E ardhmja e Shqiperise eshte e drejtuar plotesisht per ne kontinentin aziatik.

Pe.ili.sh

Primus registratum
E ardhmja e Shqiperise eshte e drejtuar plotesisht per ne kontinentin aziatik.

<span style="font-weight: bold">Studente &quot;shqiptare&quot; te Teologjise qe studiojne ne kontinentin aziatik po e kthejne Shqiperine ne nje Palestine te dyte</span>


Bij te ndare te Allahut

Udhetim ne boten e mistershme te islamit shqiptar. Lufta e nendheshme dhe percarja qe po bren prej vitesh muslimanet. Rryma e moderatoreve dhe rreziku i ekstremisteve te diplomuar ne vendet arabe.



Nga varrimi i sekretarit te komunistetit Mysliman shqiptar Sali Tivarit

Falja e kesaj &quot;xhumaje&quot; ne Xhamine e Ethem Beut nuk ndryshoi shume nga te tjerat. Me te njejten perpikmeri dhe solemnitet te ketyre pese shekujve te fundit, pak minuta pas mesdites se te premtes, besimtaret e shumte muslimane zune vend mbi shtroje per t'i kerkuar Allahut pastrimin e shpirtit. Ne ato pak metra katror te mbuluar nga sixhadet, ashtu si cdo dite te peste te javes u ulen edhe drejtuesit me te larte te Komunitetit Musliman. Per here te pare qe pas vrasjes se mistershme te sekretarit te Komunitetit, Sali Tivarit, te gjithe u mblodhen se bashku per t'iu drejtuar Zotit. Duke lene tok me kepucet ne pragun e xhamise edhe akuzat qe shperthyen javen e fundit mes dy rrymave te ndryshme qe drejtojne muslimanet shqiptare. Sepse tashme askush nuk mund ta mohoje nen sloganin e puneve te brendshme te Komunitetit, perplasjen mes ndjekesve te linjes se moderuar te muslimanizmit dhe atyre te rinjve te arsimuar ne shkollat teologjike arabe qe kerkojne radikalizimin e besimit te tyre. Vrasja e sekretarit Tivari, drejtuesit te njerit prej ketyre fraksioneve, edhe pse ende e veshur nga misteri, sherbeu per te vertetuar kete lufte te nendheshme.

Hetuesit nuk kane rrezuar ende asnje nga pistat e hetimit per vrasjen e numrit dy te Komunitetit Musliman, por nuk ka asnje dyshim se Sali Tivari ishte vendosur ne qender te sulmeve ne ditet e fundit te jetes per shkak te ideve te tij reformatore. Juristi 58-vjecar qe u ekzekutua me dy plumba ne mengjesin e se henes ne zyren e tij, ishte njeri prej &quot;eterve&quot; themelues te Komunitetit Musliman. Pergjate ketyre 12 viteve ai kishte grumbulluar rreth vetes te gjithe detyrat drejtuese dhe financuese te komunitetit dhe qe prej semundjes se Haxhi Hafiz Sabri Kocit, edhe komanden e plote te institucionit. Fale kesaj pozite te re, Tivari i kishte lejuar vetes &quot;luksin&quot; per te vendosur ne jete nje fryme te re moderatore ne muslimanizmin shqiptar. Ashtu sic rrefejne bashkepunetoret me te ngushte te tij, sekretari i pergjithshem kishte shprehur disa here publikisht idene e guximshme per te reduktuar pese faljet e detyrueshme gjate dites per besimtaret apo ritet e stergjatura mesjetare te varrimeve. Disa masa qe do te sherbenin per te terhequr sa me shume besimtare ne keto dite me nje tjeter ritem dhe kosto jetese. Por ky qendrim moderator, i kishte siguruar sekretarit Tivari edhe mjaft armiq mes drejtuesve te tjere te Komunitetit dhe besimtaret konservatore. Myftiu i Durresit, Eduart Shefkiu, njeri prej klerikeve te paket muslimane qe ka vendosur te rreshtohet keto dite ne mbeshtetje te Tivarit, ka zbuluar publikisht ekzistencen e presioneve dhe kercenimeve ndaj sekretarit te Komunitetit, nga nje pjese e caktuar e besimtareve te rinj ne moshe. Atyre studenteve te diplomuar ne medresete dhe universitetet e Arabise Saudite apo Malajzise, te cilet synojne te sjellin edhe ne Shqiperi frymen me radikale te islamit. Perfaqesuesit e kesaj rryme te cilesuar si sekti &quot;Selafi&quot;, kane insistuar gjithnje e me shpesh gjate ketyre viteve te fundit per te zene poste drejtuese ne Komunitetin Musliman apo qendrat e tjera drejtuese ne rrethe. Ne deshmine e myftiut te Durresit, flitet edhe me emra konkrete si ai i Artan Kristos, njerit prej punonjesve te shoqates bamirese &quot;Al Haramael&quot;, qe tashme eshte shpallur ne kerkim nga policia, i cili sipas tij, ka ushtruar dhune dhe presione ndaj myftiut te meparshem te qytetit per te dhene doreheqjen. Te njejtat veprime te dhunshme kane shoqeruar edhe mbledhjen e zgjedhjes se myftiut te ri te Durresit, qytetit te lindjes dhe ku kishte shtrire influencen e tij me te madhe Sali Tivari. Aq sa ky i fundit, ishte detyruar ne ato momente qe te kerkonte ndihmen e policise per te qetesuar gjakrat.

