--- Keshtu foli ZARATHUSTRA ---

GJENERALI

Primus registratum
--- Keshtu foli ZARATHUSTRA ---

Nietzsche – Filozof lirik

Filozofia lirike e Nietzsche (Niçe) nuk i drejtohet arsyes. Edhe influenca e tij nuk diktohet aspak te filozofët e mirëfilltë, por më tepër te shkrimtarët dhe artistët. Nëse suprimohet Dekartit (Descartes), suprimohet idealizmi modern, nëse suprimohet Marksi (Marx), suprimohen « dhjetë ditë të dridhjes së botës ». Por, nëse suprimojmë Nietzschen : fizionomia filozofike e shek. XX nuk ndryshon asgjë. Pse ? Bergson-i e ka cituar vetëm dy herë : njëherë kur thotë se, ndarja e njerëzve në skllevër dhe zotrinj është « gabim » dhe herën tjetër për të shprehur vitalizmin e Guyau (Jean-Marie Guyau. Husserl nuk e ka cituar kurrë. Heidegger i ka kushtuar vetëm disa orë, por duke e quajtur «të shemtuar dhe shumë llafazan », sipas Hannah Arendit, kur ky iu kishte drejtuar Jaspers-it. Nietzsche ishte filozof i cili të mbushte me do vështrime që kaplonin shpirtin, apo aforizmat e tij që shëndrisin sikur drita blici. Por, ai nuk ka lënë pas veti një rrymë apo lëvizje të definuar qartë, një shkollë.
Filozofët më të njohur, disa janë apo kanë qenë fenomenolog apo heideggeristë, të tjerët spinozistë, neokantistë, marksistë, weilistë (Eric Weil), sartristë, por nietzscheanistë asnjë. Pse ka ngjarë kështu ? Sepse tërsia e koncepteve të Nietzsches nuk ekziston si sistem, nga fakti se është vështirë të thuhet ç’domethënje ka të jeshë nietzschanist. Pastaj, konceptet e tij nuk janë koncepte themelore (kryesore). Cogito e Dekartit, imperativi kategorik i Kantit, Aufhebung i Hegelit, zgjatja bergsoniane, Dasein e Hegelit janë koncepte kryesore, pikënisja e analizave të pafundme apo piedestali i katedralës së ideve. Ndërsa konceptet nietzscheane nuk janë bazament, ato janë të farkuara, problematike, të dyshimta. Vullneti i fuqisë : një metaforë, kthimi në përjetshmëri: një ide e vjetër greke, nga të cilat ka krijuar një mit: mbinjeriun, mbikrishtërimin (por njeriu a ka qenë gjithmnonë i krishterë?). Nga kjo rezulton një filozofi jo e diskutuar, por një filozofi-fiksion.
Nietzsche ishte një lajmtar një “guximtar” do të thonim, një i beftë, një udhërrefues. Ai i hedhë idetë sikur tundime. E si t’u rezistohet gjithnjë tundimeve? Edhe pse idetë e Nietzsche-s nuk janë koncepte kryesore, janë fermentime të cilat si ide brum i gjejmë shpesh te filozofët, por në veçanti te shkrimtarët apo artistët: për nihilizmin – pasiv apo aktiv- lumturinë si zëvendësim të shenjtë, progresin si ide moderne, „dmth falco“, socializmin si avatar të kristianiszmit, filozofia, morali si „art i interpretimit“, zgjidhja e realitetit në dukje, urtësia (mençuria) tragjiko-dioniziake, bota si lojë, pjesëmarrja e individit në „lojën e botës“ etj. Pra influenca, që reagon më tepër si drejtim i tërthortë se sa frontal, e që është vështirë të rrethohet.

Po si duket sot?

Ajo çfarë na kujton Nietzsche, - thotë Eugen Fink, është një „konvertim radikal“, pas rraskapitjes së traditës. Kjo është e vleshme aq më tepër kur sot, pas deshtimit të ideologjive dhe utopive të arsyes është koha e konvertimeve të përgjithshëme: sekteve të shumfishta, joshja e budizmit, etj. Pikë e përbashkët e të gjitha këtye janë konvertimet për gjetjen e lumturisë, më tepër eforike, se sa tragjike. Kësaj pikëpamje, Nietzsche i kundërvë një konvertim tjetër, i cili supozon asgjë më pak se sa një rivlerësim dhe një përmbysje të raportit tonë me grekët: në kuptimin që grekët të mos jenë vetëm e kaluara e jonë, por edhe ardhmëria jonë – që me këtë mendim Nietzsche i paraprinë vizionit të Hegelit.

Pse grekët?

