Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Klinton

Primus registratum
Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Kam shume kohe qe verej se shqiptaret duhet te largohen nga Shqiperia edhe se sot ne emigrantet mundohemi ti bindim bashkeatdhetaret tane se largimi nga vendlindja jote do te thote " nje fund i palavdishem per ta "
Cfare doni te mesoni nga emigracioni o fatebardhe se ajo Shqiperi ju perket juve dhe askujt tjeter ?
Te gjithe jemi realiste se kudo shqiptaret kane shkuar nuk e kane ndier kurre veten e tyre si ne vendlindjen e tyre.
Ata edhe se te shkolluar nuk kane per te punuar ne profesionet qe kane pasur ne Shqiperi.
Une kam njohur shume shqiptare edhe se shume te zote dhe ambicioze, te diplomuar, me karriere, sot ata jane disa njerez te rendomte te shoqerise ne te cilen jetojne.
Pa te ardhme sepse kush e ndien veten patriot, arrin te kuptoje se ardhmeria vjen vetem ne vendlindje.
Doni te ju tregoj se cfare punesh bejne shqiptaret ne emigrim?
Me besoni por atyre do u caktohen punet me te rendomta te cilat ne Shqiperi injorohen sikur te jene punet me te pista ne bote.
Kam nje shokun tim i cili eshte diplomuar per inxhinjeri dhe ka grade shkencore, ndersa sot ai punon ne nje pulari ose fabrike per rritje shpendesh
Kurre ai nuk e kish menduar se do bente nje pune te tille.
Gjithe ato vite studimi dhe perkushtimi per tu bere dikushi dhe per ti kushtuar dicka me shume kombit te tij sot atij i kane shkuar dem.
Di edhe shume intelektuale te tjere qe kane bere te njejtin gabim.
Shqiptareve u bie ndermend te thone se perse nuk punuam ne vendlindjen tone por ishim te privilegjuar dhe anashkaluam gjithshka.
Mos mendoni se ne emigrim do gjeni parajsen
Te gjithe e kane mendjen per tu larguar.
Po ku dhe perse?
Mos valle do jete me mire per ju te largoheni?
Buke e krype, detin, stinet, ushqimet e fresketa, shoqerine dhe realitetin nuk keni per ti gjetur ne asnje vend kudo te shkoni.
Epo ju do thoni mbasi te largoheni, si nuk e vura vath ne vesh fjalen e ketij apo atij, por do jete vone.
Cdo nisje nuk ka kthim.
Duhet te jesh teper i dashuruar me vendlindjen te kthehesh dhe te sakrifikosh edhe nje here nje jete te re ne vendlindjen tende.
 

iliriano

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

o klinton ti po me dukesh se ke shpirt atdhetari
me qe je dhe ne pension pse s
kthehesh
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Fillimisht postuar nga Klinton:
[qb] Ata edhe se te shkolluar nuk kane per te punuar ne profesionet qe kane pasur ne Shqiperi.
Une kam njohur shume shqiptare edhe se shume te zote dhe ambicioze, te diplomuar, me karriere, sot ata jane disa njerez te rendomte te shoqerise ne te cilen jetojne.
[/qb]
E pavertete!!! Mos pergjitheso Klinton. Une jam e kenaqur me punen qe bej. nuk e kuptoj perkufizimin tend te "njeri i rendomte i shoqerise ku jeton". Nese e ke fjalen per "njeri pa vlere", ndodh ashtu sic ndodh edhe me shoqerine shqiptare. Edhe dicka tjeter, me jep alternativen... Cdo te besh ne Shqiperi qe nuk te ben te ndihesh njeri i "rendomte i shoqerise". (Eshte pyetje)
 