Por percarjen brenda komunitetit musliman shqiptar nuk ka mundur ta mohoje pak dite me pare edhe shefi i propagandes se kryesise se ketij institucioni, Kreshnik Osmani. Pas pyetjeve insistuese te gazetareve, ai e pranoi faktin e ekzistences se dy rrymave te ndryshme, por gjithcka sipas tij eshte krejt normale dhe pjese e demokracise se brendshme te Komunitetit. Por sa e rrezikshme eshte linja konservatore e muslimaneve shqiptare?

Per hetuesit qe kane marre ne dore ceshtjen e sekretarit Tivari, pista e nje vrasjeje si rrjedhoje e kesaj lufte te nendheshme mes dy fraksioneve ende nuk eshte rrezuar. Kryeprokurori Theodhori Sollaku, e rikonfirmoi te enjten kete dyshim mes tre pistave te tjere te mundshme per te zbardhur vrasjen e mekembesit te Haxhi Hafiz Sabri Kocit. Ne sherbim te kesaj piste te ekstremizmit islamik, policia ka shoqeruar gjate kesaj jave rreth 50 nepunes te Komunitetit, por edhe drejtues te myftive ne rrethe, te njohur si kundershtare te Tivarit per shkak te perplasjes mes dy rrymave.

Per ironi te fatit, ceshtja e rrezikut te ekstremizimit te islamit shqiptar, u trajtua ne nje shkrim te gjate analizues te Pirro Mishes, vetem tre dite perpara ekzekutimit te Tivarit. Ne te perditshmen &quot;Shekulli&quot; te dates 10 janar, njeriu i letrave, paralajmeronte rrezikun e fondamentalizmit dhe cenimin e tolerances fetare ne Shqiperi. Ne ndihme te kesaj percapjeje, Misha solli nje liber francez, &quot;Diksionerin boteror te fondamentalizmit&quot;, nje veper te pergatitur nga ekspertet me te njohur ne Europe per ceshtjet e Lindjes dhe radikalizmit ekstrem. Nepermjet shfletimit te ketij botimi, ku Shqiperise i kushtohet nje kapitull i vecante, mund te kuptohet nje panorame me e qarte &quot;e perpjekjeve te ketyre 10 viteve te fundit per te zevendesuar islamin tradicional me nje islam ne format e tij me radikale, i cili praktikohet ne Arabine Saudite dhe vendet e tjera te ashtuquajtura te Gjirit&quot;. Si promotor kryesor i ketij projekti permendet ish-kryetari i SHIK-ut, Bashkim Gazidede, i cili sipas autoreve te librit mbante lidhje te ngushta me sherbimet e fshehta te vendeve arabe dhe ato iraniane. Botimi na zbulon gjithashtu edhe qellimin e nje sere organizatash kulturore apo bamirese (ne Shqiperi njihen rreth 30 organizata te tilla te financuara nga Arabia Saudite), te cilat kane per qellim riislamizimin e Shqiperise. Por ne formen me ekstreme te tij. Ne detyrimin per te derguar femijet ne shkolla fetare, mbulimin e grave apo rregullin qe te gjithe meshkujt te mbajne mjeker te gjate. Me mjaft shqetesim permendet edhe fakti qe keto organizata te huaja po financojne ngritjen e xhamive apo objekteve te tjera te kultit, por me nje stil krejt te ndryshem nga ai tradicionali i islamit shqiptar. Sipas autoreve te botimit, vetem ne vitet e fundit jane ndertuar 200 xhami te tilla, qe synojne humbjen e vlerave kombetare per t'i zevendesuar ato me kulturen arabe.

