Hagë, nis gjyqi ndaj Karaxhiq, i akuzuari mungon

Hagë, nis gjyqi ndaj Karaxhiq, i akuzuari mungon

Procesi gjyqësor ndaj ish udhëheqësit serbë të Bosnjës, Radovan Karaxhiq ka filluar në Gjykatën e krimeve të Luftës në Hagë

Vetë Karaxhiq nuk është paraqitur. Më herët, ai kishte bërë të ditur se do të bojkonte hapjen e procesit pasi atij nuk i ishte dhënë kohë e mjaftueshme për t’u përgatitur për mbrojtje.

Ai ka thënë se ka nevojë për 10 muaj të tjerë që të përgatisë mbrojtjen ndaj 11 akuzave ndaj tij.

Karaxhiq akuzohet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë dhe pjesëmarrje në vdekjet e 8 mijë myslimanëve të Bosnjës në 1995 në Sreberenicë. Ai nuk pranon asnjë nga akuzat.

Roli i Karaxhiçit gjatë Luftës në Bosnjë

Kur Bosnja u shkëput nga Jugosllavia në vitin 1992, Radovan Karaxhiq, nga pozitat e partisë më të madhe të serbëve të Bosnjës, SDS, shpalli krijimin e Republikës së pavarur Serbe të Bosnjë-Hercegovinës.

Më vonë, emri ndryshoi në Republika Srpska, apo Republika Serbe, me Karaxhiqin si president, titull që e bënte atë edhe Komandant Suprem të Forcave të Armatosura.

Prokuroria thotë se gjatë luftës së Bosnjës për pavarësi, Karaxhiqi kishte bashkëpunuar me të tjerët për t’i dëbuar përgjithmonë myslimanët dhe kroatët nga territoret e pretenduara prej serbëve.

Thuhet se ai kishte planifikuar, nxitur, urdhëruar apo ndihmuar dhe mbështetur shumë nga zhvillimet vendimtare të luftës.

Rrethimi 44 mujor i Sarajevës, gjatë të cilit mendohet të jenë vrarë mbi 10 mijë vetë, burgosja në kampe ndalimi të banorëve jo-serbë dhe ajo që aktpadia e cilëson si vrasje të më shumë se 7,000 myslimanëve në enklavën lindore të Srebrenicës.

Gjatë luftimeve, Karaxhiq është parë shpesh duke vëzhguar fushëbetejat bashkë me komandantin e vet ushtarak, Ratko Mladiq.

Por ai ishte edhe negociatori kryesor ne bisedimet me komunitetin ndërkombëtar.

E megjithatë, Karaxhiqi ishte ai që kundërshtoi përpjekjen e parë madhore për paqe, planin Vence-Owen të vitit 1993 që çoi në prishjen e gjatë të marrëdhënieve me presidentin e atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq.

Padia e fundit ndaj Karaxhiqit përmban 11 akuza, përfshirë pesë për krime kundër njerëzimit, katër për shkelje të ligjeve apo rregullave të luftës dhe dy akuza për gjenocid.

Ekipi i mbrojtjes e ka mohuar gjithmonë përgjegjësinë e Karaxhiqit në ndonjë krim dhe i është përmbajtur tezës se, si lider politik i serbëve të Bosnjës, ai nuk bërë gjë tjetër veçse është përpjekur të sjellë paqe dhe të mbrojë popullin e vet.(Shekulli)

jBCgB2nAznI

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24820. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24820

Top