DEGJENERON KUVENDI ME DHIAGRA DHE PUNE GRASH

Mirditor

Primus registratum
DEGJENERON KUVENDI ME DHIAGRA DHE PUNE GRASH

DEGJENERON KUVENDI ME DHIAGRA DHE PUNE GRASH

Edlira Prenga

Parlamenti as dje ne mbremje vone nuk mori vendim per komisionin hetimor kunder Edi Rames. Megjithate, mazhoranca hodhi dje poshte projekt-vendimin per ngritjen e nje komisioni hetimor kunder Edi Rames. Pas dy ditesh diskutimi, opozita e perfaqesuar nga kryetari i PD Sali Berisha, bojkotoi votimin e ketij projekt-vendimi, pas akuzave te shumta te bera jo vetem ndaj kryetarit te Bashkise se Kryeqytetit, por edhe ndaj ministrave, deputeteve dhe qeverise se drejtuar nga Fatos Nano.

Socialistet dhe aleatet e tyre hodhen idene se eshte ne te drejten e opozites per ngritjen e komisionit, por problemi eshte se "opozita nuk ka gjeur nje ceshtje hetimi dhe Edi Rama nuk eshte person me imunitet".

Kryetari i opozites Sali Berisha, i bindur per hedhjen poshte te pretendimeve te opozites nga parlamenti, akuzoi parlamentin se po shkel kushtetuten dhe kercenoi se do te vazhdoje denocimin ne te gjitha organizmat nderkombetare.

"Duke pasur parasysh qe doktori kerkoi largimin nga seanca do te gjykoja qe seanca te nderpritet, te vazhdoje diten e enjte dhe eshte koha qe te reflektojne nismetaret dhe te asistojne ne parlament dhe ti nenshtrohen vendimit", tha Gramoz Ruci para mbylljes se seances. "Jini me i sinqete zoti Ruci. Thoni me mire se nuk keni votat e duhura per ta bere votimin sot", replikoi menjehere nenkryetarja demokrate e Kuvendit Jozefina Topalli.

Ndersa Berisha ne fjalen e tij perpara mbylljes se seanca filloi edhe nje here nga akuzat. Duke akuzuar edhe nje here Petro Kocin per katarin, Berisha priti edhe reagimin e Kocit nga salla: "Ti je i tredhur i teri dhe nuk ka dhiager qe te ngjall politikisht", tha ai. Ndersa duke akuzuar Ben Blushin per korrupsion, Berisha u largua nga podiumi pa degjuar repliken e Blushit. Por ky i fundit reagoi: "Je mesuar te ikesh gjithmone zoti Berisha, ashtu si ne '97. Por ketu ndahemi edhe ndryshe. Ata te konsiderojne doktore, por ne te konsiderojme paciente", tha Blushi.

Ndersa Berisha akuzoi Nanon si shkaktarin kryesor te te gjithe kesaj maratone sipas tij, dhe "shkeljes se kushtetutes". "Nano ka dhjete vjet qe pjell kriza. Eshte ai qe nuk la kioske pa bredhur dhe pa denoncuar aferat e Edi Rames. Dhe sot ju ka detyruar edhe ju per nje gje te tille", tha Berisha. "Une do t'ju denoncoj qe nga mengjesi deri ne darke se ky eshte qellimi im. Une nuk jam orakulli i Delfit. Ka edhe shume te tjere qe bejne te njejten pune me mua", tha lideri i PD. Seanca e djeshme u mbyll pa nje vendim perfundimtar.
 

Mirditor

Primus registratum
Re: DEGJENERON KUVENDI ME DHIAGRA DHE PUNE GRASH

SHERRI NE KUVEND, PRISH SEANCEN

Pal Dajci:

- Eshte nje rast i perseritur i nenkryetares se parlamentit, Makbule Cecos, e cila nxiti dje konfliktin ne sallen e parlamentit duke iu drejtuar dje deputeteve socialiste "Merrni nje karrige dhe thyejani ne koke Palokes!" Ajo i nxit ato dhe duke ulur mikrofonat e opozites dhe duke folur gjate gjithe kohes per veten e saj. Duhet te keni me shume respekt per parlamentin!

Makbule Ceco:

- Nuk eshte hera e pare qe deputeti Pal Dajci ngre te tilla akuza dhe ben te tilla shantazhe per figuren time ne sallen e ketij parlamenti. Une kujtoja se do e kish mbyllur, po ai dhe Berisha vazhdojne. Kriminel je ti (i drejtohet ajo Berishes), qe shkaterrove Shqiperine. Ti shih dosjet e tua!

