Hapja e kutive, sot protesta e tretë e opozitës në Shkodër

Hapja e kutive, sot protesta e tretë e opozitës në Shkodër

Pasditen e sotme pritet të zhvillohet protesta e opozitës në Shkodër për vjedhjen e votave dhe për hapjen e kutive të votimit. Qyteti i Shkodrës, është i treti që do të mbledhë bashkë popullin opozitar, ndërkohë që Partia Socialiste e ka quajtur Shkodrën si një nga qytetet ku ka pasur vjedhje të votës, për të cilën pati edhe ankimim dhe kërkesë për rinumërim. Siparin e protestave e hapi kryeqyteti me protestën e 10 tetorit, për të vijuar më pas me Beratin.
Lideri socialist Edi Rama ka deklaruar se në 20 nëntor do të ketë një tjetër protestë në Tiranë kundër kundër masakrës zgjedhore të 28 qershorit.
Hapja e kutive të votimit është deklaruar si kusht i panegociueshëm për rikthimin e PS-së në parlament, ndërkohë që kryeministri Berisha është shprehur kundër hapjes së kutive, duke e cilësuar këtë si të kundraligjshme.

Shehu: PD s’ka frikë nga hapja e kutive, por jep mesazh destabiliteti

TIRANË – Hapja e kutive nuk rrezikon pushtetin e të djathtës por të ardhmen integruese të vendit, pasi është mesazh destabilizues. Kështu ka deklaruar sonte në seancë parlamentare deputeti i PD-së, Tritan Shhehu, ku iu kërkoi kolegëve të majtë të kthen në parlament.

“Hapja, mund të rezultojë më e favorshme për ne, por kërkesa vetë përmban një mesazh destabiliteti për proceset integruese të vendit. Me këtë kërkesë opozita kërkon që ne të kthehemi mbrapsht në kohë. Kërkohet rinumërimi i atyre votave që janë numëruar nga komisionerët e PS-së dhe PD-së që në shumë raste ata të PS kanë qenë mazhorancë. Kërkohet të goditet KQZ, Gjykata e Apelit, Kolegji Zgjedhor. Kërkohet të thyhet ligji, baza e themelit të një shteti. Kjo është një aventurë e pashpresë politike, ndaj iu bëj thirrje kolegëve të vijnë të marrin mandatin dhe të bëjnë jetë politike parlamentare”, u shpreh Shehu në fjalën e tij.

Më tej ai vijon me fjalët:” Rama sjell shembuj nga vende të ndryshme, kur procesi zgjedhor ende s’ka mbaruar. Tek ne procesi është tejkaluar. Dhe të pranosh idenë e tyre do të thotë të rrezikosh të ardhmen e afatgjatë të vendit. Gjej rastin t’iu them kolegëve të vijnë në parlament, dhe të merren me të ardhmen jo me të shkuarën”.

Replika Rama-Berisha, PS: Të vendosur për hapjen e kutive

TIRANË- Kërkesa e opozitës për hapjen e kutive si kusht për rikthimin në parlament ka vazhduar edhe sot temë e replikave mes kreut të PD-së, njëherësh kryeministër i vendit Sali Berisha dhe liderit të PS-së, Edi Rama.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha ka deklaruar se kërkesa për hapjen e kutive është e kundraligjshme dhe Rama i ka ezauruar gjithë rrugët e apelimit për këtë ankesë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës, i cili ka deklaruar prerë se PS-ja nuk heq dorë nga kërkesa e saj për hapjen e kutive dhe transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.

“Kur Berisha thotë se kërkesa për hapjen e kutive është ogurzezë, thotë një të vërtetë të madhe, por jo për zgjedhjet dhe të vërtetën e 28 qershorit, por për pushtetin e tij të grabitur, i cili nuk qëndron dot në këmbë nëse ballafaqohet me të vërtetën. Ajo që i intereson vendit, në këtë udhëkryq historik, është transparenca. Kërkojmë transparencën e një procesi zgjedhor që duhet të jetë i fundit në zinxhirin e zgjedhjeve të kontestuara”- tha Rama gjatë një konference për shtyp, fill pas deklaratave të Berishës.

Sipas tij, transparenca e plotë shërben për të kthyer besimin tek vota dhe zgjedhjet e shqiptarëve që sot e kanë humbur besimin pikërisht për shkak të 28 qershorit. “Berisha nuk mund ta pengojë me fuqinë e pushtetit të grabitur dhe as arsyen e mos arsyes që e shton në përpjekjen e kotë për të krijuar idenë se qenka dashamirës ndaj kërkesave të opozitës, por kur ato janë brenda ligjit. Nuk ka asgjë të paligjshme në kërkesën tonë”- tha më tej ai.

Berisha: Kërkesa për kutitë, absurde. Rama: Do vazhdojmë protestat

TIRANË(UPDATE)- Përpjekje për të mbajtur me forcë pushtetin dhe mënyrë për të fshehur vjedhjen e bërë në 28 qershor e ka quajtur lideri socialist Edi Rama deklaratën e kryeministrit Sali Berisha për mos hapjen e kutive të votimit.

Gjatë një konferencë për shtyp si reagim ndaj deklaratës së kreut të qeverisë, Edi Rama ka theksuar edhe njëherë qëndrimin e opozitës për përshkallëzim protestash dhe vendimin për të mos hyrë në Parlament pa u bërë transparenca e zgjedhjeve.

Sipas Ramës, ajo që kërkohet nuk është mbivendosje ndaj sistemit të drejtësisë, por një e drejtë e pazëvendësueshme e parlamentit të vendit, ku Berisha ka arritur të hapë edhe dosje, të cilat kanë qenë dosje hetimore të prokurorisë.

“Ne kërkojmë hapjen e kutive për të bërë transparentë përmes një komisioni hetimor parlamentar, që nuk është një shkallë tjetër gjykimi dhe nuk ka të bëjë me procesin juridik që u mbyll me vendimin e kolegjit elektoral. Janë gjëra të ndryshme, që kryeministri i bashkon bashkë, sepse do t’i ikë të vërtetës së madhe që zgjedhjet në Shqipëri janë grabitur, se vullneti është deformuar, dhe se mekanizmi i deformimit ka qenë i orkestruar nga vetë pushteti”- tha ai.

Për Ramën, sot Shqipëria është në një situatë të papranueshme për shkak se ndërkohë kutitë hapen kudo, edhe në Greqinë fqinje po bëhet një rinumërim, edhe në Afganistan kutitë u hapën, tek ne megjithëse është e shkruar në ligj, kjo gjë u ndalua përmes ushtrimit arbitrar të pushtetit të administratës zgjedhore dhe të Kolegjit Zgjedhor dhe ndërkohë kjo gjë i ndalohet edhe vetë parlamentit, i cili mund të hapë çdo çështje, çdo kuti, çdo dosje, për hir të së drejtës që të hetojë lidhur me çështje të caktuara.

“Ai ka arsyen e atij që ka vjedhur dhe kërkon që kjo të mos dalë në dritën e diellit, por duke e shmangur transparencën e procesit ai nuk e zgjidh, por e thellon krizën politike në vend, e largon pikëtakimin me palën tjetër që është një domosdoshmëri për një proces normal politik dhe mbi të gjitha e vonon, por nuk e varros dot përgjithmonë të vërtetën e 28 qershorit. Ne jemi për ta dëshmuar atë të vërtetë dhe do të bëjmë gjithçka kemi në dorë që kjo dëshmi të bëhet e plotë”- tha Rama.(Shekulli)

AMV7Xi6g10I

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24583. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24583

Top