Dritan Prifti E Futi Në Punë Si Drejtoreshë, Prandaj Edhe Bëri Seks Me Të

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
see.jpg


Ministri i Berishës në momente “pune”, duke ndarë shtratin me 30-vjeçaren, të cilën e solli nga jashtë për ta emëruar drejtoreshë. Ish-ministri pranon vërtetësinë e videos dhe akuzon sërish Metën.
Mirel Sheme

Një ministër i Sali Berishës që filmonte fshehurazi gjithçka. Madje edhe veten, jo vetëm në takime zyrtare, por edhe me femrat, me të cilat ndante shtratin. Ish-ministri s’ka se kush të jetë tjetër përveçse Dritan Prifti, i cili drejtoi për vetëm një vit Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, gjatë kohës që LSI ishte në koalicion me PD-në. Ndërsa ajo me të cilën ish-ministri ndan çastet intime është vartësja e tij, një grua e martuar, e cila kishte lënë vendin ku kishte emigruar për të punuar si drejtoreshë në njërën prej drejtorive të METE-s.

Video është e vjetër, të paktën 5 vite, dhe ishte njëra prej qindra orëve filmime që Prifti kishte regjistruar dhe hedhur në laptopin e tij dhe që ishte si prova e tij më e fortë në luftën kundër Ilir Metës, pas ndarjes së tyre përfundimtare në vitin 2010, pas mëse një dekadë që kishin punuar bashkë në qeveri dhe në LSI. Video intime, ashtu si dhe qindra videot e tjera, thuhej se ishin fshirë nga vetë autori më pas, për të mos e dorëzuar në duart e drejtësisë, bashkë me faktet kompromentuese për jetën e tij publike, apo private, por filmimet e fshira prej autorit, ishin rikthyer me anë të një pune specialistësh.

Dy fotot më pikante të videos intime mes Priftit dhe ish-vartëses së tij u publikuan dje nga mediat online dhe tregojnë gruan e re duke “kalëruar” sipër shefit të vet të shtrirë në krevat dhe tjetra, kur së bashku, gjysmë të zhveshur, ngrihen nga shtrati i pasionit.

Regjistrimet

Sipas raportimeve thuhet që fotot janë pjesë e një videoje që ka qenë në laptopin e vetë Dritan Priftit dhe ai i ka dërguar me email tek disa miq të tij, të cilët me sa duket i kanë shpërndarë. Kur plasi skandali i videos Meta-Prifti u tha se ish-ministri kishte realizuar qindra filmime mes të cilave edhe filmime të vetes. Ky duket se është autogoli i dytë që Dritan Prifti i bën vetes pas videos numër dy, ku ai kishte regjistruar veten duke ndarë një ryshfet me zëvendësministrin e Energjetikës së asaj kohe, Leonard Beqiri.

Në Parlament, gjatë replikave, është përmendur edhe që Prifti kishte edhe video të korrupsionit të Shkëlzen dhe Argita Berishës. Pas publikimit të fotove reagoi ish-ministri Dritan Prifti, i cili e pohoi ekzistencën e videos dhe madje sipas tij ka pesë vite që i bëjnë shantazh me të, duke ja treguar dhe bashkëshortes së tij. Sipas Priftit, fotot janë një shantazh që po i bëhet atij për t’u tërhequr nga akuzat që ka bërë ndaj Ilir Metës. “E kam ditur dhe faktin e ekzistencës së një videoje intime, foto të së cilës kanë dalë sot në disa media.

Më kanë bërë rreth 5 vjet shantazh për publikimin e saj. Por siç e keni parë, unë nuk jam tërhequr nga denoncimet e mia publike. Pas 5 vitesh, sot vendosën t’i bëjnë publike këto foto, në ditën e tyre më të keqe përpara shqiptarëve e ndërkombëtarëve. Çdokush e kupton se jeta ime private sulmohet për të larguar vëmendjen e Shqipërisë dhe botës nga aferat me miliona euro.”- u shpreh Prifti përmes një reagimi online.

Partnerja

Gruaja që shihet në fotot e marra nga video ishte sjellë në ministri nga vetë Prifti, pasi u bë ministër i METE-s në vitin 2009. Gruaja, atëherë 30-vjeçare, kishte punuar për disa vjet në një vend perëndimor në një biznes privat, por kjo s’e pengoi ministrin që ta gradonte më pas në një pozicion delikat si Drejtore e Përgjithshme e në një zyrë shumë të rëndësishme që kishte të bënte me projektet dhe bashkëpunimin ekonomik me jashtë.