Sepse grekët janë ata që e kanë dashur jetën më së shumti, gjithnjë duke mos pasur nevojë që ajo të ketë ndonjë kuptim. Erwin Rhode, mik i Nietzsche-s, që ishte një apologjistë i flaktë i helenizmit thoshte se injoronte çdo gjë që lidhej me „sensin e jetës“. Duke aboluar nocionin që supozon shkatërrimin e të gjitha koncepteve me të cilat sot është i lidhur njeriu si: kristianizmin, racionalizmin, progresizmin, pozitivizmin, moralin e detyrimit, demoktacinë, socializmin, pra ky është roli i mitit në kthimin e gjërave të përjetshme. Atëherë vullneti i sundimit nuk është më vetëm i gjithkohshëm, por është edhe deshirë për fuqi komparative. Ky sundim arrinë piedestalin nga një pohim absolut për jetën e „asgjë më shumë“, por e liruar nga finalitetet, nga „robëria e qëllimshme“. Në shekullin XX, Henrich Heine, Louis-Augiste Blanqui, Gustave Le Bon kanë folur, para Nietzsche-s, për kthimin eternel. Kështu thoshte Blanqui, në vitin 1871: „Ajo që shkruaj në këtë moment në birucën e një fortese në Taureau, e kam shkruar dhe do ta shkruaj në amshim, mbi tavolinë, me pen, nën petka, në rrethana të ngjajshme. Sa i përket përfilljes së pitagorianëve, stoicistëve, Nietzsche ka folur për kthimin eternel me Erwin Rhode apo Franz Oberveck pa i akorduar ndonjë interes të veçantë. Disa vite më vonë (1882 e 1884, kjo shndërrohet në një „sekret të tmerrshëm“, për të cilin flet me një „zë plangprishës të shurdhër“, - thotë Overbeck. Në të vërtetë, çfarë ka ndodhur? Thjshtë, ajo që nuk ishte veç një teori e famshme është transformuar në mit – e destinuar të substituohet në mite, religjione apo jo, që i lë njeriut pak shpresë më shumë për një jetë më të mirë apo fuqinë „për ta ndryshuar jetën“. Që individi të mund ta rijetojë përjetësisht jetën e vet, pa ndërruar asgjë, pa e zbukuruar me asgjë dhe pa mundur t’i ikë kësaj gjendjeje. Ja për çka duhet bindur njerëzit dhe per çka duhet të jenë objekt i predikimeve të ardhme sepse këtu është mënyra të ndahen dy llojet e njerëzve: të fortit dhe të dobtit, ata që thonë PO dhe ata që thonë JO.
Nietzsche nuk beson në kthimin eternel si teori fizike. Ai kritikon të gjitha konceptet që intervenojnë në formulimin e hipotezes si : konceptin e së vërtetës, konceptin e njohjes, kategoritë epistemoliogjike si ajo e kauzalitetit, konceptet metafizike, sikur nocionet e gjithçkafit, të botës, konceptet siantifike, sikur atë të forcës, konceptet logjike, duke nënkuptuar nocionin e jo kontraditave. Kështu mbetet vetëm MITI, i cili vlenë vetëm për efektin që ka, kapacitetin e tij paralizues apo ekzaltues. Këtu zbulohet pragmatizmi i Nietzsche-s dhe nga këtu skepticizmi i tij karshi filozofisë.
Por ky skepticizëm është gjithashtu s’pari skepticizëm ndaj vetvetes. Me praktikën skeptike, Nietzsche ka thënë më shumë se çdo filozof, prej Montegnit e këndej, mbi natyrën e filozofisë. Mendimi i një filozofi nuk është të menduarit e mbrëmjes, siç donte Hegeli, por të menduarit e mëngjesit. Për Nietzsche-n sikur për Monetgne-in, i vlershëm është vetëm të menduarit e mëngjesit. Kjo do të thotë se gjërat duhet trajtuar sikur i sheh për herë të parë. Filozofi i ardhshëm, tash që epoka e sistemeve gjindet prapa nesh, mendoj që do të jetë sikur shembulli i Montegne-it dhe Nietzsche-s, një tentues i përhershëm duke u kthyer vazhdimisht në thërmijat e nismave evidente, duke refuzuar çdo akumulim të diturisë që do të çonte në sistem dhe në ndaljen e të menduarit. Nëse filozofia është gjithnjë një tentativë rifillimi, ajo është në vetvete një sképsis (provim, refleksion, pyetje), kërkesë infinite nën idenë e së vërtetës, sepse në emër të së vërtetës Nietzsche kritikon konceptin e së vërtetës. Kush, në shek. XX, ishte më besniku karshi mësimit të Nietzsche-s ? Me Hannah Arendt, mund të thuhet, ishte Heidegger-i. Ajo e krahason me Penelope-n, ç’tjerrej ditën, zhbëhej natën për të rifilluar ditën tjetër: „Çdo njëri prej shkrimeve të Heidegger-it lexohet, thoshte ajo, skur të fillosh prej fillimit. Heidegger e quan këtë “mungesë e përfilljes me të cilën rifillon çdo herë mendimi“, dhe këtë e thotë ai edhe me rastin e Nietzsche-s. Me këtë përfillje ai i qëndron besnik mësimit të Nietzsche-s nuk e shndërron në filozof lirik. Kjo ëshë një e metë e Heidegger-it, sepse, fundi i fundit, ajo që është më madhështorja te Nietzsche: është stili i tij, i cili nuk mund të barazohet me atë të Pascal-it, por përafërsisht.

Marcel Conche


PËRSERITJE E PËRGJITHSHME

Ndarja me Lou von Salomé dhe Paul Rée, mik i përhershëm, vdekja e Richard Wagnerit e kanë ngutur Nietzschen në shkrimin e « Zarathustres ». Pikërisht këtë avanturë të veçant, të filluar në Portofino në vjeshtën e vitit 1882 dhe të kryer në Nice (France) gjatë dimrit të viteve 1883-1884, Frédéric Pajak na ka mundësuar ta rishijojmë nëpërmes monologut të brëndshëm të Nietzsche-s.

