Gaim-i në Shqip

Besnik Bleta

Forumium praecox
Gaim-i në Shqip

Nga këtu , vetëm jo si të babëzitur se sa doli nga furra, akoma djeg.

Phyh phyh fyyy...

Duhej të kalonte nëpër depot e SourceForge-it, për ta futur në qese të bukur dhe për t'i lidhur grykën me kordele të kuqe. Po kjo puna e lejes nga SourceForge-i sikur po zgjat ca...
Punën, (a dëmin sipas cave), e bën edhe kështu.

Për ta shijuar tamam, (fjala është gjithmonë për vëllezërit tanë që punojnë me Windows):

Që instalimi i Gaim-it të kryhet në shqip dhe hapet gjithashtu gjithë kohës si program në shqip zgjidhni te Control Panel i Windows-it Regional Options/General/Albanian

dhe te dritarja e dytë më poshtë me titull Language settings for the system i vini shenjë Central Europe (Default) (nëse nuk e ka tashmë).

- Pas shkarkimit dhe çngjeshjes së sq.tgz, dosjen sq që përftoni, hidheni, siç është, brenda dosjes Program Files/Gaim/locale/.

Brenda shumë pak ditëve, e gjithë kjo rrugë do të shkurtohet nga përfshirja e përkthimit brenda të ekzekutueshmit gaim.(version).exe dhe hapat e vetëm të nevojshëm do të jenë shkarkimi dhe zgjedhja e Albanian te Regional Settings.

(Ju bëftë mirë.)
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Gaim-i në Shqip

Ka vetëm 1.9% të papërkthyer, gjërat më pak të ndeshura ose të pahasura prej meje, ndaj mos ngurroni të këshilloni. Shkurtprerjet nuk janë kontrollouar, as njësuar, atje ku është e mundur, me përkthime të tjerë.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Gaim-i në Shqip

Mjafton të shkarkohet Gaim 1.1.1 dhe gjatë instalimit pyeteni në cilën gjuhë doni të bëhet instalimi. Zgjidhni Shqipen dhe kaq e pat. Hapja e programit pas instalimit do të bëhet në Shqip. Thjesht, pa hapat e përshkruar më sipër.
 
Top