Truri i rritur ne qelqe laboratori, i plote dhe me kujtime fillestare.
Nje grup inxhinieresh biomjekesore ne universitetin e Pitsburgut, kane arritur te rrisin nje tru te kompletuar dhe aktiv, ne ene laboratorike. Ky tru, pervecse funksional, eshte dhe me kujtime, me ane te trajtimit ne kohe te qelizave trunore ne procesin e realizimt te rrjeteve neurale, te plota ne sinjalistike biologjike. Per te produar keto modele, ekipi studimor krijoi nje shtrese me proteina adezive(ngjitese) mbi siperfaqe silikoni. Pasi proteinat u kultivuan dhe u thane, qeliza ne zhvillim e siper te hipokampusit, iniciuar nga nga embrione minjsh laboratorike, u nderthuren me keto proteina dhe iu dha kohe qe te rriten dhe te konsolidohen, duke krijuar ne kete menyre rrjetin neural. Studiuesit e disaktivizuan pergjigjen ndaluese te qelizave dhe i eksituan keto qeliza me stimuj elektrike. Pas nderprerjes se stimulit, qelizat e mbajten "gjalle" kete stimul fillestar aktiviteti ne rrjetin neural ne nje kohezgjatje prej 12 sekondash, qe eshte nje kohe fantastikisht e gjate ne krahasim me kohezgjatjen natyrale te ruajtjes se stimulit prej 0.25 sekondash. Aftesia e trurit per te mbajtur informacion "online" per nje kohe te gjate pas stimulit fillestar eshte nje karakteristike mjaft e deshiruar per disa zona te caktuara te trurit, sic eshte korteksi paraballor. Grupi i studiuesve si hap tjeter tashti ka studimin e faktoreve te cilet jane pergjegjes per komunikimin e rrjetit neural dhe stimulimet e tij, si psh rruget e ndryshme qe formohen per sinjalet elektrike qe kalojne nga njeri neuron ne tjetrin, apo perberja gjenetike ne menyre individuale e cdo qelize. "Kjo eshte e jashtezakonshme", thote njeri nga bio-inxhinieret, "Jam kurioz te di cfare eshte ai kujtim ne kete tru - kjo mund te jete nje teme shume interesante per nje tregim fantastiko shkencor."
Ketu eshte nje nga artikujt ku eshte publikuar ky lajm.
Eshte vertet nje arritje e pabesueshme. Une personalisht kete gje e prisja te ndodhte rreth 2020-2030, duke marre ne konsiderate ecurine e inxhinierise biologjike dhe gjenetike ne keta 10-20 vjetet e fundit. Ajo qe nuk kisha menduar kaq efektive ne kete proces eshte aftesia kaq e rafinuar qe disponohet per te aktivizuar dhe deaktivizuar funksione te thjeshta ne nje qelize, sic eshte per neuronet pergjigja ndaluese/penguese (inhibitory response). Eshte gjeniale ideja qe te perdoret kjo gje si mekanizem i "mbjelljes" se kujtimeve, ne fund te fundit asgje me teper sesa nje "forme", nje "pattern", nje "skeme" e sinjalistikes mikro-elektrike neper neurone ne nje cast te caktuar!
Fantastike!