Nga : Frédéric Pajak

Prill, viti 1882. Me ftesën e mikeshës Malwida von Meysenbug, gjindem në Romë. Ajo ma prezantoi një vashëz ruse njëzet vjeçe. Thuhej se ishte bija e një gjenerali. Quhet Lou von Salome. « Një shpirt në një trup të vogël sikur të ishte bërë nga një hukamë », i thash për të, mikeshes Malwida. Ajo është e mrekullueshme. Posa e kam parë siluetën e saj në bazilikën e Shën Pjetrit (St. Pierre) kam menduar ta martoj. Por shikimi i saj, edhe pse ishte admirues, më dukej se shprehte një farë aversioni. Ndoshta për shkak të mustaqeve të mia ? Apo për shkak të syve të gropëzuar dhe të errët ? Ajo në vazhdimsi m’i shikonte duart – ndoshta pjesën më delikate të trupit tim. Femrat janë kurreshtare.
Lou m’i pëpinte fjalët. Mgjithatë, ndiej se është shumë e shkathtë të më kundërshtojë. Në këtë trup të butë dhe të eksituar ka një shpirt shkencor. Kur flasim për sensualitetin ajo mbyllet në vete, pastaj e fillon bisedën pikërisht në atë temë.
Miku im Paul René, i cili ma ka prezantuar me idenë që të jetojmë të tretë së bashku, ka filluar të manifestojë një dozë xhelozie. Lou është terheqëse, ajo këtë e di dhe gjithashtu e di sesa e deshiron Paul-i. Por, e dëshiron ai aq sa edhe unë ?
Në muajin nëntor, ne bëmë planin, Lou, Paul dhe unë të shkojmë të jetojmë në Paris. Atje do të studjoja, të themi, pse jo, matematikën.
Ende pa përjetuar gëzimin e parë, Lou u sëmurë. Ishte moment i vështirë, për pak që nuk vdiq, por e mori veten, dhe menjeherë filloi me Paul-in të konspirojnë kundër meje. Donin të më shihnin duke ua mbathur këmbëve, sikur asket dhe brjetës idesh që isha në sytë e tyre. Më akuzonin se isha fantezist dhe njeri që më mungonte diciplina. Ah ! se si e kanë gjetur njëri-tjetrin, janë të një brumi. Shumë mirë dinë të arronzhohen në shpinën time !
Sipas tyre, unë dashuroj në mënyrë ekskluzive. Mu për këtë më dojnë aq pak. Unë nuk e ndiej fare që dashuria është e këtillë. Sa më shumë që Lou largohet nga unë, aq më tepë më tërhejk. Ështe luanshë që mbron territorin e saj sikur t’i kishte për gjini luanët e vegjël, e territori i saj është liria e saj për të reaguar sipas deshirës në çfarëdo rrethanash. Sa më përket mua, unë jam i paaftë për një liri të këtillë. Nëse do të duhej ta krahasoja veten me ndonjë shtazë, do t’isha qen, sikur Diogjeni, me një nyancë se unë nuk kërkoj njeri, por një bushtër.
Paul është një djalosh plot humor, antipod i imi. E admiroj lehtësinë që ka për humor dhe si i bënë të qeshin kundërshtarët në taverna. Njerëzit popullor nuk e frikësojnë fare. Ndërsa mua, nuk di nga më vjen ky averzion për humorin dhe për shtrestat e ulta ? Ndoshta, nga babai im i dashur. Është e vërtetë që një bari nuk di ta bëj të qeshë askend. Megjithatë, pak para vdekjes kur filloi truri t’i dobësohej, më kujtohen gjestet e tij prej një të çmenduri, dhe disa grimasa. Më dukej komik.
Edhe unë së shpejti do t’i bëj të qeshin kundërshtarët – në llogarin time.
Nëna dhe motra ime e urrejnë Lou-n. Iu duket e ndytë dhe vicioze dhe bëjnë gjithçka për të më larguar prej saj. Jam i sigurt se do t’ia arrijnë. Sidoqoftë, ato kurrë nuk do të pajtohen që një femër të më shtëngojë në krahët e saj. E vetmja grua e përshtatshme do të ishte një prostitutë, por këtu, unë nuk gaboj.
Unë nuk do të pijë asnjë gotë me punch duke folur me Lou nën drunj, sepse tash çdo shpresë për ta fituar afeksionin e saj ka humbur. Jam vetëm me vetveten dhe me deshirën për t’i dhënë fund jetës. Kam kokëdhimbje. Po e ndijej se si po më pushton çmenduria, një çmenduri e rëndë që ma kujton atë të babait tim.
Sa e çuditshme, opiumi i tepërt më kthen pothuajse në gjendje të arsyeshme ! Instikti im i jetës gjen në shkatërrimin tim një inspirim të ri, dhe ja që merzia dhe lodhja më japin krih. Ooo ! ju të mjerë, Paul dhe Lou, ju nuk më meritoni.
Unë do ta gatuaj një hero për të cilin do të jem edhe baba edhe nënë. Do ta quaj „Zarathustra“, sipas emrit të një themeluesi të religjionit pers – unë nuk kam të zhvilluar humorin, por jam i shkëlqyer në parodi. Fëmija im do të flas gjuhën e një Bouddha që do ta ushqej me gjirin tim biblik. Do të jetë njëfarë Antikrishti i paisur me oratori, i cili do ta përziej gojarisht parabolën e vjetër me poema epike.
I kam paraparë një ardhmëri të sigurtë, do të jetë profeti i një relogjioni të ri. Megjithatë, nxënësit e tij posa të proklamohen, do të hudhen. Unë vetë jam njeri për të gjithë e për askend.
Zarathustra lindi në rrugë afër qytetit Portofino, gjetë dimrit të vetmisë absolute.
Banoj në Rapallo, një fshat modest peshkatarësh, jo larg Gjenoves. Në mbrëmje, nga dhoma ime, i dëgjoj duke kënduar në port, e natën, zhurma e valëve më pengon ta gjej gjumin. « Krizë trishtuese. E urrej jetën », i kam shkruar Lou-së.
Ndiej nevojë ta zbuloj një mbinjeri.
Po e shkruaj « Zarathustra », me kujdes, sikur një nënë që i jap gji fëmijës. Do t’i shkruaj gjashtë volume. Por hija e Lou-së po ma errëson pandërpre mendjen. Aq sa e ndiej që po më pushton, po aq shumë nëna dhe motra ime më vërsulen. Kurrë kafshata e jetës që më kanë detyruar ta përtypi nuk ka qenë kaq e vështirë.
