Re: Horrrrorrrr
Ka shume kohe qe nuk kam pare filma me horror. Ne fillim i kisha frike, pastaj u mesova shpejt me to. Ne c'do rast kur kamera eshte prapa shpines se aktorit, kerset thika ne shpine apo ndonje monster afrohet me muzike te tmershme lol. Nese kamera eshte perpara aktorit, i del thika e futur ne shpine nga gjoksi dhe gjaku sperkat muret. Edhe kjo me muzike te tmerrshme. Nese nje person (grua shumicen e kohes) futet ne makine ne mes te nates, dije mire se aty i fshehur mbrapa eshte nje monster qe ja perfundon jeten. Pra isha ne gjendje qe te parashikoja se cpo ndodhte dhe nuk kisha frike por ia plasja te qeshurit ne kinema se nuk me kapnin dot befasisht sic benin ne fillim keta gjakataret e holliwoodit.