Blog Indritmaraku.com: Ballina

Al-Punk

Still here
Kam pershtypjen se Sander-amerikoni ja ka fut pak kot asaj-zhurmuses-qe-bie-ere. Ndoshta kur jane ne fund te mandatit fillojne te mos e ndjejne me peshen dhe trysnine e postit qe mbajne dhe e leshojne fjalen si lopa bajgen. Se te krahasosh zgjedhjet e 1992 qe i dhane fund perfundimisht nje diktature me ato te 2013, eshte pak si e ekzagjeruar nese nuk quhesh Edi Rama (atij i takon, e ka me hak si kryetar partie, e ka permendur shpesh dhe ne fushate).

Nga ana tjeter, edhe Jozi nuk duket se shkelqen per nga komunikimi dhe fjalet e zgjedhura per te kritikuar Arvizun gati e nxjerrin me ekstremiste se ekstremizmi qe deshiron te denoncoje!

Por kjo s’me intereson shume. Ajo qe doja te thoja eshte se kopertina e Gazetes Dita eshte fantastike. Te pakten per mua. Ne fakt, Dita ka shpesh kopertina shume te bukura, te veçanta, qe bien ne sy. E akuzojne se brenda s’ka gje, eshte bosh, pa permbajtje. Por nderkohe, te gjithe thone se ajo shet. Ne nje treg tejet te fryre, eshte e rendesishme edhe kjo: te dallosh nga turma, te shesesh mire veten. Dhe te pakten krijueshmeria ne faqet e para te Dites nuk mungon.

Nese nuk keni qene ne kete bote dhe nuk e dine ç’ka thene Jozi, ja ku e gjeni me poshte. Me kete rast, testoj edhe funksionin e ri “embed” te Facebook.



post by Jozefina Çoba Topalli.




Nuk ka artikuj te ngjashem!

19EhhxfQnuo


Artikulli i plote...
 
Top