Formulari A3, tri ditë kohë për tërheqje e dorëzime
ërveç stresit të akumuluar për më shumë se gjashtë muaj, maturantët duhet të durojnë edhe humorin e mësuesve apo sekretareve të shkollave ku kanë mësuar për katër vite. Madje duhet ti stresojnë edhe më shumë prindërit, të cilët nuk mendojnë për asgjë tjetër veçse për të ardhmen e fëmijëve…

Parulla këto ditë ka qenë e njëjtë dhe e përsëritur në gjimnazet e Tiranës: “Plotësoni formularët dhe dorëzojini deri ditën e premte në orën 12.00, të shtunën dhe të dielën e kemi pushim”, kanë sqaruar sekretaritë dhe një pjesë e mësuesve kujdestarë për maturantët që kërkojnë asistencë, kanë pyetje dhe kërkojnë të dorëzojnë formularin. Por në vend që të mendohen, të shohin pikët e fituesve të fundit me kujdes e të plotësojnë formularin ashtu siç referojnë rregullat, kandidatët për studentë duhet të marrin vendime të nxituara, sepse sekretaritë e shkollave e kanë pushim ditën e shtunë dhe të diel.

Në fakt, këto dy ditë janë pushim, por orari zyrtar në shkolla mbaron në orën 15.00 dhe jo në orën 12.00 kur pretendojnë sekretaritë. Dhe ditët janë pushim, por në raste të jashtëzakonshme e kur eprori, aq më shumë Ministri i Arsimit lëshon udhëzimin “Do të qëndroni në punë”, guximi i punonjëseve të arsimit të mesëm është për tu pasur zili.

Parregullsitë

Formulari A3 duhet të shpërndahet në gjimnazet, shkollat e mesme apo drejtoritë rajonale çdo ditë nga ora 08.00 e mëngjesit deri në orën 18.00 pasdite. Po ashtu, shpërndarja e formularit, plotësimi dhe dorëzimi i tij nisën në datën 21 tetor dhe përfundojnë në datën 26, ditën e hënë. Ndërsa sekretaritë e shkollave u kanë referuar nxënësve se formularët duhen plotësuar dhe dorëzuar deri në datë 23, duke argumentuar që e shtuna dhe e diela në shkollë është pushim.

“Maturantë, të shtunën dhe të dielën nuk është ditë pushimi këtë javë për asnjë nga sekretaritë e shkollave të mesme apo drejtoritë rajonale, të cilat kanë në përgjegjësi shpërndarjen, firmosjen dhe mbledhjen e formularit A3, ashtu siç ka udhëzuar dhe urdhëruar institucioni më i lartë, Ministria e Arsimit”, kjo është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Arsimit.

Secili duhet të qëndrojë i qetë, të shohë udhëzimet, pikët e fituesve të fundit, pikët që ka fituar sipas meritës dhe preferencës e pastaj të plotësojë me stilolaps të zi formularin A3. Ndërsa për ta dorëzuar kanë kohë deri ditën e hënë.

Plotësimi i formularit

Formulari A3 plotësohet njësoj si ai A2. Mbrapa formularit, APRIAL-i ka sqaruar të gjitha hapat që duhen ndjekur për të bërë një plotësim të saktë dhe pa gabime. Ndërkohë që secili maturant duhet të shohë me kujdes pikët e fituesit të fundit.

Në këtë mënyrë kandidatët për studentë duhet të kontrollojnë edhe pikët që kanë marrë, duke mos pretenduar të fitojnë shkollën më të preferuar, por degën ku mund të kenë më shumë mundësi për të fituar. Në këtë rast do të vlente shprehja e urtë popullore: shtrini këmbët sa keni jorganin”!(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24709. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24709