Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Me kujtohet hataja qe u be ne shtepine tone kur donte te fejohej njeri nga xhaxhallaret. Gjyshja ime ngulte kembe si mushka se ne familjen tone nuk hynte nuse myslymane sa te ishte ajo gjalle. Ajo e fshihte ikonen ne dollap te rrobave, gjithe femijet e niper e mbesa i kishte vene emrat sipas dites se shenjteve, dhe dinte mire historine orthodokse te shume brezave te familjes qe para 200 e ca vjetesh kur kishin levizur nga voskopoja.
Megjithate xhaxhai im u martua me ate qe deshi, dhe nusja "myslymane" eshte ajo qe gjyshja ime do me shume /pf/images/graemlins/wink.gif . Arsyeja kryesore qe ajo beri paqe ishte fakti se nuk e mendonte se sa te ish ajo gjalla feja do lejohej, keshtu qe e kaperdiu kete "gjeme", dhe pastaj kur e njohu nusen i pelqeu shume.

Pyetja mund te duket ca idiote, se ne realitetin ku u ritem ne njerezit martoheshin nder-fe, s'kishte ndonje rendesi. Mirepo tani me hyrjen kaq te vrullshme dhe te zjarrte te feve ne shqiperi. Me "kryqezatat" e bahai, jehovai, islame, protestante etc etc etc (perfshi gjithe besimet) qe jane ndermarre per te shpetuar sa me shume shpirtra shqiptaresh ve re se feja eshte bere nje pjese shume e rendesishme e jetes se shuem shqiptareve.

Si i behet hallit kur ti dashuron nje njeri te nje feje tjeter qe i eshte perkushtuar po aq shume besimit te tij sa ti tendit? Shikoj tek teologjia shume urrejtje dhe tendenca jo per diskutime dhe paqje por sulme dhe mundesi per te gjetur vrima dhe per tu kapur ne nje ose dy fraza te librave te shenjte.

Realisht a mund te zgjasin lidhjet nder-besime, kur njerezit jane kaq shuuuuume besimtare?
Ti do martoheshe me dike qe ka besim te ndryshem nga ti?
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Ti do martoheshe me dike qe ka besim te ndryshem nga ti?

S'kam patur paragjykime per persona qe nuk kane paragjykime, por nese behet fjale per radikale dhe per te tille qe te shohin "kete lloj pasaporte", them se do isha une qe do refuzoja te hyja ne nje familje qe gjykon fene para personit.

Nuk dija qe ekzistonin ende te tilla pengesa per lidhje :confused:
 

jula

Primus registratum
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Une e ndiej qe do rrembehem si qemoti /pf/images/graemlins/laugh.gif :
Familja ime mund te jete shume liberale ne teori, po kur vjen puna ne ca "tabu"...hmmm
Nuset pa problem, mund te jene c'fe te duan, c'poshtersi, kjo ndodh ne saj te suportit te shoqerise patriarkale (nje femer do te mbaje mbiemrin e bashkshortit, femijet idem).
Kur vjen puna tek dhenderushet... :smash: , vargut te kerkesave i shtohet edhe perkatesia fetare. "Diskriminimi" nuk qendron vetem kunder jo te krishtereve, ohuuu...kemi kerkesa rigorozisht ortho .
"Jo, ti je e rritur, merr vendimet e tua, je e lire te vendosesh, por...jane kulturalisht te ndryshem, marredheniet ne familje i organizojne ndryshe nga ne, etj., etj." :confused:

Keshtu pra, te dashur AF-ista, po ka orthodokse te vaksinuar ketu, te japin ndonje shenje se na mori lumi. :goofy:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Une kembengul ne faktin se sa te perfshire jane "ata" ne fene e tyre, shkalla e interesit ndikon pashmangsmersiht, se ka familje qe jane me "te hapura" dhe me tolerante dhe s'para i japin rendesi ketij fakti.Per mua s'eshte problem si njeri pa edukate fetare qe jam.
 

jula

Primus registratum
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Edhe une s'e kam problem personalisht, thjesht do te doja te parandaloja qejfprishje ne familjen time. Mos po kerkoj shume?

