Dy fjalë për një mik Halil Jaçellari
Vdes në Romë Halil Jaçellari, shkrimtar dhe njerëzor
Të enjten e 29 tetorit trupi i pajetë i shkrimtarit Halil Jaçellari strehohet në banesën e përjetshme, në varrezën e qytetit të Lushnjës, ku ai kaloi, pothuajse tërë jetën. Ajo jetë që u ndërrua në orët e fundit të 23 tetorit, në një tokë të huaj, në Romë, ku vitet e fundit kalonte pjesën më të madhe të kohës, pranë djemve të tij.

Ai po i bindet një ligji të pashkruar, që kërkon nga brezi i parë i mërgimit, kthimin në tokën mëmë, n’ato vise ku rrodhën fëminia me lodrat e shkujdesjet, rinia me ëndërrat dhe entuziazmin, dashuritë e miqësitë, vitet e shkollës e të formimit, pjekuria me problemet e punës, të familjes, të detyrave qytetare.

Halil Jaçellari ishte një tregimtar origjinal që e zbuloi pak me vonesë talentin në këtë fushë, por arriti lartësi të tilla që e venë atë në radhët e shkrimtarëve shqiptarë bashkëkohës, ndër më të lexuarit e viteve ‘80-të.

Në bazën e këtij suksesi ishte aftësia për të rrëfyer përfundimet e vëzhgimeve, soditjeve, përsiatjeve të mjediseve, njerëzve, ndodhive të një vendi që i ngjante një anijeje ku futej uji nga të gjitha anët, si pasojë e plasaritjeve të shumta në trup. Po ishte edhe kultura e tij, leximet vetjake, interesi i admirueshëm për të njohur trashëgiminë kulturore të njerëzimit.

Jaçellari qe një prodhim disi i veçantë i mjedisit, në të cilin lindi e jetoi. Ai nuk u njësua me të, nuk u bë kurrë zëdhënës i tij, nuk mëtoi prej tij asnjë privilegj.

Thellë në vetvete ishte kritik, nuk pajtohej me shumë gjëra që binin ndesh me mësimet që merrte nga leximi i pishtarëve të njerëzimit, të cilët kultura zyrtare prirej t’i paraqiste në një dritë larg së vërtetës.

Për të hyrë n’atë botën e librave, n’atë pyll magjepsës drurësh të të gjitha përmasave, vuri në punë vullnetin për të mësuar gjuhë të huaja, italishten e frëngjishten. Shtegtimi në kulturën e përbotshme i dha mundësinë të zgjeronte horizontin e botkuptimit e të thellohej në dukuritë e jetës së vendit të tij, duke parë i interpretuar ato me metrin e mendjes dhe ndërgjegjes së tij.

Këtë pjekuri ai e përcjell në tregimet e tij të cilat, për kohën kur u shkruan, ishin një gjë e re, një formë neorealizmi që pasqyronte më me vërtetësi jetën, duke u shkëputur në një farë mënyre, nga fryma dogmatike e propagandistike e letërsisë zyrtare.

Halil Jaçellari nuk ishte një disident i hapur, por në vetëdijen e tij ishte një kundërshtar i sistemit, të cilin e konsideronte arbitrar, të dështuar, të prapambetur, lirivrasës e tepër të dëmshëm për Shqipërinë. Zgjidhjet që jepte regjimi ishin tepër larg mendimit të tij qytetar.

Kishte diçka të veçantë në jetën dhe personalitetin e tij: edhe pse ishte me përbërje “të mirë” politike, nuk pati mundësi të studjojë në universitet dhe as të kishte një punë intelektuale, megjithë ndërhyrjet e disa personaliteteve të letrave, ndërmjet të cilëve dhe I. Kadaresë, në mbështetje të tij.

Duart e tij mbetën me kallo deri në rrëzimin e sistemit. Autori i vëllimeve “Nesër është e diel”, “Sezoni pa dasma”, “Mirëmëngjes njerëz”, “Tregime” etj. ishte një njeri me karakter të fortë dhe guxim të pashembullt, nuk bënte pazar me parimet vetjake, gjykonte me kokën e tij e nuk ndruhej të paguante pasojat, kur ishte rasti.

Kishte prirjen për të vlerësuar e kultivuar shoqërinë e miqësinë. Sa i ndjeshëm e i brishtë në botën e tij sentimentale, aq i fortë e i paepur në atë të mbrojtjes së parimeve e të vlerave, Halili ishte si një copë shkëmbi, në të cilin furtunat e kohës nuk shkaktonin plasaritje.

Pati një fëmijëri të vështirë me humbjen e parakohshme të nënës, me mungesa të theksuara ekonomike, por këto nuk ndikuan për keq në formimin e karakterit të tij jo të zakonshëm.

U mundua regjimi ta thyente që herët atë karakter, kur do të njihte birucat e mizorinë e Sigurimit të Shtetit, por nga ajo betejë personaliteti i tij u pasurua. Për ata që e kanë njohur, ai mbeti njeri i sakrificës, i guximshëm, altruist, shpirt i dëlirë.

Cilido që ka lexuar veprën e tij, ka gjetur në të idetë e guximshme për kohën e shumëkush sot, në këtë ditë të trishtuar, besoj se kujton letrën e hapur drejtuar Ramiz Alisë, kur regjimi ishte ende në këmbë e gjuha e opozitarëve ishte tepër e moderuar.

Në planin vetjak kujtimet që më lidhin me të ndjerin janë si një lumë me prurje të bollshme, që kalon në një shtrat kohor prej gjysmë shekulli, që nga bankat e shkollës e deri në takimet e fundit në Romë, kur ai luftonte i paepur me “sëmundjen e shekullit”, që e ndau nga ne.

Nuk mund të mos kujtoj në këto çaste bilanci vitet e gjata të “luftës së klasave”, kur ai kurrë nuk m’a mohoi miqësinë e tij, madje kyçi në sirtarin e ndërgjegjes së tij dhe ato çaste trishtimi e vështirësie shpirtërore që gjenin shprehje në bisedat tona apo në poezitë që i besoja. Faleminderit mik i vyer për gjithçka!

Por dua të kujtoj shokët e klasës që gjysmë shekulli më parë, së bashku me ty, “sekretarin rebel”, morën dëftesat e para të pjekurisë në qytetin e Lushnjës, të bëhem zëdhënës i dhimbjes së tyre.

Do të na mungosh në tryezën e festimit të 50-vjetorit të atyre dëftesave, ashtu siç na mungojnë Gjoni e Ahmeti që ikën para teje.

Por me gjithë thinjat, kohën e gjatë të kaluar, fëmijët e peripecitë e jetës, ka mbetur diçka që na mban të lidhur me njëri – tjetrin kudo e kurdoherë.
Të qoftë i lehtë dheu i Lushnjës tënde, i vendit të ëndrrave të parealizuara!/shekulli/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24879. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24879