Per fat te mire, Pirro Misha kishte vendosur qe te zbulonte kete realitet te dhimbshem te dy kraheve te kunderta ne islamin shqiptar, perpara vrasjes se Sali Tivarit. Ne te kundert edhe ai do te cilesohej si njeri prej atyre moralisteve te shtyre nga kushedi c'interesa qe po neperkembin ditet e fundit Komunitetin Musliman. Njeri prej personazheve me mitik te botes islame shqiptare, poeti Ervin Hatibi, ka vendosur ta thyeje heshtjen e gjate duke kerkuar qe te marre fund fushata antimuslimane qe ka nisur javen e fundit. Gjithcka sipas tij, per shkak te mosnjohjes se botekuptimit musliman. &quot;Vrasja e Sali Tivarit, po perdoret si nje fushate e cila nxin dhe ashperson imazhin e besimit musliman, sidomos te eksponenteve te rinj te ketij besimi&quot;, u shpreh pak dite me pare per te perditshmen &quot;Koha Jone&quot;, Hatibi. Te gjitha akuzat qe aludojne per nje lidhje fetare me krimin e ndodhur, sipas poetit qe drejton prej vitesh gazeten propagandistike te Komunitetit, jane ndikuar nga aktualiteti nderkombetar dhe jo ai vendas. Ndoshta qe pas akteve terroriste te 11 shtatorit.

Por a ekziston me te vertete nje sekt &quot;Selafi&quot; apo rryma ekstreme islame ne Shqiperi? Mbeshtetesit e sekretarit te vrare te Komunitetit flasin me prova konkrete per nje krah te tille te ashper te muslimaneve shqiptare. Jane ish-studente te shkollave arabe qe nga dita ne dite po i shtojne rradhet e tyre me te rinj te tjere te indokrinuar me frymen ekstremiste. Perfaqesuesi me i denje i kesaj rryme, deri me sot eshte Olsi Jazexhiu. Nje student shqiptar ne Malajzi, i cili nuk ka hezituar qe te shprehe idete e tij antiperendimore edhe ne disa artikuj ne te perditshmen &quot;Tema&quot;. Ne njerin prej tyre, ne pergjigje te nje polemike mes analistit te &quot;Shekullit&quot; Mustafa Nano dhe poetit Ervin Hatibi per ceshtjen e muslimanizmit ne Shqiperi, ai nuk hezitoi qe te perfshinte Nanon ne kampin e &quot;renegateve besethyes perendimofile qe ngrene lart flamujt e pederastise, feminizmit, anti-maskulizmit, antishqiptarizmit, antinacionalizmit dhe cfare te urdheroje blloku me i forte i kohes&quot;. Keto slogane apo edhe nje adrese ne internet e studentit, ne te cilen hidhet balte mbi figura te njohura te historise si Fan Noli e Fishta per te ngritur te tjera te tipit te Haxhi Qamilit, kane qene shembulli me i mire per hipotezen e frikshme te Mishes.

