cfare mendoni per denimin me vdekje

komino

Valoris scriptorum
cfare mendoni per denimin me vdekje

i ndergjegjshem se do te kishte nje efekt negativ te menjehershem ne KE une jam i bindur se per disa raste extreme denimi me vdekje do te ishte i pranueshem ne situaten shqiptare sot
po vendos nje pjese te nje artikulli te gazetes korrieri
korrieri

Shiten 19 vjecaren per 1,3 milion leke, arrestohen 3 tutoret
Paraditen e djeshme kane rene ne prangat e policise tre persona te cilet kishin i "tregtuar" njeri-tjetrit nje vajze 19 vjecare nga kryeqyteti, duke pasur qellim dergimin e saj ne kryeqytetin grek per t'a shfrytezuar si prostitute. Policia tha se jane ndaluar shtetasit Gjergji Qirjako 25 vjec nga Sharra, Skender Salla 28 vjec nga Papri i Elbasanit dhe Kadri Shega 34 vjec nga Peqini, te cilet ne bashkepunim me njeri-tjetrin kishin blere kundrejt 135 mije lekeve te reja 19 vjecaren A.Q. nga Tirana dhe e mbanin te izoluar ate derisa te gjenin rastin per t'a nisur ne Greqi.

ky eshte relitet dhe keta persona pervec demit te pa pashlyeshem qe i sjellin vajzave shqiptare te shfrytezuara ne rruget e europes i sjellin nje dem te madh edhe shoqerise shqiptare ne pergjithesi

per mendimin tim (edhe pse shume cinik ) duhen bere disa shembuj.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: cfare mendoni per denimin me vdekje

Ore me ben memoria numra mu apo ka qen hap edhe iher kjo tema.. :shrug:
 

komino

Valoris scriptorum
Re: cfare mendoni per denimin me vdekje

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Ore me ben memoria numra mu apo ka qen hap edhe iher kjo tema.. :shrug: [/qb]
mbase :shrug:
une nuk e shtrova si ceshtje morali por si nje problem i mundshem per tu diskutuar ne vendimmarrjen politike ne shqiperi ( e kisha vene tek tema politike)
mendoj se asnje nga ne nuk ka deshire qe dikush te vdese
puna eshte se asnje rruge paqesore nuk ka dhene rrezultat ne ndalimin e disa fenomeneve ( si shfrytezimi i prostitucionit, perdhunimi etj) qe jane mese reale dhe duhet te hapim syte e ti shohim
pyetja ime ishte

cfare denimi meriton ai qe perdhunon e shet vajzat shqiptare si skllave ne rruget e europes?????????????????(ketu ne padova sheh sa te duash)

kam parasysh ketu se burgimi nuk mjafron si parandalues (te gjithe kane besimin se me pak nga parate qe kane fituar do dalin menjehere nga burgu ose mendojne se do kete nje rremuje tjeter me amnisti te pergjithshme bashkangjitur)
nje denim extrem (edhe pse moralisht i papranueshem) a nuk do te conte nje sinjal te qarte ne keta "persona"
(nqs so behej fjale per italine apo ameriken edhe une do te isha krejtesisht kunder denimit me vdekje)
cfare pasojash politike do te sillte nje vendim i tille???????????
po sikur te mendojme efektin afatgjate?????
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: cfare mendoni per denimin me vdekje

M'rrenqethet mishi kur lexoj kshu gjonash!

hmmmmm ....ti varin prej llape! (ky denim ekziston??)
 

Klinton

Primus registratum
Re: cfare mendoni per denimin me vdekje

Gjoni
Po te denuan ata gjykatesit pa te drejte, qoji edhe ata ne Hell se asht bo me u pastru edhe drejtesia nga kriminelet.
 

Seriozi

Primus registratum
Re: cfare mendoni per denimin me vdekje

Denimi me vdekje është nje e keqe e domosdoshme.Dhe kjo jo vetem per realitetin shqiptar por çdo vend sado i qyteteruar.
 

hEEbiE_jEEbiEs

Primus registratum
Re: cfare mendoni per denimin me vdekje

Denimi me vdekje duhet te egzistoje them une .
Me teper per ata qe i marrin jeten nje njeriu,ose qe kryjne krime shume te renda.
JO per gje po, te me vrisnin mua nje te aferm dhe ai qe e vrau te futej vetem ne burg , une vija e vrisja vete. Po pse ta vrisja une ate ( dhe te futesha dhe vete ne burg) dhe mos ta vrasi shteti ,se kjo nuk te çon as ne gjakemarrje.

