admin
Administrator
Para disa ditësh Mozilla lancoi versionin 1.3 të sistemit operues Firefox partnerëve të saj për instalimin në smartphone-ët e tyre. Ka shumë funksione të reja si për përdoruesit ashtu dhe për programuesit, dhe telefoni i parë i cili i shfrytëzon ato është ZTE Open C, i cila është në shitje në eBay.
Së pari, përdoruesit e Firefox OS do të mund të përdorin funksionin «SIM i dyfishtë, gjumë i dyfishte», i cili u jep dy linja telefonike në telefonat që e integrojnë këtë funksion, një tipar mjaft i kërkuar në tregjet e reja. Ky funksion lejon telefonat me dy karta SIM të kontrollojnë të dyja kartat në mënyrë të pavarur për thirrje, SMS dhe të dhëna përmes programit «SIM Manager».
Për sa i përket kamerës, version 1.3 shton funksionin «fokus automatik të vazhdueshëm» (ne varësi te telefonit), dhe funksionin e blicit. Aplikacioni «Gallery» është përmirësuar gjithashtu.
Mozilla e ka bërë akoma më të lehtë për të aksesuar muzikën tuaj. Kontrollet e muzikës tani ndodhen në «panelin e njoftimeve» si dhe në ekranin hyrjes.
Përveç kësaj, aplikacioni Radio FM mund të luhet përmes altoparlantit te telefonit.
Kërkimi i përshtatshëm i aplikacioneve është përmirësuar për të gjetur aplikacione në Firefox Marketplace, dhe në internet. Megjithatë, ndryshimi më i madh te aplikacionet është funksioni i koleksioneve.
Firefox OS të lejon të gruposh aplikacionet automatikisht në ekranin qendror tuaj sipas kategorive specifike të aplikacioneve (sociale, lojëra, muzikë, showbiz, etj). Kur zgjedh një nga këto grupe që krijon, poshtë aoplikacioneve të tua shfaqen edhe një sërë sugjerimesh.
Sistemi i mesazheve në Firefox OS është përmirësuar gjithashtu. Sistemi i operimit tani do të kalojë automatikisht nga një SMS në një MMS në qoftë se ju shtoni një foto apo video. Mesazhet e papërfunduara tani mund të ruhen, dhe ka një mundësi për të marrë njoftime kur marrësi i mesazhit e lexon mesazhin.
Tani mund t’u dërgoni MMS adresave e-mail. Meqë jemi te e-maili, integrimi i njoftimeve dhe POP3 janë shtuar gjithashtu. Përveç kësaj, transferimet e shumta me Bluetooth janë integruar, ç’ka ju lejon të dërgoni një foto apo këngë disa kontakteve njëkohësisht.
Por kjo nuk është e gjitha. Më sipër është vetëm për përdoruesit. Versioni 1.3 i Firefox OS shton gjithashtu funksione të reja për programuesit: WebGL , asm.js dhe WebAudio. Këto të 3 janë veçanërisht të dobishme për krijimin e lojërave.
Artikulli i plote...