Jam një nënë dhe bashkëshorte perfekte

Jam një nënë dhe bashkëshorte perfekte

Aktorja tregon sekretin se si arriti ta transformonte një djalosh bukurosh në bashkëshortin e saj dhe të ndërtojë një jetë të lumtur përkrah tij

Demi Moore

Zonja Moore apo Zonja Kutcher? “E adhuroj të më thërrasin zonja Kutcher! Ju lutem prononcohet Ku, me u, ashtu siç lexohet”. Në orën 11.30 fiks, e lyer në mënyrë perfekte dhe e veshur bukur Demmi Moore, ish-gruaja e Bruce Willis, dhe tani gruaja e Ashton Kutcher, (16 vjet më i ri se ajo) hyn në sallonin e hotelit “Crillon” në Place de La Concorde. Edhe pse po i afrohet të 50-ave (tani është 47 vjeç) mbetet një grua shumë e bukur. Mos mendoni se është një nga ato gratë që lufton me forcë kundër moshës. Nuk të jep përshtypjen se është e paralizuar nga botoks apo muskujt e tipit Madona, aktorja prezantohet për atë që është. Një zonjë tërheqëse, elegante, e hollë me ndonjë rrudhë tek-tuk në fytyrë dhe një shikim inteligjent dhe të matur. Mban veshur një fustan të bardhë të Monique Lhuillier, një stilist me origjinë filipinase. Një ditë më parë, në mbrëmjen e promovimit të filmit të saj të ri “Wanted” të Helena Rubinstein, kishte veshur një fustan të bardhë të një stilisti nepalez. Në zgjedhjen e veshjeve të saj spikat pasioni për globalizimin. Rinia për të qëndron te faktet dhe stili i jetesës teknologjike. Është e fiksuar pas botës virtuale ku më shumë se një milion e gjysmë njerëz e ndjekin në çdo hap në “Twitter”, ku adresa e saj prezantohet me emrin zonja Kutcher. Nga iPhone i saj tregon me shpejtësi fotot dhe jetën moment pas momenti. “Përpiqem tu përgjigjem të gjithëve. Është një mundësi e jashtëzakonshme për tu shprehur haptazi me fansat”.

Je e pasionuar pas “Twitter”?

Sigurisht. Komuniteti im i referimit është “Facebook”. Është i këndshëm, por është më privat. “Twitter” është i hapur për të gjithë. Në “Facebook” kam një klub fansash dhe një adresë me emër tjetër. Por është vetëm për familjen dhe miqtë e ngushtë që nuk janë më shumë se 20 persona. Në “Twitter” pas pak kohësh do të arrijnë në dy milionë.

Nuk të duket sikur të spiunojnë dhe ndjekin në atë që bën?

I njoh ata që më “ndjekin”. Nuk janë borgjezë, nuk veshin kravatë, janë njerëz të thjeshtë. E di që media më ndjek kudo, por me “Twitter” kam mundësinë tu përgjigjem menjëherë atyre që thonë dhe shkruajnë për mua. I adresoj dhe arrij ti mbaj nën kontroll. Kështu ndihem edhe më e fuqishme: kjo ndryshon tërësisht lidhjen mes meje dhe shtypit. Sepse mendoj se ata mund të publikojnë fotot e paparacëve, por edhe ato që publikoj unë.

Por ju nuk e përdorni “Twitterin” vetëm për të treguar jetën e përditshme. Për shembull shpesh e përdorni për të dhënë mesazhe të ndryshme si ai për luftën ndaj urisë.

Ka qenë e mrekullueshme të bëje diçka të tillë. Në “Twitter” dhe “Facebook” kërkova të thosha diçka mbi temën: “Kam uri”. Më vjen keq që shumë nuk kanë as se çfarë të hanë. Nga ajo që shkrova zbulova se 36 milionë amerikanë janë në rrezik urie, një në tetë të tillë dhe nga ata 12 milionë janë fëmijë. Lufta kundër urisë, ishte pikërisht ky mesazhi që doja të transmetoja.

Falë jush, shumë njerëz kanë zbuluar anën e errët të Amerikës.