Klinton

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Postuar nga Ofelia
<ul type="square">
[*]E pavertete!!! Mos pergjitheso Klinton. Une jam e kenaqur me punen qe bej. nuk e kuptoj perkufizimin tend te "njeri i rendomte i shoqerise ku jeton". Nese e ke fjalen per "njeri pa vlere", ndodh ashtu sic ndodh edhe me shoqerine shqiptare. Edhe dicka tjeter, me jep alternativen... Cdo te besh ne Shqiperi qe nuk te ben te ndihesh njeri i "rendomte i shoqerise". (Eshte pyetje)
[/list]
Perse eshte e pavertete ja me thuaj ti?
Perse mos te pergjithesoj?
Shqiperia ka rrjedhje te trurit dhe ti e di shume mire.
Kush e ndertoi cope cope Shqiperine gjate shekullit te kaluar?
Erdhen te huajt ketu ne Shqiperi apo u ndertua vete Shqiperia?
Ke krijuar ti koncepte si nje njeri intelektual apo thjesht "demokraci" quajme "livadhin pjellor te atyre qe djeresiten per ta bere pjellore token ku ha ti dhe une bar"?
Sa per alternativen te jesh e sigurte se do te kishte dale.
U nise per ne dhe te huaj dhe nuk dije se si do te shkonte jeta dhe perpjekjet tuaja per te mbijetuar te bene "dikushi"sot
Te njejten gje mund te beje edhe ne vendin tend.
Eshte shume e lehte ta themi por teorite e shekullit te kaluar ishin ca bllofe te rendomta ne evolim e siper te njeriut.
E di ti se une nganjehere them "var leshin Shqiperise"
Rruzulli tokesor eshte i njejte dhe i perket te gjitheve.
Nuk me ha me nder me thene as per Shqiperi e as per kend.
Kjo ishte teoria e evolimit te "fluturuesve pa identitet ".
Perse nuk i varin te tjeret leshin dhe preshin vendit te tyre?
Mos valle kur kane lindur, kane lindur te larme ? :shrug:
 

tirana

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Fillimisht postuar nga Klinton:
[qb] ...Kam nje shokun tim i cili eshte diplomuar per inxhinjeri dhe ka grade shkencore, ndersa sot ai punon ne nje pulari ose fabrike per rritje shpendesh
Kurre ai nuk e kish menduar se do bente nje pune te tille.
Gjithe ato vite studimi dhe perkushtimi per tu bere dikushi dhe per ti kushtuar dicka me shume kombit te tij sot atij i kane shkuar dem.
..... [/qb]
Edhe un kam nji shok te vjeter qe ka mbaruar per arkitekture dhe punon jashte si arkitekt....
U bene vite qe nuk degjoj qe dikush te studioje per ti sherbyer kombit. Gjithsesi nese e ka me kaq zemer ket sherbimin ndaj atdheut, ka shume mundesira per ti sherbyer.
Jashte nuk shkohet per te gjetur parajsen. Ne parajse nuk punohet, bohet qejf kurse jashte punohet dhe shume. Le te themi qe nepermjet emigracionit jemi emancipuar disi dhe kemi zgjeruar pak vizionin mbi jeten. Kjo s'na ka bere keq. Te rrish ne Shqiperi apo te ikesh jashte, diçka do marresh e diçka do lesh ne te dyja rastet. Shqyqyr qe nuk ikim te gjithe apo rrime te gjithe, keshtu mbase kompesojme njeri tjetrin..
 

genci#2

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Mr. President, ke te drejte nga pikepamja jote. Secili ka pikepamjen e vet. meqenese jeta e secilit eshte shuma e arritjes se disa kushteve personale dhe kenaqesia me to, secili eshte kerkues nga jeta sipas pikepamjes se vet. ty dhe ne te tjereve jashte shqiperise na mungojne ca gjera(qe nuk i gjen me ne shqiperi edhe sikur te kthehesh me xhepat plot me para), atyre qe jane atje ca gjera te tjera(edhe kur i kane xhepat plot). kur ishim ne shqiperi, jeta ishte e njetrajteshme dhe ishim ambientuar me te. por kendej jane ambientuar me dinamizem e shnderrime te vazhdueshme. bote tjeter, helbete. lind pyetja me mire siç ishim apo siç duhet te ishim?! mua me duket qe nostalgjia per shqiperine e lene pas na vjen ngaqe kemi shume papershtatshmerira kendej, dhe eshte e justifikueshme, por edhe me dy pardesy tere jeten...!!! duhet te ishe prind ne ato kohera te kuptosh se ç ke lene pas. tjeter gje rinia ose femijeria ne shqiperi; sigurisht qe nuk ka te krahasuar. pastaj sekreti i jetes cilesore siç u perpoqe edhe ti ta spjegoje eshte bota e brendeshme dhe emocionet, te ciles duhet t' i krijojme kushtet e duhura per t' u pasuruar, duke shmangur me qetesi ato qe na e lendojne. dmth mjaftojne shume pak veprime per te qene mire. mendoj une. sa me larg te shohesh aq me pak i dallon ato qe ke rrotull. shkurt, ke te drejte, por...
 

