Ceremonia, Ismail Kadare merr çmimin prestigjoz Asturias

Ceremonia, Ismail Kadare merr çmimin prestigjoz Asturias

Është duke u zhvilluar në Spanjë ceremonia e dorëzimit të çmimeve ‘Princi Asturias’. Shkrimtari yne i madh Ismail Kadare mori çmimin prestigjoz në ceremonine madhështore që është organizuar në pallatin e Oviedo, qendra e Asturias. Sonte ndahen gjithsej 8 çmime për personalitete të fushave të ndryshme.

Duke e cilësuar si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë botërore, organizatorët e çmimit thanë që Kadare “përfaqëson majën e letërsisë shqipe dhe, pa harruar rrënjët e tij, ka kapërcyer kufijtë për t’u ngritur si një zë universal kundër totalitarizmit.”

Çmimi u njoftua qe ne qershor dhe është një nga tetë çmimet Asturias qe jepet çdo vit për Artet, Sportet dhe për Harmoninë.

Juria, e përbërë nga Andrés Amorós, Luis María Anson, J. J. Armas Marcelo, Blanca Berasátegui, Pedro Casals etj., e kryesuar nga Víctor García de la Concha, ka deklaruar se çmimi Princi i Asturias për Letërsinë 2009, i jepet Kadaresë “për bukurinë dhe angazhimin e thellë të krijimtarisë së tij letrare.

Ismaíl Kadare tregon me një gjuhë të përditshme, por plot lirizëm, tragjedinë e tokës së tij, fushë e vazhdueshme betejash. Duke u dhënë jetë miteve të vjetra me fjalë të reja, shpreh të gjithë dhimbjen dhe ngarkesën dramatike të ndërgjegjes.

Angazhimi i tij i ka rrënjët në traditën e madhe letrare të botës helene, të cilën ai e projekton në skenën bashkëkohore si denoncim të çfarëdolloj forme totalitarizmi, në mbrojtje të arsyes.”

Në njoftimin që i referohet vendimit të jurisë, thuhet se letërsia e Kadaresë do të tërhiqte vëmendjen për herë të parë gjatë viteve të regjimit shtypës komunist të Enver Hoxhës. Prozator, eseist dhe poet, vepra e tij do të bëhej më me nam ndërkombëtar pas azilit politik në Francë, më 1990-ën, thuhet në njoftimin e “Associated Press”.

Ndërsa sipas “Euronews”-it, “në fillim të viteve shtatëdhjetë, ai u zgjodh deputet pa u pyetur, më pas shtrëngohet të aderojë në parti. Por shkrimet e tij tërheqin goditjet e regjimit që ndalon botimin e veprave të tij.

Kështu, ai zgjedh të mërgojë në Francë më 1990-ën.”

Ka lindur në Gjirokastër më 1936-ën dhe disa nga romanet e tij më të njohur janë “Gjenerali u ushtrisë së vdekur”, “Pallati i ëndrrave”, “Koncerti”. Kandidat i rregullt për “Nobelin” në letërsi, Kadare fitoi të parin “International Booker Prize” më 2005-ën. Librat e tij janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë.

“Si fëmijë, Kadare dëshmoi Luftën e Dytë Botërore dhe pushtimin e vendit të tij nga Italia fashiste, Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik, deri në instalimin e diktaturës së Hoxhës më 1944-ën”, – u tha në një shënim biografik me rastin e marrjes së çmimit.

Po aty, ai cilësohet si studiues i shquar i traditave shqiptare dhe i gjërave të çuditshme të madhështisë ballanike, veprat e tij shpesh ngrihen rreth ngjarjeve historike, të cilat e godasin vendin e tij, si ndarja e Shqipërisë nga ish-Bashkimi Sovjetik, kundërshtitë katolike dhe ortodokse dhe prishja ndërmjet Tiranës dhe Pekinit.

Çmimi “Asturias” përfshin një shpërblim 50.000 dhe një skulpturë nga artisti Joan Miro. Çmimet mbajnë emrin e Princit Felipe të Spanjës, titulli formal i të cilit është Princ i Asturias, një krahinë e Spanjës Veriore. Çmimet “Prínci i Asturias” janë të destinuara, sipas Statuteve të Fondacionit, për “për punën shkencore, teknike, kulturore, sociale dhe humane të realizuar nga persona, grupe pune apo institucione në arenën ndërkombëtare”.

Brenda kësaj fryme, çmimi i letërsisë “Prínci i Asturias”, “do t’i jepet personit, institucionit, grupit të personave apo institucioneve, puna krijuese apo investiguese e të cilëve përfaqëson një kontribut të rëndësishëm për kulturën universale në fushat e Letërsisë apo Linguistikës “.

Në këtë edicion konkurronin 31 kandidatura nga Shqipëria, Argjentina, Bélgjika, Kanadaja, Kuba, Kili, Shtetet e Bashkuara, Franca, Holanda, Hungaria, Irani, Irlanda, Italia, Japonia, Maqedonia, Meksika, Nigeria, Peruja, Polonia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar, Republika Çeke, Rumania, Uruguai dhe Spanja.