Por Olsi Jazexhiu, studenti nga Kuala Lumpuri, duket se nuk eshte terhequr nga vrulli i tij letrar edhe ne keto dite te veshtira per Komunitetin. Ne te perditshmen e preferuar prej tij, &quot;Tema&quot; e dates 14 janar, ai kerkon te rrezoje te gjitha dyshimet mbi nje implikim te nenkryetarit Ermir Gjinishi (i njohur si perkrahes i rrymes konservatore) ne vrasjen e sekretarit Sali Tivari. Nepermjet aresyetimit se nje punonjes i komunitetit mund ta kishte vrare Tivarin ne shkretetirat arabe apo ne rruge dhe jo ne zyren e tij, Jazexhiu sjell njekohesisht nje prove te qarte te ndarjes brenda Komunitetit: &quot;Me sjelljet e fundit, Tivari kishte shkaktuar shume pakenaqesi tek hoxhallaret e vendit...ndersa Ermir Gjinishi ka fituar gjithnje e me teper besimin e tyre&quot;.

Ndoshta, ne keto dite eshte momenti me i papershtatshem per te marre nje pergjigje te sakte per ekzistencen e ndonje krahu qe mbeshtet idete fondamentaliste te Jazexhiut. Askush prej drejtuesve te larte te Komunitetit Musliman nuk preferon te kaperceje murin e heshtjes rreth kesaj teme tabu. Sidomos, tashme, pas vrasjes se mbuluar nga shume mistere te Sali Tivarit. Te gjithe shpejtojne te largohen apo te mbyllen ne zhguallin e te paditurit edhe pse dy policet qe vazhdojne te qendrojne qe prej fillimit te javes ne porten kryesore te selise, deshmojne se paqja ne islamin shqiptar ende nuk eshte vendosur.

<span style="font-weight: bold">Marre nga &quot;Klan&quot;</span>
 

magic

Primus registratum
Re: E ardhmja e Shqiperise eshte e drejtuar plotesisht per ne kontinentin aziatik.

Wow, vertet jam indinjuar nga artikulli i mesiperm qe kam leuar. Kuptova qe akoma jane shume te theksuara zakonet e prapambetura te fese Myslimane sidomos. Megjithate nese nuk ka bashkim s'ka per te patur kurre drejtesi rrjedhimisht dhe studente te pafajshem e te rinj do te plagosen apo vriten.
 

Dajaku

Primus registratum
Re: E ardhmja e Shqiperise eshte e drejtuar plotesisht per ne kontinentin aziatik.

Ke kujdes o kelysh i eremizmit kristjan se nuk jane sorra por shqiponja dhe neperka si puna jote i shqyjne, nuk i rruhet shume per fete e botes kur neperkat duan me hi henger zogjt e vet me pabesi greko-sllave.
Komunist ke qene?
eek.gif
 

adani

Primus registratum
Re: E ardhmja e Shqiperise eshte e drejtuar plotesisht per ne kontinentin aziatik.

Shkunduni o budallenj te trashe talibane,se nuk jini myslimane nga arabia por te krishtere shqiptare niperit e Gjergj kastriotit!Dashte zoti i madh dhe e zgjon nje dite kete popull nga zgjedha mesjetare e myslimanizmit.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: E ardhmja e Shqiperise eshte e drejtuar plotesisht per ne kontinentin aziatik.

As qe behet fjale qe e ardhmja eshte Europa dhe Liria! Uroj qe te gjithe te kene mundesine qe brenda kesaj lirie te gjejne kohe per te shkuar ne kishe te djelen apo te falen pese here ne dite. Dua vetem qe mos me thoni o i krishtere ose o mysliman! Dua lirine time!!!
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: E ardhmja e Shqiperise eshte e drejtuar plotesisht per ne kontinentin aziatik.