hot

Hotgirl
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

gabim zoti klinton! nuk eshte nje disfate,ska pse te jete e tille,perderisa une bej shkollen ketej,kam gjetur 2 pune ( 1 ne 1 restorant kassa dhe telefoni,tjetra me ju be shoqeri pleqve te azilit)
se kuptoj cka te keqe te besh keto pune?!
te isha ne shqipri do ma gjeje ti punen mua?!
po shkolla?!
atje ka plasur miku i gjalle,parja,ktu te pakten e bej nje shkolle per te qene dhe gjej nje pune me rroge sa 10-fishi i rroges ne shqipri,
shkurt ktu ndihem e sigurte,kam nje jete,i siguroj vetes nje te ardhme,
e ndjej veten te huaj?! por sigurisht,vendi im eshte ne shqipri,vetem atje sdo ndihem e tille..
sigurisht qe me mungon gjithcka e shqiperise,ama jane shume gjera qe me shtyne te vij ketej e qe sdua ti shof me sy,se kane shume dhembje kujtime te keqija midis tyre!
ti thua qe nuk kthehemi dot?!
une kthehem po sme eci,jam akoma e re,ndoshta e gjej mundesine e te berit nje jete ne shqiperi..
mundesite i kam me te medha ketu,jeten e kam ketu,
shqiperia eshte tashme vecse nje vend per te kaluar pushimet mes familjes,shoqerise dhe ngrohtesise..
te ardhmen e kemi ne vendlindje thua?!-pritem shume vite,po sna doli gje ne drite..
kur te rregullohet shqiperia nga te gjitha aspektet(dite shume e larget me duket),e kur te kemi neve politikane qe vene ne rradhe te pare interesat e atdheut dhe jo interesin personal,atehere do kthehemi dhe ne..
sic e tha parafolsi, ke te drejte,por...
 

Klinton

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Per te tre parafolesit do shtoja
Ku po shkojne shqipetaret, per ku e marrin rrugen?
Ky ishte qellimi im ne lidhje me temen dhe ne fund te shkrimit te pare kam shkruajtur.

<ul type="square">
[*]Mos mendoni se ne emigrim do gjeni parajsen
Te gjithe e kane mendjen per tu larguar.
Po ku dhe perse?
Mos valle do jete me mire per ju te largoheni?
Buke e krype, detin, stinet, ushqimet e fresketa, shoqerine dhe realitetin nuk keni per ti gjetur ne asnje vend kudo te shkoni.
Epo ju do thoni mbasi te largoheni, si nuk e vura vath ne vesh fjalen e ketij apo atij, por do jete vone.

  • Cdo nisje nuk ka kthim.
    Duhet te jesh teper i dashuruar me vendlindjen te kthehesh dhe te sakrifikosh edhe nje here nje jete te re ne vendlindjen tende.

    Te gjithe po ikin.
    Intelektualet shqiptare jane vlera me e pakonvertueshme dhe kuptimi figurativ i meposhtem qe do trajtoj eshte.
    • Kur nje njeriu i mungon veshket, njera mushkeri, pjese te trurit, zemra nuk funksionon mire,nuk shikon me njerin sy, atehere mund te jetoje nje njeri per nje kohe te gjate edhe se kembet e duar i ka te shendosha :shrug:
      Ja keto njerez kemi qene pergjate historise se gjithe shekujve.

    Ne diskutim hajdeni ju lutem me tjeter botekuptim se ketu nuk po flasim brockulla.
    Nuk ka jo po sikur dhe qekur, hyri ketu e doli atje, jo ke te drejte jo po nuk ke te drejte.
    Shtrengoni rripat se punet ne dhe te huaj nuk jane me laps.
    Edhe banjot me nder me thene do i fshini nga 4-5 here ne dite gje qe ne Shqiperi e keni perulje dhe per turp ta beni.
    Jemi mendjemedhenj dhe te papjekur
 

genci#2

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

:eek: :eek: /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
 

hot

Hotgirl
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Fillimisht postuar nga Klinton:
[qb]
Ne diskutim hajdeni ju lutem me tjeter botekuptim se ketu nuk po flasim brockulla.
Nuk ka jo po sikur dhe qekur, hyri ketu e doli atje, jo ke te drejte jo po nuk ke te drejte.
Shtrengoni rripat se punet ne dhe te huaj nuk jane me laps.
Edhe banjot me nder me thene do i fshini nga 4-5 here ne dite gje qe ne Shqiperi e keni perulje dhe per turp ta beni.
Jemi mendjemedhenj dhe te papjekur [/qb]
klinton se kuptij,hap nje teme edhe pastaj na akuzon jo se flasim brrockulla,jo kshu jo ashtu..
me fal po ti temen per cfare e hape?!
mos nuk ishte ndoshta per diskutim?! apo ishte thjesht sa per bukuri e per ti shtuar nr e temave forumit?!
shkurt muhabeti: un sjam e penduar qe ika nga shqiperia! e them me plot gojen: bera shume mire qe ika!! ja hudha by*** (me falni per shprehjen)
edhe mos mendo qe se dua atdheun tim,e qe sdua te kthehem..
dua te kthehem sa per te pare njerzit e mij,per te takuar shoqerine e vjeter..
ama jeten e kam ketu!
qofsh sa me mire! :wave:
 

