Edhe Kim Kardashian pranon sfidën e “Ice Bucket Challenge” nga Ellen (Foto + Video)

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi



Kim Kardashian është një ndër VIP-at e fundit që iu nënshtrua sfidës së “ALSIce Bucket Challenge”. Ajo pranoi që sfidën ta realizonte në “Ellen Degeneres Show”. Si një ndër personazhet më popullore të rrjeteve sociale, edhe gjatë këtij momenti ajo arriti të shkëpuste disa “selfie” për t’i ndarë me ndjekësit e saj të panumërt.


Gjatë intervistës në “Ellen Degeneres Show”, Kim pranoi se dëshironte të kishte fëmijë të tjerë. “Është shumë e vështirë, por unë kam shumë motra dhe vëllezër dhe ata janë shokët e mi më të mirë. Këtë do të dëshiroja edhe për fëmijët e mi”, tha ajo.


Ellen Degeneres i sygjeroi asaj që të kishte gjashtë fëmijë. “Nuk mendoj gjashtë, por tre, ose ndoshta dhe katër. Është shumë e vështirë dhe nuk e di sesi mamaja ime ia ka dalë me gjashtë fëmijë”, tha më tej Kim.



Ylli i televizionit solli në jetë vajzën e saj, North në qershor të vitit 2013. Nisma “ALSIce Bucket Challenge” për mbledhjen e fondeve për sëmundjen Skleroza amiotrofike laterale ka arritur një shifër prej 100 milionë dollarësh vetëm gjatë muajve të verës.

 
Top