Imuniteti, jo strehë për të hetuarit
Kryediplomati amerikan, John Withers, lëshoi dje një sinjal të fortë për Kryeministrin Sali Berisha dhe organet e drejtësisë. I pranishëm në një konferencë për integrimin, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, u ndal te çështja e shumëpërfolur e imunitetit. “Imuniteti nuk duhet të sigurojë strehë për ata që përballen me masa ligjore dhe janë në ndjekje penale”, u shpreh ambasadori Withers. Gjithashtu, vijoi diplomati, ai nuk duhet të jetë një mundësi për të mbrojtur atë që është fajtor dhe personat në pozita drejtuese. Ambasadori i rikujtoi gjithashtu, Kryeministrit premtimin për shembjen e murit të imunitetit si një detyrim që, sipas tij, nuk duhet të minojë besimin e qytetarëve për integritetin e sistemit politik e gjyqësor. “Disa muaj më parë, Kryeministri bëri përpjekje të mëdha që të shembet muri i imunitetit. Ne shpresojmë që qëllimet e tij të bëhen realitet në një të ardhme të afërt”, insistoi Withers. Ambasadori amerikan nxiti qeverinë për të rritur mbështetjen e saj për krijimin e një sistemi të pavarur të drejtësisë. Mesazhi i ambasadorit amerikan vjen në një kohë kur Prokuroria e Përgjithshme është duke shqyrtuar një padi të familjarëve të viktimave të Gërdecit, të cilat kërkojnë riheqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dhe fillimin e procesit gjyqësor në Gjykatën e Lartë, i cili u pezullua për shkak të rimandatimit të Mediut si ministër në zgjedhjet e 28 qershorit. Që një nismë e tillë të kalojë për miratim në Parlament kërkon një numër prej 3/5 e deputetëve për shkak se duhet të ndërhyhet në Kushtetutën e Shqipërisë. Çështja e imunitetit mbahet peng edhe nga bojkoti i opozitës që ka lënë mazhorancën në numër të pamjaftueshëm për të ndërmarrë reforma të tilla. Koalicioni qeverisës ka vetëm 74 mandate kur do ti duheshin edhe 10 të tilla për të miratuar nismën. Withers tha se disa ditë më parë, duke folur përpara Komitetit të Helsinkit në Shtetet e Bashkuara, Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane, kolegu dhe bashkëpunëtori Stuart Xhouns, tha si më poshtë, “Ne vazhdojmë të nxisim Qeverinë e Shqipërisë më tej që të rrisë mbështetjen për institucione të pavarura gjyqësore dhe të prokurorisë dhe heqjen e imunitetit parlamentar në rastet përkatëse”. “Ajo çka Z. Xhouns donte të thoshte ishte që imuniteti nuk duhet të ofrojë strehë për ata që përballen me përgjegjësi penale në gjykata, dhe as një shtysë për ata që gjykohen nga gjykatat që të kërkojnë apo të mbajnë poste të larta qeveritare”, vijoi Withers. Pak ditë më parë edhe raporti i progresit të Shqipërisë, hartuar nga Komisioni Europian konstatonte se Parlamenti ende nuk ka zgjidhur çështjen e limitimit të imunitetit të pjesëtarëve të tij. Pak kohë më parë ishin shefat e misioneve EURALIUS dhe OPDAT që kërkuan nga Parlamenti të ndërmerrte nismën e kufizimit të imunitetit. Në përfundim të vëzhgimit të tyre, ekspertët ndërkombëtare vlerësuan se “rekomandohet kufizimi i imunitetit për të gjitha kategoritë e zyrtarëve, për të luftuar seriozisht korrupsionin dhe për të vijuar me rrugëtimin e Shqipërisë përpara”. Ka një rëndësi maksimale, sqarojnë ata, që kjo të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të drejtpeshuar, duke u dhënë të gjitha palëve kohë të mjaftueshme për tu dëgjuar.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24697. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24697