assassino26

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

O Klinton,aty ku ke te drejte ke te drejte,po ne Shqiperi kush i fshin banjot mer cun???Apo i leme pa fshire ne.
Une jam me ty kur thua qe ne Shqiperi ka rrjedhje truri,por duhte te krijohen kushtet ne Shqiperi qe te kthehen te gjithe.Sepse,ti kthehesh,je shume i kualifikuar per punen qe do te besh,por ai politikani i korruptuar,merr ne pune cunin e shokut te ngushte te vllait te shkout te dajes se i ka fut ca pare ne xhep.Ti nxefesh,harron gjithe edukaten edhe perultesine qe ke marre si edukate nga jashe shtetit edhe ben ndonje te pabere...
Ky ishte fati i keq i jon vella,u ndame per se gjalli.Ju andej dhe ne kendej,ju me pare e me mall per balten qe e puthni sa here vini e ne me barkun thate e me mallin per ju.
Nuk e dime a eshte faji i jone apo i te tjereve,por ky eshte realiteti jone i hidhur.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Me falni te dashur bashkeatdhetare ne mergim
Nuk behet fjale as per ju dhe as per Mua
Flini mendjen te qete se Shqiperia nuk ka nevoje per ne por per ata qe po paguajne leshte e kokes te marrin rruget e botes.
Eshte fatmiresi qe eksiston albforumi dhe ketu kush ka mundesi nga ata qe jane ne Shqiperi mund te arrije te lexoje dicka nga shkrimet tona.
Diskutimi im ka si qellim shtresen intelektuale dhe jo njerez te kategorise se fundit si puna ime.
Mendoni nje cike me thelle se kaq o njerez se nuk behet qameti.
Ne Shqiperi se shpejti(uroj sa me shpejt) do te hapen variante pune, do te ndertohen autostrada, do te ndertohen spitale, fabrika, uzina, sezoni turistik i veres ka nevoje per fuqi punetore, bashkite kane nevoje per njerez intelektuale, shkollat kane nevoje per mesuese me diplome universiteti dhe jo diplome mjelesesh, administrata shqiptare ka nevoje per ne qe po studiojme ne mergim, femijet kane nevoje per perkujdesje ne kopshte nga edukatore te diplomuara.
Dhe te gjitha keto nuk vijne vete.
Behuni te ndergjegjshem se dite me te mira do te vijne dhe Shqiperia do te rregullohet.
Nuk ka per te ngelur keshtu.
Por pa ndihmen e intelektualeve(trurit) dite me te mire do vijne vone.
Ti moj Hoti mire flet se atje ku jeton ti, paraardhesit e atij vendi kane punuar per ate vend per ta begatuar dhe per ta bere ashtu sikur ti e sheh sot dhe e perjeton sot
Ti kenaqju enderrave foshnjore dhe thuaj shyqyr qe shpetova bythen nga vendi i shqiponjave.
Tani fli e qete dhe fute dhe ate pashaporten e vendit ku jeton ne xhep dhe thuaj Shqiperise dhe shqiptareve fu*ck you.
E nxorem ne mizen nga qulli por ka jete njerez ka shqiptare qe kane vuajtur pergjate gjithe historise per te ruajtur ja ato pak vlera kombetare te cilat edhe sot ti marrin neper kembe dynjaja a thua ne jemi kombi me kot ne bote.
Nje nga arsyet qe ne nuk kemi qene askerkushi eshte se ......... dhe kaq
 

