MeKaNiKu
Forumium maestatis

Në një intervistë të publikuar në një revistë rozë në muajin Tetor, Doutzen Kroes shfaqte keqardhjen për rolin që luan ajo dhe vajza të tjera si ajo në tjetërsimin e imazhit që shumë adoleshente kanë për veten.
Ajo deklaroi atëherë se sfilatat e modës dhe imazhet e supermodeleve po krijojnë një imazh të rremë të bukurisë, pasi këto imazhe përpunohen dhe se vajzat e përfshira në këtë biznes nuk janë kurrë aq të bukura saç duken në fotot e publikuara.
Megjithatë, duke parë linjat perfekte të 28-vjeçares holandeze në mbrëmjen e "Victoria's Secret" në Manhatan, duket e vështirë që "photo-shop" të luajë ndonjë rol vendimtar në bukurinë e saj.
Nëna e një djali 2-vjeçar, Kroes ka një fizik të admirueshëm, të cilin e përdori gjatë mbrëmjes për të veshur disa prej modeleve më provokuese të linjës së famshme.