Nuk më flihet më. As somniferët as ecjet e gjata nuk më bëjnë hajr për t’u qetësuar. Unë e linda Zarathustren, ndësa Lou është prodhuesja e vërtetë. Por për fatkeqsinë time, ajo po refuzon ta adoptojë birin e saj.
Shkurt, viti 1883. Ç’koinçidncë, në çastin kur biri im erdhi në këtë botë, mësova që Wagneri paska vdekur në Venedik. Gjitha gondolat e qytetit e kanë përcjellur kufomen në Kanalin e Madh. Ishte moshatar i babait tim. Kush e di ? Ndoshta isha biri i tij, një djalë tmerrësisht vrasës. E kam dashur më shumë se çdo gjë në botë, por edhe e kam urryer më së shumti autorutetin që ka pasur mbi mua. Miqësia jonë përpak mbaroi me gjak, por në hendek ra se ra. Një kohë kam menduar se më akuzonte për pederizëm, në të vërtetë, ai përhapi lajmin për mua se isha i prekur nga e keja edhe më e turpshmë - onanizm.
Megjithatë, vdekja e tij më bëri me lotë, çka është edhe më keq, më sëmuri.
Para pak kohe, e çova Lou-n në Tribschen, në veri të Zvicrës, para shtëpisë ku e kam njohur Wagnerin. Atje, buzë liqenit, nën plepa të mëdhenj, s’kam mundur ta reprimoj merzinë. Ato ditë të lumtura nuk kthehen më.
Sa e vogël është bota! A nuk ra në gjunj Lou për t‘ia puthur duart magjistarit plak të Beirutit ?
Jam ndarë nga Paul. Tepër mosmarrëveshje në mes nesh. Person i disimuluar, gënjeshtar dhe hipokrit, flet për mua se jam i pavendosur dhe budalla. Ky profesor për moral meriton një leksion me një parë pishtole.
Sa i përket Lou-së, përkundër dhimbjes që më shkakton, e pamundur që ta harroj. Ajo është një egoiste e paparë. Sikur mos të isha kundërshtar i moralit, do ta mbyllja në një burg apo azil për imoralitet. Megjithatë, ajo është e vetmja qenje që më mungon.
Tash e kam zemrën të ftoftë akull, e cila më thotë se nuk vyej për asgjë, se është e kot të ndermarrë çkadoqoftë dhe „Zarathustra“ nuk është veç një çmenduri më tepër. Botuesi do të nxjerrë një gjysëm milioni përmbledhje këngësh dhe broshura antisemite para se ta mbarojë librin tim.
Unë që mednoja se kam ardhur nga një vend ku s’banon njeri, më ka zënë një deshirë e çmendur të zhdukem dikund ku ende nxen dielli: në Spanjë, Tunizi, pse jo edhe në Meksikë ? Përfundimisht gjindem nën shiun dhe boren e Alpeve në Sils-Maria, mu në mes të qershorit.
E shkrova pjesën e dytë të « Zarathustra » në një gjendje psikike afër ekspoldimit.
Motra ime ka ndërmarrë një veprim vërtetë shkatërrues kundër meje. Jo mjaft e kënaqur që më ka ndarë nga Lou, nuk ndalet duke iu vërsulur, e në të vërtetë po më shkatërron mua. Ajo po më shtyn në ikjen time. E ndiej se mund të ketë arsye më shumë se unë, dhe kjo po më çmend.
E mbushur me perfiditet, është pasionuar nga antisemitisti i famshëm Bernhard Förster. Flasin se do ta themelojnë një koloni me racë të pastër gjermane në Paraguay.
Kësaj vjeshte, do të qendroj më tepër se një muaj në Naumberg, në Gjermaninë time montruoze ku qielli nuk është veçse një karikaturë, para se të nisem për Gjenovë. Aq shumë kam pasur dhimbje koke sa që me këshillin tim personal e kam zëvendësuar kloral hidratin me kali të fosfatuar, por s’ka kurrëfarë përmirësimi.
Fillimi i dhjetorit, u vendosa në Nicë, ku mbarova pjesën e tretë të Zarathoustrës.
Më 21 jam në Venedik. Verës në Basel, në Zhürich , në Zvicëren italiane, e për herën e tretë po kthehem në Sils-Maria.
Përfundimisht, asnjë klimë nuk i konvenon as nuk do t’i konvenojë kurrë nervozës sime. Përseri shkova dimrit në Nice. Aty shkrova pjesën e katër dhe të fundit të « Zarathustres ». Në mungesë të editorit, në dyzet ekzemplarë, e publikova me shpenzime të mia në pranverën e vitit 1885. I pata vetëm shtatë lexues.
A nuk është kjo e çuditshme : unë që jam vetëm një karaxhoz dhe poet, pa dashuri, i rrethuar me miq kaq të poshtër, pa para dhe banesë, endem nga një pansion në tjetrin, martir i vuajtjeve të dhimbjes së syve dhe të kokës, e ndiej veten si një mësues i madh i njerëzimit ! Edhe më mirë, fatalitet.
Parandjenjat e mia lidhur me të mirën dhe të keqen do ta ndryshojnë kursin e historisë, të kësaj historie që po e mbaj mes gishtave sikur dyllë të butë. Unë jam ai që do t’i diktojë vlerat e reja për njëmijë vjetët e ardhshëm.
Këtë askush nuk e kupton, madje as besniku im Peter Gast. „Zarathustren“ ky e sheh si një Bibël të re, e në sytë e tij unë jam një Krisht i ri, apo ndoshta e ka lexuar keq urdhërin tim ?
Jam dyzet vjeç. Jam i vetmuar dhe çmenduaria po më kërcënon, po ia ndiej dorën e ftoftë se si po ma pergëdhel kafkën.
Shumë shpejt do ta braktis birin tim për t’u krahasuar m rivalin tim të vetëm, me atë që vazhdimisht e kam dashur dhe urryer, vëllain tim, kopjn time, armikun tim, të quajtur Jezu Krishti.
Dy shpetimtarë do të luftojnë duarthatë : ai, predikuesi i dashurisë dhe unë Antikrishti i vërtetë, që deklaroj : « Gjithë njerëzit që i kam njohur, i urrej në mënyrë të paskufishme, bashkë me ta edhe vetveten ! »
Nga ky luftim vdekjeprues, të dytë do të dalim të mundur : ai do të humbas i vrarë mbi Kryq e unë do të vdes i humbur nga vetvetja.
Ndoshta krejt do të jetë e kundërta.