hot

Hotgirl
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

klinton shqiperia ka nevoje per gjithcka,ama neper ato vende pune qe permende ti jane futur motrat,dajat,kushurinjte,hallat e tezet e atyre qe jane ne pushtet..
pse nuk isha une ne shqiperi?!
qofte edhe prindi im..ishte kaq e kaq vite ne shqiperi edhe erdhi ketej per ti siguruar nje te ardhme femijes se vet..
ti me thua foshnje mua,po sa di ti nga jeta ime?!
ku e di ti sa e sa shume kam kaluar une?!
mor po te isha mire ne shqipri une nuk vija ketej,ketej seshte parajsa,e vertet,te drejte ke,ama ktu kam nje jete,kam dicka te sigurte!
ne shqipri isha askushi,ketej mu hapen sa e sa dyer me ate pashaporten qe thua ti..
shqiperia ka nevoje per ne,ama edhe neve kemi nevoje per shqiperine..
nuk mund te kthehem ne shqiperi pa asgje,thjesht per hir te dashurise apo ndjenjes nacionaliste!
ketej nxjerr paren duke punuar..po ne shqiperi?!
skam ndermend te katandisem aq keq,sa mos tekem as buke ne goje,vetem per hir te ndjenjes kombetare..
jam shqiptare,e them me krenari,po thjesht ne shqipri nuk ka vend per mua tani per tani..
 

iliriano

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

hej hot ..te.uroj jete te lumtur moj shpirt aty ne kiruna..me sa shof une ti nuk mund ta llogjikosh dot kete teme.
sepse je akoma ere dhe ske eksperience ne emigrim...ti per momentin i gezohesh nje pune thjeshte dhe te duket sikur ke siguruar jeten por gabohesh se emigrimi ka
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Mor po ju nuk dini ç'shkruani!!! Dhe pastaj pretendoni se do i "nxirrni kryet nga balta" Shqiperise!!! Ma ha mendja se e dini te gjithe çdo te thote EMIGRACION. Eshte veshtiresi, ne rradhe te pare sepse fillon nga zero, jeton larg gjithçkaje qe perbente jetesen tende.
Ketu me duket se askush nuk po e hedh poshte Shqiperine. Hoti tha nje gje me mend: "Shqiperia ka nevoje per ne dhe ne kemi nevoje per Shqiperine". Mos beni vetem kritika dhe polemika pa kuptim vetem per tu grindur e per te "thene fjalen e fundit". Ca gjera nuk jane bardhe e zi. E kam perseritur edhe diku tjeter; Une e DUA Shqiperine, por jam individ dhe, si i tille, ndertoj jeten time sipas kerkesave dhe perparesive qe i caktoj vete dhe per aresye qe nuk jam duke ju shpjeguar vendos, te jetoj diku tjeter. Kjo nuk do te thote qe nuk jam e dobishme, nuk do te thote qe duke bere nje pune qe ndoshta dikush e gjykon te rendomte (asnje pune nuk eshte e rendomte, qofte edhe pastrimi e bagjove) nuk mbart e perçoj vlera, per VETEN, ne rradhe te pare dhe per VENDIN qe mi dha.
Nuk e kam kuptuar akoma ku do te dale nismetari i kesaj teme. Eshte thirrje e llojit "o burra rrembeni armet, o vdekje o liri" apo ftese per reflektim apo propozim per te bere me shume per Shqiperine?
Pershendetje
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Perse eshte e pavertete ja me thuaj ti?

Sepse jo te gjithe jane njesoj dhe jo te gjithe perjetojne te njejtat pervoja ne te njejten menyre.

Shqiperia ka rrjedhje te trurit dhe ti e di shume mire. Kush e ndertoi cope cope Shqiperine gjate shekullit te kaluar?
Po, ka pasur gjithmone rrjedhje te trurit (edhe pse nuk jam dakord plotesisht. Nuk e kuptoj pse te gjithe ata qe ikin e konsiderojne veten "tru")
Nje pjese e "trurit" te ikur, ka dhene shume per Shqiperine (Me vjen ndermend Noli)

Ke krijuar ti koncepte si nje njeri intelektual apo thjesht "demokraci" quajme "livadhin pjellor te atyre qe djeresiten per ta bere pjellore token ku ha ti dhe une bar"?
Po, ne boten time te vogel prej HOMO SAPIENS, te jesh i sigurt qe po, as me shume as me pak se ti apo gjithkush tjeter.

Sa per alternativen te jesh e sigurte se do te kishte dale.
Jam kureshtare te njoh alternativen tende.

U nise per ne dhe te huaj dhe nuk dije se si do te shkonte jeta dhe perpjekjet tuaja per te mbijetuar te bene "dikushi" sot
Une jam "askushi". Per veten time kam realizuar disa nga qellimet qe kisha e kam zbuluar qellime dhe shtysa te tjera rruges.

