Po merren me shpejtësi masat për të përgatitur skemën e vjedhjes së votave në zgjedhjet e pushtetit vendor. Berisha duke e parandjerë pakënaqësinë popullore sidomos në Tiranë e Durrës ka frikë nga vota e lirë e popullit ndaj pasi po shtrin dalëngadalë duart nga SHISH-i ka filluar të merret edhe me policinë e qarkut të Durrësit dhe policinë e portit detar si dhe tani së fundmi edhe me policinë e Tiranës ku janë emëruar njerëz të Olldashit.

Muajt e fundit në Durrës janë shkarkuar nga detyra një numër drejtuesish të aftë dhe specialistë nga policia dhe në vend të tyre janë emëruar besnikët e Berishës dhe Olldashit. Të gjithë këta persona të emëruar në poste drejtuese janë pa gradat përkatëse ku më i larti prej tyre është inspektor ndërkohë që detyra ku është emëruar kërkon minimalisht gradën nënkomisar.

Gjithashtu të gjithë këta drejtues nuk janë nga Durrësi por nga zonat veriore të vendit dhe nuk e njohin aspak Durrësin por kanë ardhur në këto detyra me synimin e vetëm për ti shërbyer shefave të tyre Berisha e Olldashi në vjedhjen e votave në zgjedhjet e ardhshme.

Po kështu lëvizje të tilla filluan të bëhen edhe në Tiranë ku shefi i komisariatit të Shijakut Arben Caka është emëruar nga Olldashi shef ikomisariatit numër 1 në Tiranë. Po kështu edhe shefi i komisariatit të policisë së Durrësit Alfred Çerpja u emërua shef i komisariatit numër 2 në Tiranë.

Pra duket e qartë skema e zgjedhur nga Olldashi dhe shefi i tij Berisha për manipulimin e votave në zgjedhjet e ardhshme lokale. Pasi kanë mbaruar punë me Durrësin ku i kanë mbushur policinë e qarkut dhe atë të portit me besnikë të tyre, Berisha dhe Olldashi morën disa nga njerëzit e tyre në Durrës për ti emëruar shefa komisariatesh të Tiranës. Dihet se si shefi i komisariatit të Durrësit ashtu edhe ai i Shijakut janë njerëzit e emëruar nga Olldashi dhe do ti shërbejnë atij.www.zeripopullit.com
 

komino

Valoris scriptorum
Re: KORRUPSION APO GRUSHT SHTETI?

Çertifikata pa holograme; Dëmtime të shumta në thellësi dhe në faqen e hologramës; Prerje jo e saktë e hologramës, konstatim prerje me zhvendosje më lart ose më poshtë si dhe majtas apo djathtas; Dublim seria në certifikata, të cilat kanë të njëjtin numër kodi dhe numër serie dhe konstatohen brenda një pakoje; Cilësia e Letrës është e ndryshme nga Specimenti i kërkuar. Kjo mangësi është konstatuar në shumë fletë. Ndërmjet dy pakove me të njëjtin numër certifikatash prej 100 copësh, vërehet dukshëm diferencë mes pakove si pasojë e ndryshimit të letrës. Shkrim në vijë jo të drejtë të numrit tre shifror të kodit me numrin seria gjashtëshifror; Çertifikata pa numër serie ose pa numër kodi"
 

MLK

Primus registratum
Re: KORRUPSION APO GRUSHT SHTETI?

Degjo vetem artikuj te Zeri-t te Popullit mos na sill ketu se e qelb fare diskutimin. Zeri popullit ben hapur ptopoganden e PS e ska lidhje me informimin e popullit keshtu qe do ishte me interesante tema pa keto artikuj medioker.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: KORRUPSION APO GRUSHT SHTETI?

pse gjithe ky paragjykim?!

ke frike se mos duke cituar artikuj nga nje gazete partiake merret etiketa si anetar apo simpatizant i saj?!

e ke gabim

sot per sot, ZP eshte nje nga te paktat media qe kane mundesine, interesin dhe guximin ti shkojne thelle hetimeve.

