Ferrari i parë hibrid me motor V12

Albforumi

Primus registratum
Ferrari i parë hibrid me motor V12

Sipas pohimeve të prijësit të Ferrarit Amedeo Felisa, Ferrari në ofertën e vet përfundimisht ka për qëllim të përfshijë edhe modelin hibrid, e edhe pse nuk dihet saktësisht se në çfarë hibridi do të punojë Felisa ka konfirmuar se nga ana konvencionale në të do të gjendet motori i fuqishëm V12.

Felisa gjithashtu ka lënë të kuptohet se për daljen në treg të këtij automjeti duhet të pritet, sepse në Maranello vlerësojnë se teknologjia e baterive nuk ka përparuar sa duhet për të përmbushur të gjitha nevojat e tyre. Për më shumë, ata vlerësojnë se për një gjë të tillë do të nevojiten prej tri deri në katër vite.

Para ardhjes së motorizimit hibrid Ferrari ka për qëllim të implementojë një varg teknologjish me të cilat do të zvogëlojë shpenzimin e karburanteve, respektivisht zvogëlimin e gazrave të dëmshëm.

Mes tjerash me këtë edhe ka filluar me paraqitjen e sistemeve stop-start me të cilat do të pajiset modeli California. Në fakt, do të jetë pikërisht California, i cili do ti shërbejë Ferrarit si model me të cilin do ti paraqes teknologjitë e reja. /Telegrafi

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=629. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=629

Top