Vitin e kaluar “Asturias”-in për letërsinë e fitoi shkrimtarja kanadeze, Margaret Atwood.
Ceremonia e dorëzimit të çmimit nga duart e Princit Filip i Bourbonit, do të mbahet në vjeshtë.

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare këtë vit fitoi çmimin “Princ i Asturias” për veprat e tij. Shkrimtari më i njohur i vendit të tij është njohur në nivel ndërkombëtar duke nisur nga vitet ‘60. Jeton në Paris nga viti 1990, kur në koencidencë me rënien e Murit të Berlinit bie dhe regjimi në Tiranë. Juria përshkruan romanet e tij si një dënim i hapur kundër çdo forme totalitarizmi.

Euronews: Ishit vetëm 10 vjeç kur Enver Hoxha mori pushtetin dhe vendosi në Shqipëri regjimin komunist. Pra jeni rritur me këtë lloj sistemi politik. Ju keni thënë se i vetmi shpëtim i juaji për të qenë i lirë ishte nëpërmjet letërsisë

Kadaré: “Eshtë shumë e thjeshtë dhe logjike: nisa të shkruaj kur isha vetëm 11 vjeç. Në atë moshë askush nuk shtyhet të shkruajë për arsye politike, apo ideologjike.
Unë besoja se jetoja në një vend si gjithë të tjerë, nuk kuptoja që nuk kishte liri. Ja pse mund të them që kam shkuar drejt lirisë nëpërmjet letërsisë, kur ende nuk kisha ndonjë ide se çfarë ishte liria.
E kuptova se çfarë ishte dhe cila ishte situata në Shqipëri kur u bëra student. Këtë e them dhe në shkrimet e mia”.

Euronews: Si u zhvillua ndërgjegjja jote për sistemin totalitar?
Kadaré: “Nuk ka qenë e vështirë. Tani mendohet sikur ajo gjë përbënte një zbulim të madh, por jo. E kuptoje menjëherë që Shqipëria ishte një vend me një defekt shumë të madh: mungesën e lirisë.
Në Shqipëri nuk ishte e mundur të dëgjoje radion e vendeve perëndimore, gjithashtu dhe të shihje televizione perëndimore. Pra nuk mund të thuhet që ne nuk e kuptonim, që nuk e dinim. Nuk ishim të verbër, në Shqipëri sigurisht që nuk ishim të verbër.
Regjimi ishte shumë i ashpër, shumë Stalinist. Shtypja ishte e tmerrshme, por ishim të vetëdijshëm.”

Euronews: Këtë vit festohet 20 vjetori i rënies së Murit të Berlinit, por viti 1989 është dhe viti i masakrës në sheshin Tienammen. Ju jetoni në një vend që ishte aleati i parë i ish-Bashkimit Sovjetik dhe më pas i Kinës, para se të izolohej tërësisht: Si i keni përjetuar këto dy ngjarje?
Kadaré: “Sigurisht që bëhet fjalë për dy ngjarje që ishin të lidhura direkt me fatin e vendit tim. Jo vetëm unë, por i gjithë populli shqiptar, të gjithë i ndoqëm këto zhvillime dhe çdonjëri nxori konkluzionet e tij”.

Euronews: Në vitin 1990 juve latë Shqipërinë për të shkuar e për të jetuar në Paris. Pse pikërisht në atë vit?
Kadaré: “E bëra për një qëllim të caktuar. Shqipëria ishte ende mes perëndimit dhe diktaturës, mes shpirtit të lirisë dhe atij të skllavërimit.
Në atë kohë mësova diçka që shumë nuk e dinin, një lojë shumë hipokrite nga ana e regjimit: kishin ndërmend të bënin aleancë me Bashkimin Sovjetik, por jo atë të Gorbaçovit, por atë të golpistëve. Golpistë, stalinistë që po përgatiteshin të merrnin fuqinë. Pra duhej që unë të bëja diçka që të bënte përshtypje: të lija Shqipërinë, unë që isha shkrimtari më i njohur i vendit duhet të gjeja mënyrën të thosha hapur që diktatura po gënjente sërish. Duhet ta bëja për të inkurajuar demokracinë dhe për të shkurajuar diktaturën.

Euronews: Në 20 vitet e fundit juve mbajtët anën e një populli tjetër albanofon, atë kosovar, i cili tani ka një shtet të vetin. Spanja, e cila të atribuoi çmimin, bën pjesë në vendet që ende nuk e ka njohur Kosovën. Çfarë doni t’i thoni qeverisë spanjolle?
Kadaré: “Unë mbrojta lirinë e popullit kosovar , gjë që do ta bëja për të gjithë popujt e tjerë. Nuk ishte diçka speciale, fakti që unë
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24654. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24654

Top