Cana, vlera e kartonit dyfishohet në tre muaj: kushton 10 milionë euro
Vetëm tri muaj pas transferimit në Angli, vlera e Lorik Canës është dyfishuar. Paraqitjet e jashtëzakonshme të mesfushorit shqiptar të Sandërlendit kanë bërë që kartoni i tij të kushtojë 10 milionë euro. Gjatë verës, “macet e zeza” paguan “vetëm” 5.8 milionë euro (5 milionë sterlina, me këmbimin e atëhershëm) për të afruar mesfushorin nga francezët e Olimpik Marsejës. Por, kanë mjaftuar vetëm nëntë ndeshjet e para të Premierligës që kuotat e 26-vjeçarit të rriten në mënyrë të dukshme dhe tashmë të gjitha skuadrat që kërkojnë tia “rrëmbejnë” lojtarin Sandërlendit duhet të paguajnë një shifër të konsiderueshme. Paraqitja më e mirë deri në këto momente për zv/kapitenin e Kombëtares ka qenë padyshim ajo në sfidën e fundit, të fituar 1-0 me Liverpulin. Aktualisht kuqeziu dominon në anketën e përjavshme “Lojtari më i Mirë”, për sfidën me “Reds”-at e drejtuar nga Rafa Benitez. Deri më tani (sondazhi në faqen zyrtare të Sandërlendit në internet ende nuk është mbyllur) Cana ka marrë 73.6 për qind të votave të mbi 3500 tifozëve të skuadrës. Cana pret të shpallet fitues për herë të shtatë në nëntë ndeshjet e para të kampionatit, por kjo është padyshim fitorja më bindëse.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24595. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24595