 

psiko...

Primus registratum
Re: --- Keshtu foli ZARATHUSTRA ---

tung te gjitheve
tem inetersante
me sa pash une personi qe e ka hap kete tem ma shume ka jap kritika se qka te tjeret thon se sa qe ka fol ne lidhje me vet librin. une mendoj se eshte nje liber shume i mire por jo edhe aq i qart se paku jo per mua dhe ju lutem te gjithe atyre qe e kan lexu te japin idet e tyre pak ma te thjeshta
 

uni20077

Primus registratum
Re: --- Keshtu foli ZARATHUSTRA ---

Genialiteti i Nietzsche-s qindron te religioni, jo te Filozofia.Thania e tij:Zoti ka deek- pasohet prej nji tjeter rrjeshtit-Jena keen nà vrassit e tij!!! Simbas tij Krishti , ka deek si pothujse te taan hyjniit e boots antike, pa dallim kombi e gjeografije(Dionizi), por vrasa tij ka tjeter domethanie.Aj ka deek ** asnji t' mos vrahet si aj edhe ** vargoni i dhunes ** ripertrin religionet e rreme, te prishet prej Mbretniis Hyjit. Por kte halà gindia nuk e kan kuptue.Ai e kuptoi...Mospranimi i ksaj te vertete e coi ne kliniken private... /pf/images/graemlins/frown.gif

Read Renè Girard!!!! :thumbsup:
 

DANA

Primus registratum
Re: --- Keshtu foli ZARATHUSTRA ---

Njeriu eshte lum i ndyre. Duhet te jesh det per te pritur nje lum te ndyre pa u ndotur...
Keshtu foli Zarathustra
 

arun

Primus registratum
Re: --- Keshtu foli ZARATHUSTRA ---

FRIEDRICH NIETZSCHE

Kemi bere rrugen nga njeriu tek majmuni por ka shume ende tek ne nga majmuni.

Ne 15 tetor 1844 lind ne Rocken, nje fshat I saksonise prusiane Friedrich Wielhelm Nietzsche.

Per ironi te fatit autori I ‘’Zoti vdiq’’, rridhte nga nje familje me tipare te theksuara fetare. I ati ishte nje pastor protestant dhe e ema gjithashtu ishte nje fetare e flakte.

Kur ishte kater vjec I vdes I ati dhe Nietzsche rritet ne nje ambient femeror dhe thellesisht fetar.

Nietzsche I ri mer nje arsim shume te rrepte dhe I kushton tere kohen e tij leximit te klasikeve si Bajron, Holderlin, Emerson, Sterne, Goethe, Feuerbach, dhe kuptohet pa harruar biblen,liber te cilit nuk I ishte ndare qe femije.

Ne vitin 1860 bashke me disa miq themelon shoqaten muziko—letrare ‘’Gjermania’’, aty arrin te botoje disa nga esete e tij te para.

Ne vitin 1867 thirret ne sherbim ushtarak, sherbim I cili nuk zgjat shume pasi Nietzsche rrezohet nga kali dhe keshtu filozofi I ri kthehet ne shtepi.

Nje vit me vone lexon per here te pare Shopenhauerin dhe ky fakt perben shkendijen qe ndez filozofine qe gjendej ne shpirtin e tij.

Me vone ai vete do te shprehej : Me dukej sikur Shopenhauri me fliste mua.Nga Shopenhaueri do te mare konceptin e vullnetit dhe do ta misheronte me vone ne nje librat e tij Vullneti per pushtet.Shopenhauerit I kushtoi edhe nje liber te titulluar ‘’Shopenhaueri si edukues’’.

Ne vitin 1867 fiton nje cmim per nje studim te bere per Demokritin dhe emerohet lector ne universitet.Ne te njejtin vit njihet per here te pare Vagnerin.

