Hallet e Hall Qomiles

Besi

Primus registratum
Hallet e Hall Qomiles

E di, qi jini t'u bajte hallet e Shqypnise, po Halles i ka ra i halli modh. Kom hallin e cunit, se halli cunit osht halli Halles. Halla i ba hallin,
hallit t'cunit. Ah, Halles, s'ju dane hallet ! Se hall kur jon te
vegjel e
hall kur jon te m'dhonj. Halli osht, se m'osht tret cuni, osht hollu e
osht
bo per t'i honger hallven. M'rri cuni me sy n'tavon. As ha e as pi.

- Cere halli t'ka ra me t'keqen Halla ?
- S'kom as i hall o Halle .
- Qafsh Hallen! kallxoi Halles, hallin qi ke, se Halles i prishet gjaku
kur
ju shef n'hall ?
- Halle... kom ra n'dashni...
- Hajer ishalla ! Kush osht ajo shefteli, qi ju bofte Halla kurbon ?
- S'e di.
- Si me s'e di ? Po kush t'a di po s'e dite ti ?
- Po si ta di ? Un as e kom pa, as e kom taku.

... Bir, i paska hik grenxa cunit ! I paskan met vetem mizat. Aqi gjo
osht
truni shkrete... dy miza, nji grenxe. T'hiken grenxa...e t'sillen mizat
qark
e qark. Filloi me m'u sille dynjoja parqark.

- A t'boj i kafe, me t'keqen Halla ? - ... - A t'i hudh sheqer a ta lej
zeher ?
- Zeher leje, zeher.
- Po pse i shti vetes kaq zeher, s'e ma zeherose zemren o sheqeri
Halles !
Po c'qeka ajo goce, pa emen e pa surrat ? I kisha vu mene una, kur
fillo tina me fol per lule e per trondafila... s'ke gjo n'terezi. Sa
t'keqe
e
ke ket sevda, mi Halle ! E kini per race. Kallxoi Halles, ku e ke pa,
se
po m'shti n'dhe per z'gjalli ?

- N'internet.
- Estrafkulla!!! Po cere bo ajo aqe ?
- Shkru.
- Po cere t'thote, mi Halle ?
- Nuk m'thote jo, se ajo shkru per t'gjthe.
- Po me cere llagapi shkru, qi e shkrofsha ke t'shumtit, jarebi !
- LA0003
- Aaaaaaaa, qyqja!qyqja!qyqja!.... qeka...Laje Allamoni, ke kati trete
!!!
Po c'te paska cu ty ke Laja, shtedhete e ca vjece, qi te cofsha atje ku
s'thuhet !
- Mahu mi gru ! Ti t'a dhjet fare. Kom faj un, qi flas me ty . Laje
Allamoni? Jo po, Lije Aslloni... Ate mund t'a qujne Lolita. Lolita,
drite e
jetes sime, zjarr i veshkave te mia. Mekati im, shpirti im. Lo-li-ta :
maja
e gjuhes ben tre kercime te vogla pergjate qiellzes per t'u goditur tre
here
tek dhembet. Lo.Li.Ta. Lolita, lumiere de ma vie, feu de mes reins....
- Bireeeeeeeee, filloi me fol turce ! Po m'hiken cuni! Ah, mi Bedrije,
mi
motra ime! Ka ardhe qometi. Vetem uji i zi ka met pa dale. Kush e
shpifi ket
'ternet qi terboi dynjone? Kina pas qene ene ne t'reja, po, jo kshu !
Vite
behari, dilshim n'bahce, e kenojshim konget e Suf Myzyrit:

Erdh pranvera me jeshile /C'i rash bahces per midis/ Keputa nji
tranofille,
T'a dhosh ty per kujtim.

Kishte lezet shpirti! Vite ajo ere trandafilash, qi te mushte
krahanurin. Po
k'to t'sotmit rri mylle e shofin onrra n'televizort mi moter . E bine
n'dashni me numrat. Zoti i rujte ! Ju do halla fort, kush e njef prej
jush
ate LA0003, t'me coje haber, se po m'hiken cuni duresh. Se paska halle
e
halle.

Halla pri Tirone
 
Top