Te njejten gje mund te beje edhe ne vendin tend.
NDOSHTA... Nuk do te kisha arritur kurre ketu ku jam sot, per aresye qe te gjithe i njohim fare mire. KUSHTET ne Shqiperi dhe lemi i kufizuar, madje i manget i mundesive dhe njohjeve (njohjeve te gjerave dhe menyrave te ecurise se tyre, jo e njerezve)

E di ti se une nganjehere them "var leshin Shqiperise"
Une nuk e them asnjehere

Kjo ishte teoria e evolimit te "fluturuesve pa identitet ".
Me jep ndonje referim apo literature qe ta studioj me mire kete teori.

Perse nuk i varin te tjeret leshin dhe preshin vendit te tyre?
Ne bote numri i emigranteve rritet çdo dite. Nuk e di ku e shikon ti mosvarjen e leshit te te tjereve dhe nuk e kuptoj ç'hyjne te tjeret ketu. Ndoshta amerikanet nuk kane nevoje te emigrojne.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Klinton, duhet ta kesh te qarte se nuk kemi ikur nga qejfi. Kemi lene nena, baballere, motra, vellezer, gjysher, miq, kujtime...
Me pak "dërr - dërr" te lutem se e dime vete se sa na dhemb.
 

hot

Hotgirl
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Fillimisht postuar nga ILIRIANO:
[qb] hej hot ..te.uroj jete te lumtur moj shpirt aty ne kiruna..me sa shof une ti nuk mund ta llogjikosh dot kete teme.
sepse je akoma ere dhe ske eksperience ne emigrim...ti per momentin i gezohesh nje pune thjeshte dhe te duket sikur ke siguruar jeten por gabohesh se emigrimi ka [/qb]
flm per urimin por sjam ne kiruna..!!
per momentin i gezohem asaj qe kam..punoj cte mundem qe te mbaroj shkollen,seshte e thene qe kto ishin qellimet e mija finale..!!
kam arritur disa gjera por kjo nuk eshte gjithcka qe kam menduar per veten!!
nqse ne shqipri isha asgje..pa nje pune pa pare p asigje,ktu te pakten i kam kaq pak gjera!!
dhe mos hajd te me thuash mua ti jo je e re jo je kshu,se nuk linda dje une dhe skam haber nga bota!!
e re,e re po kam kaluar shume,aq shume sa sta pret mendja ty..
sic tha dhe blendi nuk erdhem ktu nga qefi!! dhe e dime vete se si e ndertojme jeten tone!!
mos kujto se ndihem mire qe smunda te jem ne shqiperi as per 1 vjetorin e vdekjes se dikujt ne familjen time!!
mos kujtoni,as ti e as klintoni se jeten ne shqiperi e kishim lule..,te kishte qene ashtu skishim ardhur kurre ketej!!
nqse suedia me dha 1 mundesi,shqiperia asnjehere sma dha..!!
cfare te pres une me shume nga shqiperia?! te rrija edhe ca,te vdisnin edhe ca te tjere..dhe une te rroja me shpresen se do behej me mire!!
te lutem shume nuk kam nevoje per keshilla te kota!!
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Fillimisht postuar nga Klinton:
[qb] Kam shume kohe qe verej se shqiptaret duhet te largohen nga Shqiperia edhe se sot ne emigrantet mundohemi ti bindim bashkeatdhetaret tane se largimi nga vendlindja jote do te thote " nje fund i palavdishem per ta "
Cfare doni te mesoni nga emigracioni o fatebardhe se ajo Shqiperi ju perket juve dhe askujt tjeter ?
Te gjithe jemi realiste se kudo shqiptaret kane shkuar nuk e kane ndier kurre veten e tyre si ne vendlindjen e tyre. [/qb]
Iken ato kohe kur u shperndam neper bote me lug n'brez ne kerkim te parajses. Pak a shum te gjith e din realitetin e emigrimit, po ti s'e kupton c'do t'thot t'sakrifikosh per nje jete me te sigurte.

Largimi nga vendlindja eshte shume i veshtire, dhe m'vika shume keq qe per ty qeka kthyer ne nje "fund te palavdishem" -- ngushellimet e mija. Nuk e imagjinoj dot sa e rende mund te jet kjo per nje tip pesimisti si puna jote.
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Klinton, duhet ta kesh te qarte se nuk kemi ikur nga qejfi. Kemi lene nena, baballere, motra, vellezer, gjysher, miq, kujtime...
Me pak "dërr - dërr" te lutem se e dime vete se sa na dhemb. [/qb]
Amen!
 
Top