Debian GNU/Linux me mbështetje të gjatë kohore (LTS)

A

alko

Guest
Ekipi i sigurisë së Debian GNU/Linux-it u takua kohët e fundit për të zgjidhur çështjet organizative. Pas këtij takimi u theksua dëshira gjithnjë në rritje e komunitetit për mbështetje të gjatë kohore të versioneve të Debian-it, duke filluar me Debian GNU/Linux 6 »Squeeze«. Nëse kjo do të ishte e sukseshme atëher do të vazhdohej me versionin e ardhshëm Debian GNU/Linux 7 »Wheezy«. Ekipi i sigurisë deklarohet i gatshëm për të mbështetur këtë dëshirë, por punën më të madhe duhet ta bëjnë anëtarët e komunitetit. Në vitet e fundit, shpërndarja Debian GNU/Linux ka publikuar versione të reja afërsisht çdo dy vjet. Më pas versioni i tillë kishte edhe një mbështetje një vjeçare, çka dmth tre vite për çdo version. Për shumë përdorues, kjo ishte një kompromis i arsyeshëm, mirëpo ka edhe të atillë që dëshirojnë që ndryshimet të mos jenë të shpeshta. Debian GNU/Linux 7 »Wheezy« është lëshuar në përdorim më 5. Maj 2013, kjo dmth se Debian GNU/Linux 6 »Squeeze« që është lëshuar në përdorim më 06 shkurt 2011, në maj të 2014 përfundon mbështetja sa i përket rifreskimit të sistemit. Përdoruesit që ende kanë në përdorim »Squeeze« është mirë të presin e mos të kalojnë në versionin e ardhshëm »Wheezy«, pasi që ka mundësi që »Squeeze« të bëhet me mbështetje të gjatë kohore (LTS). Kjo mbështetje do të jetë kryesisht për x86 me 32 dhe 64 Bit. Të dhënat konkrete (më të hollësishme), pritet që mbrenda një kohe relativisht të shkurtë të bëhen publike.

Continue reading...
 

gurax

Pan ignoramus
Une u be shume vite qe perdor Debian, qe ne versionin Debian 3.2 e deri me tashti, Wheezy (ose version 7). Ky i fundit eshte "multiarch", me funksionalitet 32bit/64bit ne te njejtin kernel+libs. U bera kurioz per kete lajm per nje version LTS, alla Ubuntu por ne fakt ne website-n e Debian sikur nuk pashe ndonje lajm per kete.
 

gurax

Pan ignoramus
Ah, me nje fjale kane vendosur te formojne nje menyre per Debian developers qe te mund te marrin rroge te mirefillte, pagese te sanksionuar dhe te rregullt. Deri tashti funksionon me donacione dhe fundraising per ta.
Megjithate, si nje veteran i Debian, mund te them se ne fakt duhet perceptuar si e kunderta. Debian nuk eshte se do te prezantoje versionin LTS ne shtese te Debian 'default'. Debian 'default' ka qene perhere dhe vazhdon te jete nje 'LTS type distribution'. Ajo qe me duket se po ndodh eshte se Debian Group ka vendosur te nxjerre nje version te Debian per masat e njerezve qe duan vetem 'makina shkrimi me korent', le te themi nje version te thjeshtuar dhe pas shume shpenzime/teste/verifikime, nje subspecie Debian e llojit 'mbaro pune e hidhe ne plehra'. Per arsye publicitare si duket po mendojne te bejne kete 'name swapping', versionin e vertete, ate qe deri tashti eshte quajtur "Debian" do e riemertojne "Debian LTS" dhe nderkohe versionin e thjeshtuar qe duan te formojne do i delegojne emrin "Debian".

Per pak sa nuk fillova te merzitem StillMandi, po mendoja: "edhe sistemi i vetem linux prej verteti me duket se po shkon per lesh." Por jo, na qenka thjesht nje 'name swapping' per te ekspozuar kete emer te madh qe eshte "Debian" ndaj turmave per te cilet kompjuteri eshte makine shkrimi me korent dhe 'youtube flash player'.
Whew..!! :p
 

gurax

Pan ignoramus
Kot per kuriozitet, ja nje sreenshot nga instalimi im Debian.
 

Attachments

  • Screenshot-01.png
    Screenshot-01.png
    651.3 KB · Shikime: 24

Al-Punk

Still here
Ne fakt edhe e kuptoj qe jane distro kryesore dhe produktet e bazuara ne te si Ubuntu e te ngjashem jane komercializuar dhe po kthehen ne kompani me fitime te larta. Kur ne fakt me distrot e tjera ndodh e kundra.
Psh RedHat eshte distro kryesore, leket shkojne tek ai dhe mbi te bazohen versione open source (si Fedora, CentOS e te ngjashem), SUSE eshte distro kryesore, leket shkojne tek SUSE (Novell) (nen Slackware-distro-umbrella) dhe OpenSuse eshte Open Source.

Ndersa ne rastin e Debian, ajo eshte distro kryesore, ka ngelur komplet open si organizim por leket i ben UBUNTU :p


Une jam shume partizan i Debian, por vej re kohet e fundit qe ka nje ngadalesi ne disa perditesime.
Ndersa per WorkStation perdor OpenSuse. Pata probleme me driverat ne Debian, e ne asnje menyre nuk doja te perdorja Ubuntu....
 

gurax

Pan ignoramus
Une jam ekstremist ne kete drejtim.

"So can you tell me where does the World stand upon?"
"Of course. It is on top of a turtle-shaped Debian system."
"Really? And where does that Debian stand upon in turn?"
"Why, it is Debian all the way down, Sir!"

:p
 

Al-Punk

Still here
Ku ka fjale nuk eshte pa gje: Zyrtarisht vetem sot eshte permendur:
http://bits.debian.org/2014/03/working-on-squeeze-lts.html

Thu 20 March 2014 by Ana Guerrero Lopez with tags squeeze security
The Debian Security Team announced in the bits from their last meeting that they're considering to ask for the addition of a new suite to provide long term support (LTS) for Squeeze.

Quoting their announcement:

  • It needs to be pointed out that for this effort to be sustainable actual contributions by interested parties are required. squeeze-lts is not something that will magically fall from the sky. If you're dependent/interested in extended security support you should make an effort to contribute, either by contributing on your own or by paying a Debian developer/consultant to contribute for you. The security team itself is driving the effort, NOT doing it. Some team members will contribute to it individually, however.

  • Anyone interested in contributing, please get in touch with team@security.debian.org. We'll setup an initial coordination list with all interested parties. All policies / exact work will be sorted out there.
This means this is still not something settled and if you or your company is insterested in joining this effort, you should contact the security team ASAP. So they can see if there is enough people and resources to launch the LTS.
 
Top