Dinamo ndalet në barazim në Korçë
Kryesuesit e Superligës nuk kanë shkuar më shumë se 1-1 me Skëndërbeun. 1-1 përfundoi edhe ndeshja tjetër Flamurtari-Shkumbini

Dinamo hodhi një gjysmë hapi fals në barazimin 1-1 me Skënderbeun në Korçë, në takimin e vlefshëm për javën e 8-të të Kategorisë Superiore. Blutë e Shkëlqim Muçës shënuan shumë shpejt me anë të argjentinasit Rafael Alfredo Soza në minutën e 4-t.

Korçarët e drejtuar nga Gerti Haxhiu, barazuan me anë të 21-vjeçarit Erlis Frashëri në minutën e 26-të. Ky ishte barazimi i dytë në transfertë i Dinamos, pas atij me Vllazninë (0-0). Dinamo u ngjit në kuotën e 20 pikëve. Për Skënderbeun ky ishte barazimi i parë. Skuadra korçare u ngjit në kuotën e 10 pikëve.

Flamurtari e Shkumbini ndanë nga një pikë në barazimin 1-1 në Vlorë, në takimin e vlefshëm për javën e 8-të të Kategorisë Superiore. Shkumbini i drejtuar nga Kristaq Mile kaloi në avantazh i pari me anë të kapitenit Roland Dervishi në minutën e 9-të. Për vlonjatët e Gugash Maganit barazoi me penallti Devis Mema në minutën e 28-të.

Kurioziteti i këtij takimi ka të bëjë me trajnerin peqinas Gugash Magani, i cili nuk e fitoi dot sfidën me skuadrën e qytetit të tij e që e drejtoi këtë sezon në dy javët e para. Flamurtari vazhdon të mbetet i fundit në renditje me 7 pikë në 8 ndeshje, po aq sa Vllaznia e Gramozi. Shkumbini nga ana e tij, u ngjit në kuotën e 8 pikëve, duke mbajtur vendin e 9-të.

Në ndeshjen tjetër të ditës së diel (ora 13:00), Skënderbeu e Dinamo u ndanë po në barazim 1-1. Blutë e Shkëlqim Muçës shënuan shumë shpejt me anë të argjentinasit Rafael Alfredo Soza në minutën e 4-t.
Korçarët e drejtuar nga Gerti Haxhiu barazuan me anë të 21-vjeçarit Erlis Frashëri në minutën e 26-të. Sot do të luhet edhe ndeshja e fundit e javës së 8-të të Kategorisë Superiore, Besa-Apolonia.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24829. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24829