Ky kompozitor do te kishte nje rol shume te rendesishem ne jeten e Nietzsche.Ne fillim ai do shihte tek vagneri disa nga tiparet e konceptit te mbinjeriut qe do te lindte me vone.Ai e konsideronte veten dishepull te tij dhe mjafton te permendim vetem mbylljen e njeres prej letrave qe Nietzsche I con Vagnerit.: Dishepulli juaj me I devotshem dhe besnik, dr Nietzsche Profesor ne Bazel. 22 maj 1869.

Por me vone e tere kjo miqesi do te tretej pasi Vagneri sipas Nietzsche fillon te shfaqe shenja romanticismi dhe dobesie ne veprat e tij.Karakteret e tij shfaqin shenja dobesie dhe te moralit kristian te meshires.Dhe tashme miqesia e tyre ka mare fund.

Ai I pati kushtuar Vagnerit librin e tij te pare ‘’Lindja e tragjedise’’ ne vitin 1871 dhe pas prishjes se miqesise nje liber tjeter’’Ceshtja Vagner’’

Ne vitin 1878 boton vepren ‘’Njerezor teper njerezor’’, e cila I kushtohet Volterit.

Pese vite me vone ne vitin 1883 perfundon dy pjeset e para te kryevepres se tij ‘’Keshtu foli Zarathustra’’ dhe nje vit me vone perfundon pjesen e trete dhe e perfundon te tere vepren me pjesen e katert ne vitin 1885.Botimi I saj I pare ishte vetem ne 40 kopje.

Ne vitin 1886 boton ‘’Pertej se mires dhe se keqes’’dhe nje vit me vone boton ‘’Shkenca gazmore dhe ‘’Aurora’’.

Dy vjet perpara se semundja e tij te fitonte perfundimisht mbi te boton ‘’Ecce homo’’, 1888.

Dhjete vitet e fundit karakterizohen nga nje semundje e rende nervore.Dhimbjet e kokes I kishin filluar kohe me pare por ai ishte munduar ti shmangte duke udhetuar neper evrope, e vetmja qe I qendroi prane deri ne fund te jetes ishte motra e tij.Ne jetene tij personale pati vend te rendesishem Lou Salome,e dashura e tij per pak kohe.

Ne vitin 1900 kur shekulli I ri sapo kishte nisur rrugen e tij te erret ndahet nga jeta predikuesi I mbinjeriut dhe tronditesi I themeleve te moralit Friedrich Nietzsche.


ZARATHUSTRA

Libri i Zarathustrës — si i thotë edhe nëntitulli — është për të gjithë dhe për askënd.

Vallë a nuk ka menduar Niçe me këtë se ky liber përnjëmed u është drejtuar të gjithë atyre që munden dhe që dinë t'i afrohen. Por gjithashtu edhe askujt, do te thotë asnjë ,,lexuesi", asnjërit prej atyre që në mënyrë pasive, pa ndryshimin e personalitetit të vet, pa u bërë vête sakrifica te te njëjtit pasion, pa qëndrimin jetësor dhe ekstatik ndaj këtij teksti, shkurt i lexojnë fjalët, e ,,nuk kanë vesh" për humnerat e thella të kuptimit të tyre. Ky është liber për te gjithë — por kjo nuk do te thotë për këdo, por për secilin njeri si njeri, si mendimtar, si njeri që e arsyeton emrin njeri. Ky është njëkohësisht liber për askënd, do te thotë për asnjë kureshtar kuazi të dijshëm që interesohet vetëm për ndonjë fragment ose ndonjë ,,maksimë te urtë" te veçantë te këtij libri. Fatkeqësisht, u realiszua pikërisht e kundërta: ky u bë liber për këdo, për interpretë gjysmakë dhe ,,lexues" leshko, për te gjitha ato fundërritë intelektuale dhe morale të Gjermanisë Imperiale, për te gjithë, vetëm jo për mendimtarët që do ta peshonin përnjëmend vierën e tij, për artistin që do ta ndiente forcën e vërtetë të tij.

Zaratustra — sado që gjuha e tij të duket e thjeshtë dhe e kuptueshme lehtë — pra, nuk mund të ,,interpretohet" as të ,,lexohet". Mirëpo, kjo kurrsesi nuk do te thotë se duhet t'i ndjekim në mënyrë të pajtueshme, shkurt se duhet të pajtohemi pa fjalë me eksceset e tij aq të papërsëritshme personale, por shpeshherë edhe plotësësht të papranueshme. (Ky tekst, jo rrallë, te ne do te zgjojë edhe revoltën kundër shumë imazheve shkatërruese, te përgjakshme, të mundshme të seza, egërsive banditeske, gati patologjike, revoltën kundër urrejtjes aristokratike ndaj masave, ,,tufës", qëndrimit përbuzës ndaj grave etj. Por, pa marrë parasysh të gjitha parashenjat negative dhe pozitive, nuk mund ta marrim këtë liber si ndonjë material të vdekur për krahasime tona plotësuese erudite, për analiza dhe studime historike, linguistike, logjike dhe kognitive-teorike. Sepse atëherë, në të vërtetë, në këtë punë të vdekur libreske nuk do ta ndienim bukurinë dhe forcën e asnjë tingulli të atyre fjalëve, nuk do ta ndienim gurgullimën e atij lumi nëntokësor, nuk do ta shihnim madhështinë e vizioneve poetike dhe mendore, atëherë ky liber do të ishte vetëm një grumbull i pakuptimshëm, „jokonsekuent" dhe joshkencor i letrës. Ky liber njëmend i flet gjithkujt dhe nuk i flet askujt.