Ne Shqiperi me duket se kete problem e kane kryesisht te krishteret, por fakti s'me cudit: te gjitha pakicat jane ne pozicione psikologjikisht difensive.
Me vjen inat vetem se edhe prinderit e mi kane vuajtur shume per tu martuar. Jo per arsye fetare, por per arsye politike. Fatkeqesisht jane kujtime qe harrohen...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Fatkeqesisht jane kujtime qe harrohen...

...kjo paraqet shprese edhe per ty, rrjedhimisht /pf/images/graemlins/wink.gif
 

jula

Primus registratum
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Mahhh, femijet e mi, pervec fashisteve, mund te hedhin doren e te kapin c'molle te duan. Le qe une jam cike me e djallezuar se prinderit e mi: Do tua bej "lavazhin e trurit" paraprakisht, keshtu s'do me nxjerrin probleme pisat! :tipsy: :thumbsup:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Konsekuente, por me e rrafinuar!

....ahere mos u qaj /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

olti

Neo
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Premtoj se ajo qe vjen tek mua nuk ia ndryshoj fene :shrug: Nese s'do dmth :devil:

No Problem for me :shrug: Keto gjerat, si fete, rracat, kombesite jane te fundit qe mendoj, ose si mendoj hic /pf/images/graemlins/smile.gif
 

a-alket

Primus registratum
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Fillimisht postuar nga jula:
[qb] Edhe une s'e kam problem personalisht, thjesht do te doja te parandaloja qejfprishje ne familjen time. Mos po kerkoj shume?
[/qb]
jo moj jo..nuk kerkon shume jo.. mos prish qejf...sipas statistikave i bie qe cdo person qe martohet tashti do divorcohet te pakten njehere.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Fillimisht postuar nga bscemscs:
[qb] sipas statistikave i bie qe cdo person qe martohet tashti do divorcohet te pakten njehere. [/qb]
Kjo eshte inkurajuese!!!
Po e provoj dhe une nje here, dhe per t'ja rritur shanset vetes po e marr te ish-ish-fese tjeter /pf/images/graemlins/wink.gif
 

une_une

Primus registratum
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Fillimisht postuar nga 'Neo':
[qb] Premtoj se ajo qe vjen tek mua nuk ia ndryshoj fene :shrug: Nese s'do dmth :devil:

No Problem for me :shrug: Keto gjerat, si fete, rracat, kombesite jane te fundit qe mendoj, ose si mendoj hic /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
Dhe une si Neo!
Jo per sevap por per zonje shtepie me te gjitha nderimet me shume se cfare thone te tjeret, por me cfare kerkon ajo!

Nice!
 

Guest
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

ne cdo fe ekziston nje ligj qe quhet Ligji i arte:
Bej tjetrit ate cka do te doje per veten!

Duket jashte teme????
e solla ketu kete shprehje pasi dy besime mund te jetojne bashke... pasi ne fund te fundit thone te njejtat gjera... besojne ne te njejtin Zot.So ku qendron ndryshimi??? qe vishen ndryshe??Ky fakt duhet te sherbej per te mos bashkuar 2 njerez???
Bohhh?????
Uen mendoj qe dashuria lind atehere kur njerzit gjejne pika te perbashketa ne diversitetin e tyre!
 