Ne rastin konkret mund te shohesh nje ndryshim midis artikullit te gsh dhe atij te zp. Ky i fundit e ka me te plote informacionin mbi problemet qe jane hasur tek certifikatat dhe lejon nje disktuim me te sakte.

Besoj se te gjithe ata qe lexojne ketu kane aftesine intelektuale te ndajne informacionin nga komenti i autorit dhe ata qe nuk e kane kete aftesi ... kujt i plasi per ata /pf/images/graemlins/wink.gif
Dhe pikerisht per te lejuar kete ndarje bej gjithmone ctimin e burimit te informacionit e nuk kam as turp as frike te citoj zp apo kedo qofte qe me ofron informacion me te hollesishem.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: KORRUPSION APO GRUSHT SHTETI?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Çertifikata pa holograme; Dëmtime të shumta në thellësi dhe në faqen e hologramës; Prerje jo e saktë e hologramës, konstatim prerje me zhvendosje më lart ose më poshtë si dhe majtas apo djathtas; Dublim seria në certifikata, të cilat kanë të njëjtin numër kodi dhe numër serie dhe konstatohen brenda një pakoje; Cilësia e Letrës është e ndryshme nga Specimenti i kërkuar. Kjo mangësi është konstatuar në shumë fletë. Ndërmjet dy pakove me të njëjtin numër certifikatash prej 100 copësh, vërehet dukshëm diferencë mes pakove si pasojë e ndryshimit të letrës. Shkrim në vijë jo të drejtë të numrit tre shifror të kodit me numrin seria gjashtëshifror; Çertifikata pa numër serie ose pa numër kodi"

[/ QUOTE ]

qe ti kthehemi temes
 

komino

Valoris scriptorum
Re: KORRUPSION APO GRUSHT SHTETI?

e kupton besoj se sa e rende eshte situata

pse keto defekte ne certifikata?
pse heshtet?
pse kerkohet heshtje?
pse nuk merren masa?
pse nuk rishtypen (siguria e certifikatave eshte shume me e rendesishme se shtimi i kostos)?
cfare efekti ka pasiguria qe krijohet ne zgjedhjet e ardhshme (kur eshte praktikisht e pamundur te identifikosh me sy nje certifikate fallso se "nuk ka dy njesoj" nder te vertetat)?

meqenese jemi tek politika i leme menjane efektet negative ne marredheniet me burokracine e ambasadave te huaja dhe pengesat qe do te shtohen per vizat e perqendrohemi tek rreziku per zgjedhjet.

Besoj se eshte e padiskutueshme egzistenca e ketij problemi dhe ne na mbetet vetem te perpiqemi te kuptojme nese ka patur nje vullnet politik ne kete drejtim.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: KORRUPSION APO GRUSHT SHTETI?

Per sqarim, grusht shteti kemi atehere kur persona qe nuk e kane nje pushtet (autoritet-psh pushtetin lokal apo kontrollin mbi gjykatat, prokurorine apo mbi presidencen etj) perpiqen ta marrin me menyra te paligjshme. Dhunimi i kushtetutes eshte nje grusht shteti (kerkon te marresh kompetenca qe nuk ti ka dhene zgjedhesi) dhe manipulimi i zgjedhjeve eshte nje grusht shteti (pasi diten e zgjedhjeve pushteti nuk te perket dhe ti perpiqesh ta marresh me dhune)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: KORRUPSION APO GRUSHT SHTETI?

"...MUNGESE FIZIKE E CERTIFIKATAVE NE PAKO..."


Nuk ju duket pak e habitshme?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: KORRUPSION APO GRUSHT SHTETI?

ne lidhje me temen kreu i opozites shprehet: "Opozita e bashkuar sot vendos që këtë ta kthejë në një problem për të gjithë shqiptarët dhe për të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë pasi ne as kemi pasur dhe as kemi ndërmend t'ia lëshojmë fatin e vendit në duart e manipulatorëve dhe falsifikatorëve të rëndomtë. Problemi i madh dhe tashmë evident për të gjithë ne, nuk është se Sali Berisha gënjeu pasi nuk mbajti premtimet por që Sali Berisha premtoi thjesht për të mashtruar. Çertifikatat e falsifikuara dhe të falsifikueshme, 1. 5 milionë dokumente identiteti që sot janë shtrati jo vetëm i falsifikimit të zgjedhjeve por edhe i lehtësimit të dhimbjeve për çdo kriminel dhe çdo person që kërkon të fshehë identitetin e tij janë pika që po mbush kupën me këtë qeveri dhe me këtë pushtet uzurpator".
 

komino

Valoris scriptorum
Re: KORRUPSION APO GRUSHT SHTETI?

