Epopeja e zgjedhjeve vendore te Tiranes.

Epopeja e zgjedhjeve vendore te Tiranes.

Nga Ardit Rada

Mund te jete edhe keshtu:

Post Besnikum dhe post Ngjelum tashme eshte rradha e Olldashit.
Kryeministri ja ka marre doren mesa duket; zgjedh kandidimin perballe Rames per t’i shkarkuar nga c’do post ato qe jane te sukseshem deri diku ne detyren e tyre.E para u provua me Besni Mustafajn por kjo jo se Berisha e priste rezultatin e humbjes por sepse ishte thjeshte nje eksperiment.Kur kjo u vertetua nga te gjitha palet politike, atehere Berisha “sakrifikoi” Ngjelen, nje pretendent real per detyren e ministrit te drejtesise apo edhe te kryeministrit deri sa Berisha hoqi dore nga ambicia per tu rizgjedhur president dhe mori huqet e Nanos, Berluskonit apo Karamanlis.

U pa e udhes se meqenese Rama fitoi popullaritetin e nevojshem dhe te pa ndryshueshem, mund te perdorej nga kreu i PD-se vetem per nje qellim te cilin Rama ja lejonte dhe vazhdon tja lejoje atij me nje deshire te madhe.Pra ai pranon me apo pa vetedije, qe me nje gure te vrase dy zogj; te rizgjidhet per te disaten here ne krye te bashkise se kryeqytetit dhe njekohesisht te shkarkoje nga funksioni i deputetit ose ministrit kundershtarin e djathte qe deri diku eshte piketuar si pretendent per fronin e partise apo qeverise nga ana e liderit demokrat te plakur Berisha.

Sondazh pas sondazhi e pyetesor pas pyetesori, na rezolton 3 zgjedhje rrjesht se fitues do jete kandidati i djathte por per cudi fiton ai i se majtes.Sigurisht qe me te drejte, une por dhe shume te tjere, kemi te drejte te besojme ne nje teori konsiparicioni qe u thuret ketyre kandidateve se sondazhet paraprake tregojne se ato jane fitues.Kjo teori mund te quhet fare mire “tu hedhim hi syve”.Ajo qe me habit ne fakt eshte mos pjesmarrja e Bamir Topit, nje politikani te vjeter dhe te rendesishem ne PD, ne qeverisje apo zgjedhjet vendore.Njoh shume te majte te cilet edhe do e votonin ate si kryebashkiak per respekt te origjines se tij tiranase por mesa duket Bamiri nuk eshte ende i bindur per kandidimin apo se lejojne.Mbase e sakrifikojne per president apo dicka gjetke…

Megjithate po kuptojme se pas Besnik Mustafaj e Spartak Ngjeles rradhen e ka Sokol Olldashi, minister i cilesuar si i sukseshem nga kryeministri.Nese eshte vertete keshtu dhe nese kjo qeveri do eshte jetegjate, askush nuk mund tja ndaloje te drejten Olldashit te kerkoje postin e kryeministrit ne te ardhmen.

E vetmja pergjigje per mua eshte; ta sakrifikojme Olldashin dhe ta nxjerrim ne profesion te lire.Sali Berisha ka zgjedhur daten e gabuar per “kurban” por megjithate Zoti meshirplote do ja fale.Me besoni.
 
Top