Akuzat dhe zenkat kane shperthyer edhe gjate seances se djeshme parlamentare! Pas nje mbremje te nxehte akuzash dy dite me pare, edhe dje salla e parlamentit eshte perfshire nga vale fjalesh dhe perplasjesh midis deputeteve. Gjate punimeve te paradites ne seance parlamentare, i pari qe eshte sulmuar nga ana e liderit te opozites ka qene kryetari i komisionit te ligjeve, deputeti Spartak Braho. "Ti ke shkelur Kushtetuten ne momentin qe e konsideron ngritjen e ketij komisioni parlamentar si jo ligjor dhe jokushtetues!" i eshte drejtuar Berisha- Brahos. Diskutimi i tij ka vazhduar te nenvizoje serish tonet e ashpra kundrejt korrupsionit dhe krimit qe sipas liderit te opozites jane te organizuara nga mazhoranca socialiste. "Ju jeni qevera e krimit, prandaj keni frike te ngrini nje komision hetimor per Edvin Ramen!" pohoi Berisha. Fjala e tij eshte pritur serish me zhurme dhe nota jomiratuese nga ana e kryetarit te seances dhe deputeteve te mazhorances. Berisha nuk ka harruar as dje, te hedhe akuza kundrejt kryetarit te sences, Servet Pellumbi si prishes i punimeve dhe shkeles i rregullores se parlamentit shqiptar.

Dajci-Ceco, mbyllin seancen

Ka sherbyer konflikti midis nenkryetares se Kuvendit dhe deputetit opozitar Pal Dajci, per te pezulluar punimet e paaradites ne Kuvend. I pari qe e ka nisur grindje ishte deputeti Dajci i cili ka kritikuar gjate diskutimit te tij menyren e drejtimit te seances nga ana e nenkryetares Ceco. "Ështe nje rast i perseritur i nen kryetares se parlamentit, e cila nxiti dje konfliktin ne sallen e parlamentit duke iu drejtuar dje deputeteve socialiste "Merrni nje karrige dhe thyejani ne koke Palokes!". Ajo i nxit ato dhe duke ulur mikrofonat e opozites dhe duke folur gjate gjithe kohes per veten e saj. Duhet te keni me shume respekt per parlamentin!" ka ngritur tonin e tij Dajci. Nje fakt i tille ka bere qe te reagojee menjehere deputetja Ceco duke akuzuar Dajcin per shpifje te njepasnjeshme ne lidhje me figuren e saj. "Nuk eshte hera e pare qe deputeti Pal Dajci ngre te tilla akuza dhe ben te tilla shantazhe per figuren time ne sallen e ketij parlamenti. Une kujtoja se do e kish mbyllur, po ai dhe Berisha vazhdojne". Nje gje e tille ka bere qe lideri i opozites te hidhet menjehere duke akuzuar nenkryetaren e Kuvendit. "Po krimineli je ti, qe shkaterrove gjithe Shqiperine!" perfundoi Ceco duke krijuar keshtu nje situate te papranueshme per vazhdimin e punimeve te seances. E detyruar, byroja parlamentare ka vendosur ne keto kushte mbylljen e punimeve te parlamentit.
 

Mirditor

Primus registratum
Re: DEGJENERON KUVENDI ME DHIAGRA DHE PUNE GRASH

BERISHA REPLIKON ME BELLON

Seanca e mbremjes, diskutime dhe debate

Marko Bello:

- Opozita po kerkon ta fuse parlamentin ne nje qerfull te rrezikshem. Me ane te kerkeses per ngritjen e nje komisioni hetimor, ai po kthehet ne nje hetuesi qesharake. Ju kishit kohe qe ta ngrinit ate ne kohen qe Rama ishte ne drejtimin e Ministrise se Kultures. Por nuk e bere nje gje te tille, ate po e beni tani qe ju interesojne zgjedhjet lokale te vjeshtes dhe qe ju ka zene frika e tyre. Pse nuk na thoni cilat jane mekatet e Agron Dukes? Apo se keni frike qe ai mund te kandidoje ne Durres dhe Shijak dhe te fitoje. Te gjithe e dine se Tirana po merr fryme nga gjelberimi. Edi Rama ka deshmuar se ai di t'i mbaje premtimet dhe se ka dhjetera te tjere si ai.

Sali Berisha:

- Po te drejtohem ty se ke qene edhe minister i Integrimit! Ne kete parlament spikat nje raport: Sa me i larte te jete inkriminimi, aq me i ulet eshte roli i ligjit. Binomi krim-shkelje ligji, eshte nje e i pandare. Nje njeri qe eshte marre me integrimin duhet ta dije se krimi eshte tentakula dhe hanxahri qe po vret Shqiperine. Do te dish per Duken? Te them une se ai ka nje magazine pa kontroll dhe ne asnje vend te botes nje minister nuk ka magazine jashte zones doganore, pasi ai hyn ne konflikt interesi.
 

Guest
Re: DEGJENERON KUVENDI ME DHIAGRA DHE PUNE GRASH

Shyqyr qe kane fillu me u marr me gra te paktenpolitikanet tane.Jo per gje po deri tani nuk kane pase kohe as me henger buke...tani ate pake kohe te lire per shoqe. Le pastaj qe si, qysh, tek e bejne poliikanet ka rendesi per popullin!
 
Top