Courtney “vë” mend; rikthehet me bashkëshortin (Foto)

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi



Në 2011, kur ishte vetëm 16 vjeç u bë e famshme për vendimin për t’u martuar me një 51-vjeçar dhe kritikave që vërshuan pas këtij vendimi.


E që prej asaj kohe fama e Courtney Stodden, sot 20 vjeç, është rritur vazhdimisht. Në fillim të këtij viti vajza amerikane e spektakleve u nda përkohësisht nga bashkëshorti i saj aktor dhe shpjegoi në media se vendimi ishte marrë prej saj për të patur më shumë liri për të shijuar jetën.



E duket se Courtney ka përfunduar argëtimin dhe gjatë një dalje “vrasëse” në një nga mbrëmjet festive hollivudiane njoftoi se ishte rikthyer me bashkëshortin e saj.



“Kapitulli egoist i jetës time përfundoi. Kam patur marrëdhënie me meshkuj të tjerë gjatë kësaj kohe, por kjo nuk quhet tradhëti. Ne ishim të ndarë. Unë jam e dashuruar me Doug dhe martesa jonë është më e fortë se kurrë”, thotë ajo.



 
Top