Ky problem ekziston prej kohësh, por askush nuk shqetësohej. Edhe unë gjithmonë kam pasur përshtypjen se jetoj në një vend të pasur, sepse nuk jam përfshirë në këtë çështje. Tani me krizën ekonomike, shifrat janë rritur. Pastaj shumë fëmijë që mund të hanë vetëm vaktin në shkollë. Po në verë kur shkollat janë mbyllur?

Në reklamën e parfumit “Wanted”, partneri juaj është një djalosh shumë i ri. Nuk duket si e rastësishme zgjedhja e Rusinstein?

Nuk e kam ndier veten të manipuluar. Parfumi ka një histori dhe unë jam pjesë e asaj historie.

Dashuria juaj për Ashton, është ndryshe nga ajo për Bruce…

Janë dy persona krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri. Me Ashton është njëlloj sikur jam me një njeri që e kam njohur prej kohësh. Sikur të dy kishim kohë që prisnim njëri-tjetrin.

Mund të mendosh se Ashton është djali që ju nuk mundët ta kishit kurrë.

Ai është një burrë i vërtetë dhe jo një fëmijë, pavarësisht moshës. Është më i vjetër, më i hapur dhe më i matur nga shumë 40-vjeçarë që unë kam njohur.

Tani ai po xhiron një film me Anne Hathaway, Jessica Alba, Julia Roberts. Kohët e fundit ishe në set me Cameron Diaz. Janë gratë më të bukura të industrisë së kinemasë për momentin. Nuk jeni xheloze?

Jo, përse duhet të jem. Nuk kam asnjë arsye për të qenë.

Ju jeni shumë e sigurt në vetvete?

Jo, gjithmonë. Siguritë në jetë kërkojnë shumë lodhje. Ka gjëra për të cilat duhet punuar çdo ditë.

Nuk ke frikë se me kalimin e kohës diferenca e moshës do të ndihet akoma më shumë?

Kjo është një pyetje e rëndësishme, sepse është e vërtetë që koha ecën shpejt. Por unë mendoj se ne e shqetësojmë shumë veten mbi atë çka do të ndodhë. Ku jam? Ku po shkoj? Çfarë duhet të bëj? Kështu humbet lumturinë e momentit dhe projekton frikën e të ardhmes. Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas pesë ose dhjetë vjetësh, mund të ndodhë gjithçka, por nëse unë jam e lidhur me realitetin, siç jam tani kjo na bën më të rritur dhe më të matur.

Rummer, vajza juaj e madhe është aktore. Nuk e ndien veten në konkurrencë?

Jo, aspak. Nëse ajo është e lumtur edhe unë jam. Po ecën mirë, tani pritet të dalë një tjetër film i saj. Shqetësimi im i vetëm është ta mbroj dhe ndihmoj të mos ndihet e pasigurt dhe se mos dështon. Industria e filmit është një industri e ashpër dhe shpresoj që ajo, meqë është më delikate se unë, tia dalë mbanë. Unë jam një tip më shumë luftarak.

Çfarë bëjnë vajzat e tjera?

Scout sapo ka mbaruar kolegjin dhe vitin tjetër do shkojë në universitet. Më e vogla, Tallulah, këtë verë bëri një praktikë dyjavore te “Harpers Bazar” si asistente zyre”.

Është vetëm 15 vjeç, shumë e re…

Më mirë se të merret me shopping…Pastaj pjesën tjetër të verës ka punuar në një dyqan.

Ju jeni një nënë e ashpër?

Është çështje ekuilibri. Nëse vjen nga një familje e privilegjuar si kjo e jona, është e rëndësishme të dish se si e ke fituar atë që ke. Njerëzit nuk të japin asgjë, duhet të mësosh si ti fitosh gjërat para se të dalësh në jetë. Bota nuk është gjithmonë me “shkëlqim”. Shpesh të rinjtë duan të kenë gjithçka pa u lodhur. Nuk është kështu, duhet shumë punë dhe rregulla për ti arritur. (Shqip)

YSPgKefLenk

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24850. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24850

Top