I love new york

Primus registratum
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

eshte teme interesante vertet dhe kohet e fundit gjerat kane ndryshuar dhe nuk eshte me aq kollaj sa e dua, me do dhe that's it.
Feja eshte vertet nje arsye celes qe pengon ose lehteson (sipas rastit) bashkimin e dy njerezve ne martese.
une di raste qe jane dashur me shpirt vecse qe diten e pare e dinin qe nuk do perfundonin dot dhe per kete u qante shpirti por ca gjera jane the way they are.
cdo ekstremitet eshte i gabuar dhe te con ne zgjedhje fataliste, ndaj personalisht nuk do kisha problem nese partneri im do ishte i nje feje tjeter pevec times (ne fakt eshte) por ajo qe kam pare qe pothuaj diten e pare ka qene se sa peshe luan kjo ne familjen e atij. kur kam vene re se ishin tolerante, madje te kulturuar dhe respektonin fene time dhe nuk ishin praktikante atehere kjo gje nuk me ka bezdisur.
kur une kam Pashket ose Krishtlindjen ata me marrin ne telefon e me urojne, kur eshte Bajrami une i marr e i uroj.
une personalisht me pelqen te shkoj ne kishe ngahera dhe nuk e detyroj partnerin time te vije me zor. ka here qe edhe vjen dhe i lutet ZOTIT ka here qe nuk e ndjen. problemi i fese nuk duhet te nderhyje apo pengoje mardheniet e nje cifti. per kete gje e kishte mire kur thuej se Feja e shqiptarit eshte shqiptaria. sigurisht zhdukja e fese pati konseguenca te kqeija mbi popullin shqiptar, por ky diskutim i takon tjeter kategorie bisedash.
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Ah feja.... sa do desha ta kisha tim at mbi koke te me shinte sec po shkruaja... eshte dicka qe na perket dhe sado pak na prek ne disa sfera te familjes sone..
Une jam e perzjere persa i perket pikpamjeve fetare, ime me eshte muslumane kurse babi ortodoks. Kohet e fundit me eshte bere si refren argumenti se duhet te lidhem me dike qe i perket fese kristiane, dhe se ke idene se sa hidhem ne lufte fjalesh me te... Me duket nje absurditet ne kulm.... sepse nje fe se perben nje njeri feja eshte dicka shkaterruese ne vend qe te na bashkoj na largon dhe ne rastin konkrete te besh diferencime te ndjenjen ne sublime...
Argumenti im, eshte po mire o burre i dheut ti pse e morre tet shoqe te nje feje tjeter, me thote ishin kohra te tjera. A s'eshte nje argument me vlere ky? Do thoja qe jo, pse? Sepse sado te kemi nje fe te shkruar diku sdo te thote qe te praktikuarit ate fe te shkoj kundra deshirave tona per te njohur dike....
Ndihem keq per ata qe kane qene preh e ketyre diskriminimeve dhe te ndahen per hir te nje kryqi ose gjysem hene, feja e shqipetarit eshte shqipetaria, nese eshte shqipetare hallall ta bofte zoti, ska lezet te mbeshtetesh mbi koncepte te tilla qe jane te dala nga koha per mendimin tim....
Dhe si konkluzion, sdo e mohoja qe eshte nje ceshtje teper delikate qe ka ekzistuar dhe i eshte rikthyer mentalitetit shqipetare qe mund te sjell situata te ndehra... Por ne fund te dites, nese dy njerez duhen kalohen dhe pengesa te kesaj natyre.... /pf/images/graemlins/wink.gif
 

moonlight

Primus registratum
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Feja, si me qene nje gur i rende lidhur ne kyc te kembes e terhequr zvarr prej hallit se t'e ra per risk prej familjes, nuk ka pse te jete pengese. Fundja, nese vertet te duket si gur i rende, domethene qe s'ka vlere as te merret parasysh.

Besimi nga ana tjeter, ai i paster, behet
menyre e te jetuarit. Ka per te influencuar ne cdo aspekt te jetes bashkeshortore. Detyrimisht duhet marre parasysh seriozisht.
 

Futbollisti

Forumium maestatis
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

:thumbsup: moonlight,
Fjale te arta.
Nuk dua tu prish "iluzionin romantik", qe dashuria triumfon mbi gjithcka, por lexojeni mire ate qe shprehu moonlight.
Si mund te duhen dy persona kur zemrat e tyre besojne ne gjera larg njera tjetres, aq me teper te kunderta??? Nqs ndodh nuk eshte dashuri.. eshte terheqje fizike.. rezultati=shiko perqindjen e divorceve...

Me pelqejne emocionet, por llogjika mendoj eshte dicka qe nuk duhet anashkaluar.
Mire se erdhet ne Toke /pf/images/graemlins/laugh.gif

Me shume dashuri
Une :wub:

ps: Jula, nqs kesaj shoqerie do i vihej emri patriarkale per ceshtjen e mbiemrit, vaj medet llogjikes. Kujdes nga iluzionet /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Top