Britania: Do hyni në BE, kur të jeni gati
Në një fjalim të mbajtur dje në Londër në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS) mbi prioritetet europiane dhe britanike, sekretari i Jashtëm britanik, David Miliband, theksoi rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për të ardhmen e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të BE-së. Ai tha: “…gjeografikisht, përgjegjësia jonë kryesore është ndaj Ballkanit Perëndimor. Anëtarësimi europian është i vetmi çmim i madh për të siguruar kompromis dhe reforma ndaj rivalëve historikë me interesa personale dhe pikëpamje të pandryshueshme”. Më tutje Miliband shton se, “padyshim ne i pamë në 1990-ën rreziqet e neglizhimit. Hapja sot e gjyqit të Karaxhiç në Hagë na e kujton këtë. Të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së e kanë bërë të qartë se anëtarësimi në BE është e ardhmja për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, kur ata të jenë gati”.</p>
Sakaq, kandidatura e Shqipërisë pritet të diskutohet në drekën e sotme të ministrave të Jashtëm europianë. Këshilli i radhës do të mbahet në Luksemburg dhe tema kryesore për sa i takon Ballkanit Perëndimor është situata politike në Bosnjë-Hercegovinë. Një zyrtar i Presidencës Suedeze tregoi se megjithëse nuk do të ketë vendim për aplikimin e Shqipërisë javën e ardhshme, kjo temë mund të bisedohet gjatë drekës së punës. Nisma është marrë përsipër nga ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, i cili kërkon që në fazën aktuale kjo çështje të shqyrtohet si një procedurë teknike dhe jo politike siç do të jetë në fazën e dytë të vendimmarrjes pas përgatitjes së opinionit nga komisioni. Burime nga vendet anëtare tregojnë se në qëndrimin e tij, shefi i diplomacisë italiane pritet të nxjerrë si argument kryesor mbrojtës perspektivën europiane të vendeve të rajonit. Tentativat e mëparshme të Presidencës Suedeze për përfshirjen në axhendë të shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit kanë dështuar. Në fillim, për shkak të procesit të zgjatur elektoral në vend dhe më pas prej zgjedhjeve në Gjermani dhe ndjeshmërisë së elektoratit atje për çështjet e zgjerimit. Së fundi, shtyrja e shqyrtimit përpara raportit të progresit për Shqipërinë erdhi sërish nga Gjermania me argumentin e paqartësisë nëse kërkesa e Shqipërisë duhet të kalonte për shqyrtim në Bundestag apo jo. Shqipëria aplikoi për statusin e kandidatit më 28 prill 2009. Procesi përgatitor i opinionit nga ana e komisionit pritet të zgjasë së paku një vit nga momenti kur vendet anëtare do të japin dritën e gjelbër. Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, në një takim me homologun shqiptar, Ilir Meta, tha se në mbledhjen e ministrave të Jashtëm në Luksemburg do të diskutojë përsëri transmetimin e shpejtë të aplikimit Departamentit përgjegjës të Komisionit Europian, për të filluar procedurat të cilat shpresojmë të çojnë në njohjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. “E di shumë mirë se ka pak skepticizëm të një numri të kufizuar të vendeve anëtare për arsye të tranzicioneve politike të brendshme, në mënyrë të veçantë Gjermania, e cila po kërkon pak më shumë kohë deri sa të krijohet qeveria e saj”, u shpreh Fratini. Por, vijoi ai, jam i bindur se vendimi për ti transmetuar dosjen Komisionit Europian nuk është një vendim politik. “Ky vendim duhet të merret tani në nivel teknik dhe të zbatohet nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së. Unë e kam ngritur zërin me Presidencën dhe shpresoj shumë që mendimi im të ndiqet nga shumica e vendeve anëtare të BE-së”, theksoi kryediplomati italian, Fratini.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24950. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24950