<span style="font-weight: bold">Ju kerkoj ndjese sepse ky shkrim meriton te fshihet.</span>
Njerez jemi edhe gabojme.

<span style="font-weight: bold">Kerkoj nga moderatori i kesaj faqeje ta fshije shkrimin ne fjale.</span> &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/mad.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

adani

Primus registratum
Re: E ardhmja e Shqiperise eshte e drejtuar plotesisht per ne kontinentin aziatik.

ME MIRE I PA FE SESA I ZHYTUR NEN PERCE
 

une_une

Primus registratum
Re: E ardhmja e Shqiperise eshte e drejtuar plotesisht per ne kontinentin aziatik.

Fillimisht postuar nga Dajaku:
[qb] Ke kujdes o kelysh i eremizmit kristjan se nuk jane sorra por shqiponja dhe neperka si puna jote i shqyjne, nuk i rruhet shume per fete e botes kur neperkat duan me hi henger zogjt e vet me pabesi greko-sllave.
Komunist ke qene?
eek.gif
[/qb]
Komunistat jane ateiste apo gjej shkak e beji te tere komunista duke e pasur me lehte te kundervihesh ketyre duke i quajtur komunista?
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: E ardhmja e Shqiperise eshte e drejtuar plotesisht per ne kontinentin aziatik.

Postuar nga Adani

<ul style="list-style-type: disc">[*]Shkunduni o budallenj te trashe talibane,se nuk jini myslimane nga arabia por te krishtere shqiptare niperit e Gjergj kastriotit!Dashte zoti i madh dhe e zgjon nje dite kete popull nga zgjedha mesjetare e myslimanizmit[/list]
Adano ne fillim mendova se keshtu po ofendoj edhe veten.
Por po mendoj akoma qe e verteta duhet thene ne sy.
Na kane bere Talebane dhe kete se luan topi.
Kush eshte nip i Gjergj Kastriotit?
Esat pash Toptani qe ne emer te Allahut dhe ne emer te pushtuesit Kanibal , shkoi e pushtoi toka ne Azine e Vogel dhe harroi qe ishte shqiptar(ndoshta nuk ishte).
Ne Shqiperi me duket se gjysma e shqiptareve jane shqiptare, te tjeret jane bij te Perandorise Turke.
Turqia perpara se te hiqte dore nga trojet shqiptare, shpernguli me qindra turq per ne Shqiperi e Kosove.
Dhe ata qe ngrihen ne emer te Allahut dhe gjaku i tyre vlon si i grupit Al-Kaida, jane ajo pjese qe luftojne ne emer te Talebanit dhe urrejne Afganistanin.
Ata jane kudo
Ne qeveri
Ne administraten shteterore , biles edhe ketu ku flasim.
Myslimanet e ndergjegjshem qe duan te kthehen ne shqiptare duhet ta ndiejne veten te perulur per tju bindur se vertetes.
Me kete rast falenderojme Krishtin si udherrefyes tonin qe na hap syte neve dhe ne u hapi syte shqiptareve myslimane te rene nen lakun e pushtuesit &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

antihero

Primus registratum
Re: E ardhmja e Shqiperise eshte e drejtuar plotesisht per ne kontinentin aziatik.

...per ne det ore per ne det.me mire atij se nuk na pranojn edhe ne azi.
 

nardi 66

Primus registratum
Re: E ardhmja e Shqiperise eshte e drejtuar plotesisht per ne kontinentin aziatik.

&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
thumbsup.gif
e fort
----------------------
mos u lodh duke e perseritur aq shpesh ANTIHERO,se e kan ndar mendjen keto, nuk duan LIBRA, shqipet duan pushk,dhe keto jo kunder armikut,por kunder vellait i perdorin.
 
Top