Ajo u largua nga ky post i lartë, pasi ministër i METE-s u emërua Nasip Naço. Gruaja në fjalë, identitetin e të cilës, po e mbajmë të fshehur për arsye etike, dje pasdite, pak orë pas daljes së dy fotove, e fshiu edhe llogarinë e saj në Facebook, duke konfirmuar aludimet 5-vjeçare të njerëzve që s’e kishin parë videon, se ishte ajo femra që ndante shtratin me ish-ministrin.

Prifti, i përmendur në letrën e Brahos

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Spartak Braho me anën e një letre drejtuar institucioneve më të larta të shtetit, flet për krijimin e një destabiliteti në vend dhe një komploti kundër kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Mësohet se në letër, ndër të tjera Braho pretendon se ish-deputeti i Partisë Socialiste Tom Doshi dhe ish-ministri i Energjetikës Dritan Prifti po manipulojnë të arrestuarin Kastriot Ismailaj.

Braho pretendon se Doshi dhe Prifti kanë takuar bashkëshorten e Ismailajt në një nga lokalet e hoteleve të njohura në Tiranë, ku kanë kërkuar që të ndikojë tek bashkëshorti Kastriot Ismailaj të dëshmojë dhe implikojë në aferën e kompanisë CEZ-Shpërndarje, kreun e Kuvendit Ilir Meta. Kreu i komisionit të sigurisë, dyshon se Doshi me anë të presionit kërkon që i arrestuari Ismailaj të pranojë faktin se ka qenë Meta ai që e ka prezantuar me drejtuesin e kompanisë CEZ-Shpërndarje.

Historia e videos Prifti-Beqiri

Pas videoregjistrimit që ishministri Dritan Prifti i bëri Ilir Metës, fshihej edhe një video tjetër gjatë së cilës Prifti kishte regjistruar veten e tij duke bërë pazare me zëvendësin e tij Leonard Beqiri. Këtë video Prifti nuk e kishte zhdukur dot nga laptopi i tij dhe ajo doli pas hetimeve që bëri prokuroria. Ish-ministri i METE-s, Dritan Prifti dhe ish-zëvendësministri, Leonard Beqiri, sipas asaj që evidentohet në video, kanë zhvilluar biseda për përfitime financiare, të parregullta, që vijnë nga ushtrimi i funksioneve të tyre publike dhe një moment shihet se ndajnë mes tyre një shumë prej 70 mijë eurosh.

Historia e kësaj videoje ka dalë gjatë hetimeve të prokurorisë pas denoncimit që Dritan Prifti i ka bërë ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta. Aparati i përgjimit ishte marrë nga ekspertët e huaj që po kryenin hetimet dhe u vu re se brenda saj ishte dhe një video tjetër, të cilën Prifti kishte kujtuar se e kishte fshirë nga memoria. Në këtë video shfaqej ish-ministri Dritan Prifti dhe ish-zëvendësministri Leonard Beqiri i METE-s, duke diskutuar për një aferë me vlerë 70 mijë euro. Prifti i kishte dorëzuar materialet filmike në datën 13 janar, duke qenë i bindur se brenda orës që bëri përgjimin ishte vetëm videoja mes tij dhe Ilir Metës.

Në kërkesën e Prokurorisë theksohej se “nga ekspertimi teknik i provave materiale ka rezultuar se në to ekziston edhe një video tjetër, e cila ishte fshirë, dhe është rikuperuar nga eksperti. Kjo video është e datës 11 mars, në të cilën janë regjistruar 2 persona, njëri ndër të cilët është ish-ministri i METE, shtetasi Dritan Prifti dhe ish-zëvendësministri, shtetasi Leonard Beqiri”, theksohej në kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për Kuvendin. Kërkesa e prokurorisë mbante mbishkrimin sekret dhe ishte firmosur nga Ina Rama.

Ngjarja

Reagimi i organizatës ku u postuan fotot

“Nisma Thurje”, organizata ku u postuan fotot intime të Dritan Priftit në një sqarim të saj në faqen rrjetet sociale shkruan se fotot pasi janë publikuar nga emri i gruas më pas janë fshirë po prej saj.

“Një person me emrin Mimosa Paradiso ka postuar para një ore dy foto në faqen tonë dhe po vetë i ka fshirë më pas këto foto. Sqarojmë se në asnjë moment ne nuk kemi qenë dhe nuk do të jemi pjesë e asnjë loje politike banale të cilat i neverisim. Nisma Thurje gjithmonë do i qëndrojë përballë politikës me shifra, fakte dhe argumente. Ky është dhe do të mbetet misioni ynë. Jeta personale e politikanëve nuk na intereson dhe nuk do na interesojë asnjëherë. Kushdo mund të postojë foto në murin e vënë në dispozicion për qytetarët dhe mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre”, thuhej në reagimin e Nismës
 
Top