Filosofia e Niçes në tërësi, pa dyshim, është shprehje e periodës së errët të zgjimeve pushtuese imperiale dhe e realitetit të egër në kohën e ndërtimit të shekujve. E përditshmja është muzgu i të gjitha normave dhe vlerave etike, por me këto akoma të gjithë mbulohen: edhe moralistët, edhe filozofët, edhe politikanët, edhe prijësit ushtarakë. Niçe e shqeu atë vel dhe i rivierësoi të gjitha vlerat, por rebelimi i tij nuk i kalon kufijtë e protestes verbale kundër zbukurimit moralist te situates ekzistuese amorale. Pikërisht për këtë arsye, duke mbetur në diagnozë, Niçe nuk pa rrugëdalje tjetër nga ajo kohë pos që të qëndronje, prandaj edhe e la aq të përgjakshme dhe te fiksuar me përjetim të thellë artistike, pa perspektivë të qartë, por edhe pa patetikë të rrejshme, pa hipokrizi, pa filantropi abstrakte dhe maskë të neveritjes jezuite. Kjo ishte madhështi qenësore, por edhe kufizim qenësor i tërë ndërmarrjes jetësore grandiose të Niçes.
Niçe i cili aq shumë aspirante dritën dhe bënte një jetë modeste për atë dritë, duke punuar midis maleve të veta dhe pyjeve malore, u zhduk ne errësirën e vet dhe ne errësirën e kohës që e rrethonte. Fjala e tij magjike poetike dhe filozofike, e folur nga malet e largëta dhe të larta, ku ajri ishte i ashpër, e tundi mbarë botën. ,,Si njeri — thotë përnte Gotfrid Ben (Gottfried Benn) — ishte i varfër, i pastër — martir i madh... Për gjeneratën time ai ishte tërmet i epokës dhe gjeniu me i madh gjerman i gjuhës pas Luterit".

Keshtu foli Zarathustra

Parathenie e Zarathustres

Kur i mbushi te tridhjetat, Zarathustra braktisi vendlindjen, si dhe liqenin e vendit te tij, dhe u ngjit ne mal. Ketu u kenaq me shpirtin dhe vetmine e tij dhe per dhjete vjet rresht asnjehere nuk u merzit. Por me ne fund mendja i ndryshoi, qemra iu shnderrua, e nje mengjes na u ngrit qe me nate, qendroi perballe diellit dhe i foli keshtu:

“ O yll i madh ” E c’do te qe lumturia jote po te mos kishe ata te cilet ti i ndricon?

Per dhjete vjet rresht ti u ngjite lart deri ne shpellen time; edhe drita jote, edhe ecja jote do te ishin merzitur po te mos kisha qene une, shqiponja dhe gjarpri im.

Kurse ne te prisnim cdo mengjes, te hiqnim teprine dhe per mirenjohje te bekonim.

Epo mjaft me me mencurine time; ashtu si bleta qe ka mbledhur teper mjalte, edhe une kam nevoje per duar te shtrira. Do te desha te thellohesha e te shperndaja, deri sa te urtet e njerzve te ngazelleheshin serish me budallekun e tyre, si dhe te varferit me pasurine e tyre.

Prandaj me duhet te zbres thelle, ashtu sic ben ti ne mbremje here, kur perendon pas diellit dhe con drite ne ferr, ti o yll doreshpuar.

Ashtu si ti, edhe une duhet te perendoj, sic thone njerzit tek te cilet dua te shkoj.

Me beko, o sy i paepur, qe di te shohesh pa zili dhe nje lumturi shume te madhe.

Beko kupen qe do te derdhet, ne menyre qe uji te derdhet i praruar dhe kudo te coje pasqyrimin e lumturise sate.

Shiko! Perseri te zbrazet ajo kupe, dhe Zarathustra do te ribehet njeri. ”

Dhe keshtu filloi perendimi i Zarathustres.



Zarathustra zbriti i vetmuar nga mali dhe nuk takoi njeri.Por kur i arriti pyjet, iu shfaq perpara nje plak qe kishte lene kasollen e tij te shenjte dhe kishte dale per te kerkuar rrenje neper pyll. Dhe ja si i foli plaku Zarathustres:

“ E njoh kete udhetar; kane kaluar ca vjet qe kur kaloi ketej per here te pare. Quhej Zarathustra, por tani paska ndryshuar.

Atehere ti coje ne mal hirin tend, kurse sot pase vendosur te na cosh zjarrin neper lugin? A nuk te dhemb vall denimi si zjarrvenes?

Po, une e njoh Zarathustren. Te paster, e ka synem e as hijen e percmimit s’ i ka goja. Apo se ka dhe hijeshine e valltarit!

Zarathustra eshte shnderruar, femije eshte rrikthyer Zarathustra, eshte rizgjuar Zarathustra; e c’na kerkon tani mes te fjeturve?

Si ne nje det e jetoje vetmine tende, dhe deti te mbante. Sa keq ti dashke ta zvaritesh vete trupin tend?

Zarathustra iu pergjigj: “ Une i dua njerzit “

“ E pse. – i tha i shenjti, - erdha ne pyll e ne vetmi une? A nuk erdha sepse i doja njerzit shume?

Tani dua Zotin, njerzit nuk i dua. Njeriu per mua eshte shume i papersosur. Dashuria per njerine do me vriste. ”

Zarathustra iu pergjigj: “ E pse zure ne goje dashurine! Une ia coj njerzeve nje dhurate. ”

“ Mos u jep gje atyre” tha i shenjti. “ Me mire lehtesoja barren, mbart bashke me ta – kjo gje i kenaq mbi gjitheshka; me kusht qe te te kenaqe dhe ty!

