KORRUPSION APO GRUSHT SHTETI?
Ish-zyrtari i Ministrisë së Brendshme Saimir Lacei: Lajmërova edhe Berishën me SMS
“U shtypën 1.4 mln certifikata të pasigurta”
Lacei: Më shkarkuan nga puna pasi denoncova skandalin
--------------------------------------------------------------------------------
Artemida Çollaku
a.collaku@gazetashqiptare.com
Një ndër zyrtarët e lartë të administratës së shtetit, në Drejtorinë e Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme, Saimir Lacei, me detyrë ish përgjegjësi i sektorit të dokumentacionit dhe procedurave në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile gjatë një interviste dhënë për Gazeta Shqiptare denoncoi falsitetin e procesit. Ai thotë se vetëm katër ditë pasi këtë gjë ia ka bërë të ditur presidentit, u njoftua për largimin nga detyra. Ndërkohë që për këtë çështje ka lajmëruar edhe kryeministrin Berisha dhe ministrin Olldashi. Bëhet fjalë për 1 milionë e 400 mijë certifikata pa asnjë element sigurie që janë shpërndarë nga ministria. Menjëherë reagoi ministria e Brendshme, nëpërmjet Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Eduart Aliko. “Certifikatat janë të rregullta dhe të sigurta komform ligjit”, u shpreh ai. Aliko shprehet se ministri Olldashi nuk ka bërë asnjë presion dhe nuk ka lidhje me çështjen e certifikatave, ndërsa sqaron se Lacei është shkarkuar nga detyra për shkelje të përsëritura disiplinore.
Kur u konstatuan certifikata me mangësi të elementëve të sigurisë?
Komisioni i ka konstuar që ditën e parë, pra më datë 28 gusht të këtij viti. Atë ditë ne nuk bëmë asnjë veprim për të vënë në dijeni instancat më të larta të institucionit tonë. Ndërkohë e njëjta situatë ishte edhe në ditët në vazhdim. Kështu komisioni firmosi një procesverbal në të cilin tregohej konstatimi që kishim bërë ne si komision dhe që u firmos nga të gjithë anëtarët tij.
Çfarë hapi keni ndërmarrë pas firmosjes së procesverbalit?
Unë me funksionin e përgjegjësit të sektorit të dokumentacionit dhe proceduarve në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile vura në dijeni sekretarin e përgjithshëm dhe drejtorin e Përgjithshëm.
Cili ishte reagimi që ju keni marrë pas vënies në dijeni të eprorëve tuaj?
Nuk pati asnjë reagim. Nisur nga një situatë e tillë unë kam dërguar në Ministrinë e Brendshme më 12 shtator të gjithë dokumentacionin që tregonte se certifikatat nuk ishin të rregullta dhe të sigurta konform ligjit. Por s’pati asnjë reagim. Më 18 shtator unë kam dërguar dosjen e dokumenteve vetë dorazi deri në Kryeministri, dhe pasi i dorëzova më dhanë edhe numrin e protokollit dhe datën e dorëzimit. Por as pas kësaj përpjekjeje unë nuk mora asnjë përgjigje. Kisha dëgjuar që kryeministri u përgjigjej mesazheve që qytetarët i dërgonin në numrin e tij të celularit, dhe këtë gjë bëra edhe unë. I dërgova një mesazh në numrin e tij ku i shpjegoja se kush isha dhe se çfarë kërkoja. Por nuk mora asnjë përgjigje. Më pas unë këtë dosje e dërgova tek Presidenti i Republikës.
Mendoni se Presidenti do t’i japë zgjidhje kësaj çështjeje?
Nuk e di. Unë bëra një veprim që do ta kishte bërë çdo zyrtar i administratave të vendeve ku demokracia dhe shteti ligjor funksionon në rregull. I ndoqa të gjitha hapat që ligji më detyron të ndjek kur unë si punonjës i administratës gjendem përballë situatave të tilla.
Ju deklaruar se janë shpërdarë rreth 1400 certifikata të parregullta. Si mendoni se mund të dalin këto certifikata nga qarkullimi?
Unë nuk mund të jap recetën e zgjidhjes së këtij problemi. Unë bëra konstatimin dhe këtë shqetësim e përcolla tek të gjitha instancat që duhet të merrnin masa.
Pse e publikuat tani këtë çështje, pasi ju thatë se e keni konstatuar që më 28 gusht?
Unë isha punonjës i administratës dhe mua ligji me detyron që t’i drejtohem instancave më të larta për zgjidhjen e çdo lloj shqetësimi. Unë nuk kisha asnjë të drejtë të bëja publike diçka që kisha konstatuar pa vënë në dijeni eprorët e mi. Vendos ta publikoj për faktin e thjeshtë së megjithëse kaloi më shumë se një muaj unë nuk mora asnjë përgjigje, për shqetësimin e ngritur.
Mendoni që këto certifikata do të ndikojnë në procesin zgjedhor?
Duhet të kuptoni se shpërndarja e këtyre certifikatave nuk është problem vetëm për zgjedhjet, por edhe për marrjen e një vize, për procesin e legalizimeve. Unë nuk dua që çështja të politizohet. Shpërndarja e këtyre certifikatave na dëmton të gjithëve ne.
Juve, ju hoqën për këtë denoncim?
Në vend që të mbështetesha për konstatimin e bërë, 4 ditë pasi kam njoftuar kryeministrin për abuzimet e bëra, më kanë larguar nga detyra. Përgjegjësi kryesor për këtë ngjarje është ministri i Brendshëm Olldashi, i cili ka iniciuar dhe urdhëruar vazhdimin e mëtejshëm të këtij veprimi me përmasat e një skandali. Nëpërmjet Drejtorit të Dokumentacionit dhe Procedurave, Z.Edmond Gjoleka, Ministri i Brendshëm ka ushtruar presionin të egër dhe të vazhdueshem gjatë gjithë kohës që lëvrohej ky mall, në mënyrë që shkeljet e konstatuara të anashkaloheshin, dhe ky abuzim të vazhdonte.
www.GAZETASHQIPTARE.COM