Re: Nuk me vjen keq hiç!
Njehere nje personalitet i politikes doli jashte shtetit (me sa duket per here te pare). Kur u kthye e pyeten "Si dole, si ishte andej" etj."Mos me pyesni me mire"-iu pergjigj. "Me mire te isha nje lope andej, sesa njeri ketu ne shqiperi." Kjo ngeli si barcalete me sa duket dhe qarkulloi goje me goje.
Me gjendjen aktuale qe ka Shqiperia, mos t´ju vije keq ju qe jetoni atje, por pretendimet per larje halesh apo punesh te rendomta, ngelen si shprehja e rrushit te pabere".
Nuk mohohet qe ekzistojne dhe te tille shqiptare qe bejne te tilla punesh (qe hyjne tek te rendomtat) por kjo s´do te thote qe nese do te ishin ne vendlindje do t´i priste nje JETE me e mire.Theksoj JETE, duke pasur parasysh kushtet e jeteses, duke filluar nga orendite shtepiake, mjetet e levizjes, ushqimi, veshja etj. Te pakten me punen e tyre arrijne te plotesojne gjithcka qe kane te nevojshme. Fundja dhe perkujdesja per pleqte, pune eshte. Dikush do kujdeset dhe per ta. Apo wc-te, dikush do ti laje.
Por cfare duhet te themi per halet e shqiperise?? Se pari duhet te ekzistojne...dhe se dyti...kush duhet ti laje?? Mos duhet zhdukur si pune valle?? Apo duhet ta bejne vetem jevgjit e Shqiperise. Por mos harroni se edhe ata shqiptare jane pavarsisht nga ngjyra. Apo duhet te marrim refugjate nga India??
Me kete drejtimin qe i dhate temes, me rendomesine se jetes se atyre qe jane jashte, gaboheni.As per fodullek s´ka vend ketu.
Ashtu sic e ka thene dhe Kondra me lart, te besh pushime neper vende perendimore apo plazhe te bukura, mbase kushton me pak se pushimet ne shqiperi. Por ne as qe e kemi vene ne peshore, dicka te tille, pasi drejtohemi nga tjeter arsye, ajo e mallit per vendlindjen. Ndersa vete shqiptaret ne vend qe te rregullojne bregdetin qe do te sjelle lekun ne vend nga turizmi, preferojne te bejne pushime neper Turqi, apo Mal te zi. (meqenese jane pa viza).Mendo ku do ishin pretendimet e tyre, nese do t´i kishin mundesite.
Per ne shqiperia mbetet vendlindje, por pa hedhur poshte kurrsesi dhe vendet qe na kane shkolluar me tej, punesuar apo na kane dhene ndihmen e nevojshme ne jete. Ketu nuk le pa permenduar edhe kedo qe mund te beje nje pune qe ne Shqiperi do quhej e "rendomte". Rendesi ka nje jete e ndershme, ne menyre qe shqiptari mos permendet si kriminel, por sic eshte ne te vertete. Dikush qe do shkollimin, punen, nje jete me te mire.