Al-Punk
Still here

“Sepse dua të kontribuoj sadopak për ta ndryshuar dhe Rilindur Shqipërinë.”
Në fakt unë mendoj se Peza ka kontribuuar jo pak për të ndryshuar dhe rilindur Shqipërinë. E ka bërë me punën e tij si gazetar. Nuk mendoj se Shqipëria mund të ndryshohet e rilindë vetëm përmes politikës, përkundrazi. Politika mund të bëjë ligje sa të dojë, por rilindja varet nga ne, e gjithë shoqëria. Shembulli më banal e më i cituar është ai i ligjit anti-duhan: e kemi të mirë fare, po s’e respekton askush. As vetë ata që e kanë miratuar, parlamentarët: korridoret e Kuvendit janë plot me politikanë e punonjës të administratës që, kush më troç e kush më fshehurazi, tymosin nëpër korridoret e institucionit më të lartë ku bëhet politika.
Kjo për të thënë që Shqipëria ndryshon dhe rilind nëse ndryshojmë ne. Secili mund të japë kontributin e tij të vogël në jetën e përditshme apo në sektorin ku punon. Nuk ka nevojë t’i futesh patjetër politikës. Nëse pastaj të është mërzitur profesioni dhe kërkon një sfidë të re në jetë, pa problem. Të kontribuosh për vendin tënd mbetet gjithmonë një gjest për t’u vlerësuar.
Në këtë kontekst, nuk e kuptova pse Mustafa Nano e sheh politikën si diçka që të ndot. “Ata thjesht duan të më bëjnë pis”, është shprehur në një intervistë në “Dita”, i pyetur mbi zërat që e duan kandidat për deputet (bashkë me disa emra të tjerë të medias) në listat e PS-së. Duhet t’ia kujtojmë nëse ndryshon mendje.

Nuk ka artikuj te ngjashem!
Artikulli i plote...