Pastaj duhet te egzistoje qe te kontrolloje numrine e popullsise /pf/images/graemlins/laugh.gif ( jemi shtu shume kohet e fundit) /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

hot

Hotgirl
Re: cfare mendoni per denimin me vdekje

shume dakord me parafolsen..
por jo cdo rast meriton denim me vdekje..
ne shembullin qe na dha ai qe hapi temen kur jane te tjere sme duket per denim me vdekje por ama te isha vete.. :smash:
vallai shqiperis i duhet per ca kohe denim me vdekje meqenese nuk i respektojm ligjet ''ne'' shqiptarete dhe jemi kaq te korruptuar..
te ishim nej shtet me demokraci te mírefillte sdo isha dakord per denimin me vdekje sepse nje burgim i perjetshem do ishte nje dhune nga ana psikollogjike edhe do vuhej me shume..ne rastin e denimit me vdekje e fle menjen ai/ajo vllai/motra qe do vdesi ene se vret shum...
po ja qe ne shqiperi nuk zbatohen ligjet..njeri do dali me pare..ai tjetri shpreson ke amnistia..pfff
 

Argjentina

Primus registratum
Re: cfare mendoni per denimin me vdekje

Jam kundra denimit me vdekje thjesht se askush pervec Zotit nuk e ka kete te drejte!
Duhet te jete nje denim DY HERE BURGIM I PERJETSHEM QE DO TE THOTE AFERSISHT 50 VJET.
Te kete nje burg te posacem per te denuar te tille!
 

agim40

Valoris scriptorum
Këndej ndodh shpesh që dhunohen dhe vriten fëmijë të pafajshëm..Para ca javëve u zhduk një vajzë e vogël pesëvjeçare, tani para ca ditëve u zhduk një djalë gjashtë vjeçar...Në këto raste jam 100% pro dënimit me vdekje
 

Aki

Paint It Black
Kuptoj faktin qe mund te deshirojme qe disa njerez mos ekzistojne me, po sa per te patur fuqine te vendosim se kush ka te drejte te jetoje e kush jo eshte e gabuar, kwshtu qe jam kunder
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
Njeriu ashtu kshtu ka me vdek.por per disa Kriminel denimi me vdekje eshte shpetim per ta.Krimineli mundet me ba nje Masaker te papare duke i mbytur edhe ndoshta me mijera njerz te pafajshem dhe se ka dert hiq per arsye shume te thjesht se mendon aj ne fund do ta ket vetem nje vdekje ate me pushktaim apo me varje ne litar.kshtu qe denimi me vdekje per te eshte shpetim.denimi i perjetshem dhe me pune te rende eshte me efikas.
 

hareid

Papirus rex
Nese faji vertetohet, pa fije dyshimi, se personi eshte fajtor ne vrasjen e personave te pafajshem, atehere jam pro. Perderisa nuk ka fakte qind per qind, ka dyshime, qofshin ato edhe te vogla, jam kunder.... Me larte agimi40 e ceku se ketu ne Gjermani ndodhe jo rralle kur femijet e vegjel dhunohen dhe vriten...Personat qe kape denohen me burg te perjetshem qe ketu zgjat deri 13 vjet, mirepo nese ndonje psikolog e verteton se nga ky person nuk ka rrezik me, i denuari del edhe pas 7,8 ose 9 viteve.... Jo te rralla kane qene rastet qe keto persona perseri kane kryer krime ndaj femijeve te vegjel. Perse tani keto persona qe kane lenduar dhe vrare femije te vegjel dhe te pafajshem meritojne qe edhe me tutje, me taksat e popullit, te jetojne??
 

gurax

Pan ignoramus
Ne pergjithesi jam kunder. Jeta eshte unike per cdokend dhe ka nje shanc te vetem per t'u jetuar.
Por dreqi ta haje, ne rastet si psh ai qe vrau ata turistet para 2-3 javesh.. jo denim me vdekje, por varje ne mes te qytetit si ne '91 ne Fier dikur!

Dmth si te thuash:
Te hiqet denimi me vdekje? Jo, sepse shpetojne kur kapen ata si ai vrasesi i Dukagjinit.
Te promovohet? Jo, madje mundesisht te konsiderohet sikur nuk ekziston ky denim, sepse nderkohe qe jemi ne gjendje te gabojme ne vendime, nuk jemi ne gjendje t'ua kthejme jeten atyre qe kane rene viktime e vendimeve te gabuara.
 
Top