Dhe nese do te japesh, mos jep me shume lemoshe, dhe bej qe te ta lypin!”

“ Jo ” tha Zarathustra. “ Une s’jap lemoshe. Nuk jam kaq i varfer ”

Shenjti qeshi me Zarathustren dhe foli kesisoj: “ Atehere beji ata te pranojne thesaret e tu. Ata s’i besojne eremitet, nuk besojne qe ne vijme per te dhuruar.

Hapat tani iu kumbojne ne veshe teper te vetmuar.Ashtu si nates, ne shtreterit e tyre, kur degjojne te kaloje njeri akoma pa dale dielli, te sigurte pyesin: ku po shkon hajduti?

Mos shko nder njerez, rri nder pyll! Shko tek kafshet! Pse s’do te behesh si une, ari mes arinjve, zog mes zogjve!”

“ C’ben i shenjti ne pyll pyeti Zarathustra.

Shenjti u pergjigj: “ Kenge bej e i kendoj, dhe kur i bej qesh, qaj dhe belbezoj: keshtu levdoj Zotin:

Duke kenduar qare qeshur dhe belbezuar levdoj Zotin qe eshte zoti im.Po ti c’na sjell dhurate ? ”

Kur i degjoi Zarathustra keto fjale, pershendeti shenjtin dhe tha:

“ E c’mund te te jap une? Shpejt lerme te largohem qe mos te te marr ndonje gje! “

Dhe keshtu u ndanem plaku dhe i riu, te qeshur sic qeshnin femijet. Por kur mbeti vetem, keshtu i foli zemres Zarathustra: “ Atehere qenka e vertete qe ky shenjt plak ne pyllin e tij akoma s’paska degjuar qe “ Zoti ka vdekur “.



Kur Zarathustra arriti ne qytetin e pare ne skaj te pyllit, gjeti nje turme te madhe te mbledhur ne treg, se u kishin thene qe do te shihnin nje akrobat. Dhe ja si i foli Zarathustra populli :

“ Une ju mesoj Mbinjerine. Njeriu eshte dicka qe duhet tejkaluar. C’keni bere ju per ta tejkaluar?

Deri tani njerzit dic kane krijuar mbi vetveten, kurse ju qe kerkoni te beheni zbatica e kesaj batice gjigande, e preferoni te ktheheni tek kafsha ne vend te te tejkaloni njerine?

E c’eshte majmuni per njeriune? Objekt talljeje ose turp i dhimbshem. Keshtu, tamam keshtu, duhet te behet njeriu per mbinjerine, objekt talljeje, turp i dhimbshem.

Keni kaluar rrugen nga krimbi tek njeriu, por, ende mbetet shume tek ju nga krimbi. Njehere ishit majmune, por akoma dhe sot njeriu eshte majmuni i te gjithe majmuneve.

Madje me i urti nga ju, edhe ky s’eshte gje tjeter vecse i dyzuar, nje hibrid i bimes me fantazmen. Mos valle ju urdheroj une qe ju te beheni fantazma e bimes?

Ja, une tani po ju mesoj Mbinjerine!

Mbinjeriu eshte kuptimi i tokes. Le te shpalle vullneti juaj: qofte Mbinjeriu kuptimi i tokes.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: --- Keshtu foli ZARATHUSTRA ---

Fillimisht postuar nga uni20077:
[qb] Genialiteti i Nietzsche-s qindron te religioni, jo te Filozofia.Thania e tij:Zoti ka deek- pasohet prej nji tjeter rrjeshtit-Jena keen nà vrassit e tij!!! Simbas tij Krishti , ka deek si pothujse te taan hyjniit e boots antike, pa dallim kombi e gjeografije(Dionizi), por vrasa tij ka tjeter domethanie.Aj ka deek ** asnji t' mos vrahet si aj edhe ** vargoni i dhunes ** ripertrin religionet e rreme, te prishet prej Mbretniis Hyjit. Por kte halà gindia nuk e kan kuptue.Ai e kuptoi...Mospranimi i ksaj te vertete e coi ne kliniken private... /pf/images/graemlins/frown.gif

Read Renè Girard!!!! :thumbsup: [/qb]
Po qe shqip kjo, Niçe eshte gjalle, me kuptimin "merr fryme, jeton"... :cool:

Kurse muhabetin per filozofin ne fjale une me duket se e kam konsumuar...
 

Admir

Forumium maestatis
Re: --- Keshtu foli ZARATHUSTRA ---

Visi. Pse nuk thua ti qe gjysma a me shume e shqiptareve nuk ditkan shqip? Mos harro se shqipja letrare vazhdon te mbetet nje dialekt i shperfillur nga shumica e shqiptareve, duam s'duam ne. Shqipja ka shume dimensione, dhe ti duhet ta dish kete.

Sa per temen, Zarathustra i takon nje miti modern, atij te grykesise per pushtet. Perse te perkrahet? Per arsye te superioritetit gjuhesor te autorit, te llogjikes filozofike bindese, apo te te qenit tashme e zakonshme per tu pranuar pa shume debate lodhese? Nese qeniet njerezore detyrohen te lumturohen qe lane pas skllavopronarine dhe feudalizmin, po aq edhe duhet te hidherohen qe e perqafuan ate edhe nje here me Nicen. Le te mbreteroje VETEM "i forti"! :smash:
 
Top