Ish zyrtari: Kam të gjitha procesverbalet e mbajtura


Lacei: Ministria gënjen, në një ditë bllokuam 54 mijë certifikata





--------------------------------------------------------------------------------

Rreth 54 mijë certifikata të parregullta u bllokuan vetëm brenda një dite nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile. Fakti i ri lidhur me skandalin e shpërndarjes së 1 milionë e 400 mijë certifikatave të parregullta, ka ardhur sërish nga ish- zyrtari i Drejtorisë së përgjithshme të Gjendjes Civile, Saimir Laçei. &amp;#8220;Kolaudimi i mallit është bërë duke kaluar një për një të gjitha certifikatat dhe ky është një fakt që askush nuk mund ta hedhë poshtë. Vetëm brenda një dite ne kemi bllokuar 54 mijë certifikata të parregullta dhe këtë gjë e vërteton edhe procesverbali që është firmosur nga të gjithë anëtarët e komisionit të vlerësimit&amp;#8221;, - shprehet Laçei. Ai deklaron se do të vërë përpara drejtësisë të gjitha procesverbalet që janë firmosur kur janë kontrolluar dhe konstatuar këto certifikata, procesverbale që mbajnë edhe firmat e eprorëve të tij. Pas konstatimit të 54 mijë certifikatave të parregullta, komisioni ka kërkuar ndihmën e eprorëve për të marrë një vendim, &amp;#8220;pasi ne nuk mund të merrnim vendim nëse ky mall duhej shpërndarë apo nuk duhej shpërndarë&amp;#8221;. Laçei shprehet se do të jetë i gatshëm të përgjigjet para Prokurorisë dhe do të vendosë në dispozicion të tyre të gjithë dokumentacionin që ai disponon. &amp;#8220;Për këtë çështje unë kam vënë në dijeni të gjithë autoritetet&amp;#8221;, - tha ai. Laçei shprehet se ardhja e këshilltarit të ministrit, e sekretarit të përgjithshëm dhe e vetë ministrit të Brendshëm në magazinat ku lëvrohej malli, &amp;#8220;tregoi se diçka aty nuk ecte&amp;#8221;.
Laçei u padit në Prokurori nga Ministria e Brendshme dy ditë më parë, me akuzën e shpifjes dhe të përhapjes së panikut. Ndërkohë që opozita e ka ngritur sërish zërin, në mbështetje të fakteve të publikuara nga Laçei.

www.gazetashqiptare.com
 

komino

Valoris scriptorum
Re: KORRUPSION APO GRUSHT SHTETI?

nderkohe qeveria refuzon kerkesen e opozites per perdorimin e certificatave te vecanta ne procesin zgjedhor me qellim evitimin e manipulimeve te mundshme qe mund te vijne si rezultat i mungeses se plote te sigurise ne certifikatat e shperndara.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: KORRUPSION APO GRUSHT SHTETI?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
pse gjithe ky paragjykim?!

ke frike se mos duke cituar artikuj nga nje gazete partiake merret etiketa si anetar apo simpatizant i saj?!

e ke gabim

sot per sot, ZP eshte nje nga te paktat media qe kane mundesine, interesin dhe guximin ti shkojne thelle hetimeve.

Ne rastin konkret mund te shohesh nje ndryshim midis artikullit te gsh dhe atij te zp. Ky i fundit e ka me te plote informacionin mbi problemet qe jane hasur tek certifikatat dhe lejon nje disktuim me te sakte.

