Gjykatësi: Një shtet pa siguri, nuk është më i mirë se diktatura

Universal

AnonymouS
attachment.php



Gjykata e Lartë premtoi sot se do të marrë në shqyrtim dosjen e “21 janarit”, ku katër persona humbën jetën gjatë protestave të opozitës së atëhershme.

Lajmi u bë i ditur sot nga kreu i Gjykatës, Xhezair Zaganjori, gjatë zhvillimit të analizës vjetore të këtij institucioni.

“Dosja shumë shpejt do të shqyrtohet në shkallën më të lartë të gjyqësorit. Ajo është çështje që i takon vitit 2013 dhe do të shqyrtohet sipas radhës, ndoshta nga mesi i vitit 2015”, u zotua Kreu i Gjykatës së Lartë.

Gjithashtu Zaganjori foli edhe për shpërthimet me tritol, duke e konsideruar situatën të rëndë. Gjatë fjalës së tij, ai i bëri apel subjekteve politike që të lënë mënjanë akuzuat mbi njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojnë për të shmangur ngjarje të tilla. Sipas tij, krimi nuk ka ngjyrime politike. “Një nga detyrat e shtetit është siguria dhe ne jemi qytetarë, jo vetëm gjyqtarët apo prokurorët.

Si media dhe ne jemi nën presionin e punës, këto fenomene e kanë tronditur shoqërinë, lufta ndaj krimit është esenciale për shtetin. Një shprehje thotë, se një shtet që nuk është në gjendje të garantojë minimumin e rendit dhe qetësisë, nuk është më i mirë se diktatura. Duhet bashkëpunim mes vetë politikës. Krimi nuk ka ngjyrime, kërkon bashkëpunim dhe mes mekanizmave të shtetit”, tha Zaganjori.

Shqip
 
Top