Ja ku feston 33-vjetorin Beyonce!? Në plazhet e Francës (Foto)

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi



Beyonce kishte vendosur që të festonte ditëlindjen me dy njerëzit e saj më të rëndësishëm në jetë, bashkëshortin Jay Z dhe vajzën Blue Ivy. Këngëtarja e hitit “Crazy in Love” festoi 33-vjetorin në plazhet e jugut të Francës së bashku me mamanë, Tina Knowles dhe mamanë e Jay Z.


Beyonce-Jay Z dukeshin të lumtur dhe të buzëqeshur pas gjithë furtunës mediatike për një ndarje të mundshme mes tyre. Blue Ivy, 2 vjeç, dukej e mrekullueshme me një bikini ngjyrë blu.



Diva e muzikës përpiqej që të fotografonte çdo moment. Ndër miliona urime nga e gjithë bota mes tyre edhe i Zonjës së Parë të SHBA-së, Michelle Obama.



“Gëzuar ditëlindjen Beyonce! Ti je një model i jashtëzakonshëm, një nënë fenomenale dhe një mikeshë e mrekullueshme. Shpresoj të kalosh një ditë të paharrueshme”, shkruan Michelle Obama në “Twitter”.











 
Top