Besoj se te gjithe ata qe lexojne ketu kane aftesine intelektuale te ndajne informacionin nga komenti i autorit dhe ata qe nuk e kane kete aftesi ... kujt i plasi per ata /pf/images/graemlins/wink.gif
Dhe pikerisht per te lejuar kete ndarje bej gjithmone ctimin e burimit te informacionit e nuk kam as turp as frike te citoj zp apo kedo qofte qe me ofron informacion me te hollesishem.

[/ QUOTE ]

Gene, e shef se ku të ça zelli anti-Berishian? Le nom po qe se i beso megjithmen ato që ke shkrujt për ZP /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: KORRUPSION APO GRUSHT SHTETI?

Brokaj: Qeveria ka legjitimuar manipulimin e zgjedhjeve

Opozita e vendosur kundër certifikatave

PS-LSI, kundër Olldashit për sigurinë e votimit


--------------------------------------------------------------------------------

Opozita akuzon qeverinë në pushtet, se po përgatit manipulimin e zgjedhjeve nëpërmjet certifikatave që ka hedhur në treg. Partia Socialiste por edhe ajo Lëvizja Socialiste për Integrim, sulmuan dje ekzekutivin se po hedhin në treg certifikata false dhe të ndaluara nga Komisioni i Kolaudimit. Zëdhënësi i selisë rozë, Saimir Tahiri tha dje se në vend po shpërndahen në prag të zgjedhjeve, certifikata të parregullta dhe të papërdorshme, të cilat janë bllokuar nga Komisioni i Kolaudimit. &amp;#8220;PS-ja i konsideron këto certifikata si të paqena, të pavlefshme dhe të papërdorshme, ndërkohë që urdhri për shpërndarjen e tyre mbetet një tentativë për të manipuluar procesin zgjedhor&amp;#8221;, - theksoi Tahiri. Sipas tij, ato janë shpërndarë në Durrës, Milot e Mamurras por edhe qytete të tjera të vendit. Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Sabit Brokaj akuzoi se nëpërmjet certifikatave po manipulohen zgjedhjet nga qeveria demokratike. &amp;#8220;Qeveria ka legjitimuar manipulimin e zgjedhjeve, pasi nuk ka arritur të realizojnë pastrimin e listave të zgjedhësve nga rregjistri i përkohshëm, kur angazhimi ishte që ky proces duhet të përfundonte më 20 tetor&amp;#8221;, - kujtoi Brokaj. Nga ana tjetër, ai theksoi se deri më sot janë dhënë mbi 1 milion certifikata në prag të zgjedhjeve, veprim që bie në kundërshtim me marrëveshjen e 30 gushtit por edhe me premtimin e Kryeministrit Sali Berisha, për pajisjen e shtetasve me karta identiteti. Brokaj denoncoi edhe faktin se qeveria nuk arriti të realizojë spastrimin e listave brenda 20 tetorit. &amp;#8220;Ministria e Brendshme ka pushtet të plotë mbi gjendjet civile dhe lidhur me lëvizjen e regjistrimeve, duhet të kishte realizuar spastrimin e listave nga dublimet&amp;#8221;, - tha Brokaj. Sipas tij, këto janë kërkesat e OSBE/ODIHR-it dhe jo dëshira, ndaj duhet të realizohen. Opozita i ka kërkuar maxhorancës, bërjen e certifikatave të reja posaçërisht për zgjedhjet e pushtetit lokal. Sipas tyre, ato duhet të jenë me ngjyrë të verdhë dhe me vulë të posaçme, e të mos u kthehen zgjedhësve pas votimit.


www.gazetashqiptare.com
 

komino

Valoris scriptorum
Re: KORRUPSION APO GRUSHT SHTETI?

Me duket se berisha kerkon te fitoje perseri (si ne 1996) zgjedhjet ne skrapar me 103% te votave!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: KORRUPSION APO GRUSHT SHTETI?

Vetem se duhet patur kujdes

Ne '96 shqipetareve i falej paaftesia sepse konsiderohej rezultat i injorances te theskuar gjate diktatures.

Nese (te pakten) klasa "itelektuale" tregon perseri paaftesi per te reaguar atehere "dosja albania" do te perfundoje ne ndonje arkiv bashke me ato te sudanit.
 
Top