Diego Armando Maradona ne kerkim te formes se humbur
Kampioni më i padisiplinuar i futbollit u është nënshtruar për nëntë ditë disa kurave intensive në Merano. Sipas Henri Chenot, mjeshtër i një qendre shëndeti, trajneri i Kombëtares argjentinase ishte mjaft korrekt dhe i zbatoi me përpikëri të gjitha rregullat.

Nëse brenda katërkëndëshit të gjelbër është cilësuar si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, jashtë tij është padyshim një prej karaktereve më problematikë të historisë së futbollit. Diego Armando Maradona mbetet personazhi sportiv më i lakuar në faqet e medias, por më shumë në faqet rozë të saj, se sa në ato të sukseseve në profesionin e tij. Ndërsa Argjentina e tij (Maradona, fitues i Kupës së Botës në vitin 1986, mori detyrën e trajnerit të skuadrës amerikano-latine në vitin 2008) ka vuajtur pak ditë më parë kualifikimin për në finalet e Kupës së Botës 2010, Diego gjeti kohën e mjaftueshme që të kujdesej për trupin e tij.

Ky ka qenë një nga problemet më të mëdha në jetën e futbollistit të adhuruar në të gjithë planetin. Që pas tërheqjes së tij zyrtare nga futbolli, në vitin 1997, Diego u përball me shumë beteja që lidheshin me shëndetin e tij: në fakt, që pas finales së Kupës së Botës në vitin 1990, ai filloi luftën kundër varësisë nga droga, duke u kuruar në disa klinika në Zvicër, Itali dhe Kubë. Jeta e shfrenuar në Itali e kishte shtyrë shpesh herë futbollistin e madh që të dorëzohej në duart e mjekëve, për të kaluar të gjitha problemet me shëndetin.

“Maradona e frekuentonte këtë vend që kur luante te Napoli”, tregon Henri Chenot, mjeshtri i një qendre shëndeti (”Të jesh në formë”), që prej dhjetë vitesh kujdeset për shëndetin dhe mirëqenien e klientëve të tij.
Në fakt, mes episodeve që mbeten në ngjarjet e rëndësishme sportive, është edhe ai i vitit 1989: “El Pibe de Oro” (Djaloshi i Artë), i befasuar nga kërcënimet e Napolit për të shkuar në Komisionin e Disiplinës, u tërhoq nga grumbullimi i skuadrës për fazën përgatitore dhe u vu nën urdhrat e trajnerit Bigon vetëm një ditë para se të fillonte kampionati. Në vend të stërvitjes preferoi dhjetë ditë dietë dhe trajtime në qendrën e shëndetit të mjeshtrit Chenot (edhe pse nuk ishte stërvitur, atë kampionat Maradona e fitoi pak a shumë vetëm).
Nuk e dimë nëse ishte klinika ajo që i solli fat, apo kujdesi i Chenot që i kuroi trupin dhe paksa shpirtin, por për diçka jemi të bindur: që Armando Diego Maradona është kthyer para disa ditësh nga ajo qendër mirëqenieje. Për nëntë ditë trajneri i Kombëtares argjentinase ka qenë i ftuar i hotelit “Palace” dhe vazhdimisht u është nënshtruar trajtimeve të ndryshme, duke qenë se gjatë muajve të fundit kishte shtuar disa kile. Pas këtij kurimi, shkoi në Argjentinë. Në aeroport u ndesh me gazetarët, të cilëve nuk u foli asnjë fjalë dhe nuk u hodhi asnjë vështrim.
Por çfarë ka bërë Maradona gjatë këtyre nëntë ditëve kurim? Ka ndjekur ndonjë dietë speciale, apo u është nënshtruar kurave të veçanta? “Ndoqi programin e dizintoksikimit, që bëhet për nëntë ditë”, thotë Henri Chenot dhe më pas shton: “Bëri një kurë normale, ashtu siç bëjnë shumë persona që vijnë këtu”. Por pavarësisht kujdesit që po tregon aktualisht për veten, Maradona ka qenë shpesh protagonist i kronikave për sjellje të padisiplinuara, që më shumë se çdo kampion tjetër në historinë e futbollit ka qenë (dhe është ende) simboli i gjeniut. Megjithatë, disa prej terapistëve që kujdesen për të në qendrën e mirëqenies, bëjnë të ditur se trajneri i Kombëtares argjentinase i ka zbatuar me përpikëri të gjitha rregullat. “Këtu ka qenë shumë i qetë dhe askush nuk e ka shqetësuar për qëndrimin e tij”, shton Chenot në lidhje me kampionin, i cili gjatë nëntë ditëve ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Veronica Ojeda. Duket se ka qenë ajo që e ka këshilluar të bëjë një periudhë kurimi dhe pushimi. “Sigurisht që nuk e di nëse i kanë kërkuar apo jo ndonjë autograf. Ne nuk kemi telekamera që të shohim veprimet e tyre. Mund të ketë ndodhur, por di që askush nuk i ka krijuar probleme”, thekson Chenot.
Gjithsesi, Maradona u është nënshtruar të gjitha analizave që bëhen në atë qendër (masa trupore, vlerësimi i gjendjes së stresit etj.) dhe ndoqi një dietë të pasur me ushqime natyrore dhe zarzavate. Ky program, i cili zgjat nëntë ditë, përfshin gjashtë masazhe energjike, gjashtë seanca hidroaromaterapi, gjashtë terapi për fytin dhe aktivitet fitnesi. Është një program i ngjeshur dhe mjaft efikas. Është e çuditshme se si Maradona, që është aq rebel dhe i paduruar, e ka zbatuar me përpikëri të gjithë programin. “Te ne nuk bëhet shaka. Këtu të gjithë janë nën kontroll. Sigurisht, çdokush është i lirë të bëjë atë që dëshiron, por unë mendoj se njerëzit duhet tu nënshtrohen kurave, sepse në të kundërt për çfarë vijnë këtu?”, nënvizon ai. Tashmë, edhe pse ndodhet në Argjentinë, Maradona nuk ka hequr dorë nga fizkultura dhe kujdesi për trupin e tij. Për momentin Chenot nuk flet as për kilogramët e humbura, e as për rezultatet e arritura brenda një kohe shumë të shkurtër. “Pasi përfundoi programin, iu dhanë indikacione terapeutike mjaft precize për të vazhduar me kurat edhe jashtë qendrës. Por si gjithmonë, është ai që do të vendosë të bëjë ose jo të gjitha ato që i janë këshilluar”.
A do të rikthehet sërish në këtë qendër? “Asnjë nuk mund ta thotë. Nga eksperienca ime, jeta e njerëzve ndryshon vazhdimisht. Është e vështirë të bësh plane. Imagjinoni çmund të themi për Maradonën”.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24637. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24637