Re: Ju lutemi na jepni nje mendim per ne qe jemi ne AMERIKE
Leonardo 2003,po mundohem te sqaroj te pakten aq sa di une.
Se pari nuk mund te thuhet se presidenti Bush e ka firmosur billin, sepse ai i ka propozuar 2 dhomave te Kongresit ,dmth. Senatit dhe House of Representatives te miratoj nje ligje per emigracionin.
Problemi qendron ketu qe Amerikes nuk po i funksionon me ligji per emigracionin, keshtu qe Bushi hodhi iden per nje ligje te ri per emigracionin, brenda ketij ligji qendron edhe legalizimi i 10 apo 12 miljon ilegalve qe jetojne dhe punojne ne USA.
Pesa i perket ligjit ai perfshin legalizimin e personave qe kane nje pune ne USA per nje periudhe 3 vjecare me te drejte shtyrjen edhe per 3 vjet te tjera. Ne se personat brenda kesaj periudhe nuk arrin te marrin karten jeshile, atehere te pret kethimi ne vendin tend.
Por edhe ky ligj ka ngjallur debate te shumta midis disa konservatorve republikan, qe mendojne se ligji i presidentit Bush eshte nje aministi e fshehur , dhe demokratve qe thone se ligji i Bushit eshte teper i cunguar dhe krijon ne menyre te pa drejte nje shtrese dytesore te qytetarve.
Konkretishte presidenti Bush per te fituar votat e latinve do perpiqet ta miratoj ligjin te pakten deri nga vera, por nga ana tjeter te shumte jane ata qe mendojne se kjo ceshtje duhet lene per diskutim vitin qe vjen sepse nuk duhet te politizohet.
Persa i perket problemit tend qe thua jam ne te zeze dhe a duhet te regjistrohem?
Per mendimin tim eshte thike me dy presa,sepse duke u regjistruar mund te humbasesh te drejten e perfitimit nga ligji qe pritet te dale, nga ana tjeter eshte momenti me i pershtashem per te kerkuar ate qe thua ti seose mund te kesh lehtesi.
Por kjo duhet pleqeruar me kujdes dhe pa u nxituar.
Ne se ke ndonje gje tjeter me shkruaj, une do jem i gatshem te pergjigjem sigurishte aq sa di.